E ardhmja e krisur e Partisë Demokratike pa Sali Berishën.

  • Lulzim Basha, kryetari aktuali Partisë Demokratike, për jashtoi pak ditë më parë nga Grupi Parlamentar i Partisë, ish-liderin historik Sali Berisha.
nga Alma Prifti | Publikuar në Shta. 23, 2021, 6:55 a.m.

Lulzim Basha, kryetari aktual i Partisë Demokratike, përjashtoi pak ditë më parë nga Grupi Parlamentar i Partisë, ish-liderin historik Sali Berisha.
Ky vendim ishte personal dhe jashtë çdo rregulli statutor të Partisë. Në këtë kontekst, dr.Berisha nuk e pranoi vendimin e Bashës, duke e quajtur atë një akt NULL ENVOY. Më pas ai mori një vendim personal, për mbajtjen e një kuvendi maraton në të gjithë Shqipërinë, për të treguar se vendimet e Partisë duhet të kalojnë në shkallën e rregullave të statutit. Sipas dr.Berishës, këto kuvende, do të ndihmojnë në mbajtjen e një Kuvendi të madh të përgjithshëm të anëtarëve të Partisë, të cilët do të shprehin me referendum legjitimitetin ose jo të vendimit të Lulzim Bashës.

Pas vendimit të SHBA-ve për ta shpallur ish-kryeministrin Berisha NON GRATA, ish-ryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamenar të PD. Në maj të këtij viti, Departamenti
Amerikan i Shtetit, shpalli Berishën "person të padëshiruar” që për shkak "të akteve korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri, atij dhe familjes së tij u ndalohet hyrja në territorin e SHBA”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, i kërkoi publikisht në fund të korrikut Lulzim Bashës, që PD të distancohej nga zoti Berisha para fillimit të Parlamentit të ri, por Sali Berisha është zgjedhur deputet i PD në të gjitha
zgjedhjet palamentare në këto 30 vjet të Shqipërisë post-komuniste, gjithsej tetë legjislatura, duke përfshirë edhe legjislaturën që tashmë ka filluar punimet.
Çështja nuk qëndron a do të iki Sali Berisha nga politika ose jo, por në faktin se sa ndikon ky largim presionues i ish-liderit historik. A e dëmton kjo Partinë Demokratike? A e përçanë kjo elektoratin? A e rrezikon ky vendim partinë që jo vetëm të mos vijë dot kurrë më në pushtet, por edhe të pësojë shkrirje totale, ose të shërbejë si OJQ.

Mos të harrojmë se subjekti Sali Berisha gëzon një respekt të konsiderueshëm në elektoratin blu dhe prania e tij në Parti, garanton të ppaktënnjë përqindje të lartë të votave të elektoratit, të cilët kanë votuar Lulzim Bashën vetëm për hatër të Sali Berishës.
A do të shkaktonte ky akt edhe fundin politik të Lulim Bashës, i cili rrezikon të “gllabitet” nga ati i tij politik “Kronosi” i demokracisë Shqiptare?
Viktimizimi i Lulzim Bashës përballë “gringove” amerikanë dhe vetëshërbesa si peng politik, të çon në dyshimin që ajo parti ka në krye të saj një BROKEN LEDER, të mbuluar me pisllëk korruptiv. Nëse kjo logjikë qendron , atëhere Partia Demokratike jo vetëm që rrezikon të shkrihet, por edhe të harroet nga historia me turp për faj të
një ryetari të paaftë, egoist dhe lehtësisht të shantazhueshëm (kush e di përse).
Hapi urgjent që duhet marrë, për shpëtimin e të ardhmes së Partisë Demokratike, është legjitimiteti sa më parë i referendumit brenda dhe jashtë Partisë për marrjen në dorë të fatit të saj nga vet strukturat dhe militantët aktivë në Parti. Zgjedhja e një kryetari të ri të pastër jo vetëm nga figura personale, por edhe ajo profesionale, si dhe zgjidhja me referendum e çështjes “Berisha”, ku në rast se votohet kundër largimit të tij, kryetari i ri të ketë kryelartësinë e duhur t’I tregojë Amerikës se kush është i zoti i shtëpisë brenda derës së tij.
Pas këtij veprimi, duhet të nisë urgjent superaksioni i mosbindjes civile për rrëzimin e qeverisë “Rama 3” dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Vetëm një kryetar kurajoz dhe një aksion kurajoz mund të sjellin rilindjen dhe rifuqizimin e Partisë Demokratike drejt idealit të saj të përhershëm “Për një Shqipëri të bashkuar dhe europiane”!