Ndryshimi i Qëndrimit

nga İkbale Berisha Huduti | Publikuar në Qershor 26, 2018, 11:06 p.m.

Shfrytëzojeni jetën me përkushtim, vlerësojeni atë, adhurojeni Zotin, dhe përqafojeni jetën sikur një bukuri absolute. Përqafoje jetën tënde dhe admiroje atë sikur një krijim të shenjtë

Ndonjëherë e shohim jetën si të ndërlikuar dhe të vështirë, por e vërteta është se ne, i shohim gjërat nga një perspektivë e këtillë e komplikuar duke e ndërlidhur një qëndrim të kompleksuar në veten tonë. Në këtë situatë si kjo, një ndryshim sado i vogël në qëndrimin tonë mund të ndryshojë shumë gjëra dhe do na bëj jetën komplet ndryshe. 

Unë mendoj se më të vërtetë ne kemi nevojë që ti freskojmë pikëpamjet, ndryshojmë mendimet, perspektivat, njohuritë dhe qëndrimet tona përderisa ne ecim përpara në jetë, përndryshe neve do t'na shfaqen probleme të padëshiruara. Përmes këtij procesi të freskuar, ne do të zbulojmë disa elemente të vjetra dhe të pakënaqshme të cilat e korruptojnë vizionin tonë dhe bëhen një pengës për vizionin tonë të ri. Nëse në guxojmë që vullnetarisht të vazhdojmë procesin tonë freskues ( ndryshues) ne do ta vërejmë se e kemi ngarkuar vizionin tonë të shenjtë me çështje jo reale dhe jo të kënaqshme vetëm e vëtëm se ne jemi ndier keq për një apo dy ditë edhe pse, fatmirësisht ne i kemi kaluar ato ditë jo të mirë, atë ndjenjë të keqe në një rreth të keq, prandaj ne duhet ti harrojmë këto ditë të kaluara në mënyrë që ta pastrojmë vizionin tonë dhe ta bëjmë prapë të pastër sikurse kristali. 

Dua të them që në këtë botë të prekshme materialiste, ne jemi të mësuar që ti pastrojmë syzat tona shumë shpesh dhe ka momente që e vërejmë se janë të papastra dhe të pluhrosura. Por, si ka mundësi që vizionit tonë të brendshëm kurrë të mos i kushtojmë vëmendje duke mos u përpjekur që ta pastrojmë atë për të pasur vizione më të mira në të ardhmen e bukur në të gjitha aspektet e jetës. Kjo gjithnjë më ka munduar gjersa e kam kuptuar se qenia njerëzore ka nevojë të e pastrojë ndërgjegjen, ambiciet dhe proceset tjera të brendshme të cilat më pastaj mugullojnë në veten tonë duke shkëlqyer me të vërtetën e bukur për veten dhe shoqërinë.

Kur njëherë e zbulojmë këtë procedurë të pastrimit të vizionit tonë të brendshëm dhe e përjetojmë personalisht, atëherë do ta ndiejmë dritën sikurse një pendë, kurse barrën e rëndë që e kemi mbajtur për një kohë të gjatë do të zhdukët. Pastaj ne do ta ndjejmë sensin e pastër të kënaqësisë dhe do të kemi respekt për vizionin tonë, pa dhuruar asgjë.

Ne duhet që gjatë gjithë kohës të jemi më kreativ, i cili kreativitet është një element kryesor i jetës në këtë botë që ne po e jetojmë. Ne të gjithë mund të jemi njerëz më të mirë, të jetojmë më mirë, të jemi të kënaqur në jetë dhe ti vërtetojmë karakteristikat tek vetja jonë dhe tek të tjerët në secilën fjalë që e shprehim, në çdo vepër dhe në çdo mendim që na vije në mendjen tonë për secilën sekondë.

Atë çfarë dua ta them këtu është; përqafoje jetën tënde dhe admiroje atë sikur një krijim të shenjtë. Në të njëjtën kohë shikoi të tjerët me shumë respekt dhe kujdesu për ta, pa marrë parasysh se çfarë ka ndoshur në mes teje dhe atyre. Ndoshta pas disa vite ve ti do ti kuptosh fuqitë tua të brendshme, por nëse ti eksploron bukuritë tua, atëherë, qenien tënde do e kuptosh më shpejt dhe më mirë, sepse zemra jote është vetëm për gjëra dhe qëllime të mira. 

Ti do ndjesh një shtresë të re që u krijua në këtë qëndrim të ri që do ta fitosh tani. Në këtë pikë ti do të jesh aty që të gjurmosh dhe të kërkosh gjithçka për qenien tënde dhe të kuptosh se sa e bekuar që je. Bëje këtë përdori këto burime të brendshme sa jeni të rinj dhe te lirë nga lëndimet e mundshme të gjërave të komplikuara jetësore. Si një person i ri jeni të mbrojtur nga shumë incidente dhe ngjarje fatkeqësi si dhe pafajësia juaj do t'ju drejtojë shumë më mirë që të bëheni intuitiv dhe ta ndjeni natyrën shpirtëror të Krijuesit në veten tënde.

Ju nuk mund ta imagjinoni se sa falënderues do të bëheni kur folloni ta ndjeni prezencën e Zotit afër vetes në gjithë jetën tënde. Ti ke mundësi të pakufishme që të fitosh eksperienca të mrekullueshme, kështu që shfrytëzojeni jetën me përkushtim, vlerësojeni jetën, adhurojeni Zotin, dhe përqafojeni jetën sikur një bukuri absolute.