Xhamia Blu e Stambollit mbushi 398 vjet
Një nga monumentet më të famshme të artit turk dhe islam, Xhamia Blu vizitohet nga të gjithë ata që vijnë në Stamboll dhe fiton admirimin e tyre.
Një nga simbolet më të njohura të Stambollit, Xhamia Blu hapi dyert e saj për adhuruesit në këtë ditë, 398 vjet më parë. Kupola e madhe, xhamia e mbushur me lutjet e besimtarëve, është një nga xhamitë nga ku këndohet një nga Ezanet më të bukura në qytet.
Duke u rritur nga qielli në gadishullit historik, Xhamia Blu, e vetmja xhami në botë me gjashtë minare, është një nga pjesët më madhështore të arkitekturës që ishte ndërtuar gjatë epokës së artë të Perandorisë Osmane. Një nga veprat më të famshme të Arkitekturës në botën turke dhe islame, e ka stolisur horizontin e Stambollit për shekuj me radhë.
Xhamia me gjashtë minare, e projektuar në Perandorin Osmane si Xhamia e Sulltan Ahmedit e plotësuar me komplekse sociale ka një vend të veçantë në histori, e cila u hap si sot 398 vjet më parë.
Nga pikëpamja artistike dhe arkitektonike, Xhamia Blu u ndërtua gjatë mbretërimit të Ahmed të Parë, xhamia perandorake u ndërtua nga Sedefqar Mehmed Aga. Është emëruar sipas mbretit të kohës, Sulltan Ahmedit. Duke marrë emrin sulltanit, Ahmedi i Parë, Xhamia ka vulosur simbolizmin e saj si një vepër arti e shekullit të 17.
Arkitekti Sedefkqar Mehmet Aga ishte një student i Mimar Sinanit, arkitekti më i madh i arkitekturës klasike turke. Pas vdekjes së tij, mori pishtarin nga mjestri i tij. Ai zbatoi një plan të përdorur më parë nga mjeshtri i tij, arkitekt Sinani, por në një shkallë më të madhe. Ndërtimi filloi në vitin 1609 dhe përfundoi më 9 qershor 1617.
Zbukuruar me më shumë se 20.000 pllaka me ngjyrat, blu, të gjelbër dhe të bardhë edhe kupola e xhamisë është zbukuruar me punë të detajuar me laps. Ndriçuar me dritare të panumërta, xhamia ka ngjyrën blu, kështu quhet, për këtë arsye quhet Xhamia Blu e cila aq shumë vizitohet.
Ajo gjithashtu është e zbukuruar me motive tradicionale me lule në shumë prej pllakave të saj. Xhamia e Sulltan Ahmedit është pika qendrore për visitorët, turistët vendas dhe të huaj, së bashku me objektet, ndërtesat e shumta monumentale dhe muzetë në afërsi.
Xhamia Blu është një nga veprat më të rëndësishme të arkitekturës dhe një vend i rrallë ku namazet, sexhdet e besimtarëve janë kryer me shekuj dhe do të kryhen në shekujt që do të vijnë.
Burimi : World Bulletin