Miratohet sot projektbuzheti i zhvillimit urbanistik. Paqartësirat nxisin replika.

  • Paraqitja grafike e projekt-buxheteve në kohë.
nga Alma Prifti | Publikuar në Shk. 10, 2017, 11:30 p.m.

Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, miratoi, sot, projektligjin: „Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Ndërtim dhe Zhvillim“. Ky projektligj, u miratua në kuadër të financimit të projektit për zhvillimin e integruar urban dhe turizmit.

Nisma pritet të votohet në Kuvend dhe kostoja e realizimit të projektit vlerësohet në 63.8 milionë euro.

Gjatë diskutimeve në komision deputetët e PD-së kërkuan shpjegime nga përfaqësuesit e qeverisë se përse këto fonde janë përqendruar vetëm në zonat e jugut. Kjo akuzë erdhi si pasojë e skandalit të Lungomares, e cila konsiderohet një projekt miliona dollarësh i hedhur në erë. Rreth 80% e projektbuxhetit të kaluar i shkoi Jugut dhe asnjë investin nuk është përfunduar. Kështu e konsideruan përfaqësuesit e opozitës projektbuxhetin e ri për ndërtim dhe zhvillim.

Duke konsistuar akuzën e opozitës, skandali i projektbuxhetit të Lungo Mares është pranuar edhe nga vet Kryetari i Bashkisë së Vlorës z. Dritan Leli, i cili ka kërkuar ndjesë publike. Marrë parasysh edhe trragjedinë e ndodhur gjatë punimeve, ku humbi jetën edhe i riu Kristi Panajoti, opozita ka kërkuar sqarime të detajuara mbi projektbuxhetin e sotëm dhe analizimin e tij para shqyrtimit në Parlament.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Institucionit të Projektbuxhetit z. Petrit Beci shpjegoi mënyrën sesi do të menaxhohet ky projektbuxhet dhe se ku do të përqendrohen investimet në zonat turistike. Projekti për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit është pjesë e parashikimeve të programit buxhetor afatmesëm 2017-2019 të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Fondet që do të akordojë Bashkia,  kapin shifrën e 150 milion lekëve. Një investim modest krahasuar me fondet e BE-së dhe donatorëve të Fondit Ndërkombëtar të Zhvillimit, të cilat arrijnë në shifrën e rreth 17.3 miliardë lekë. Këto fonde, sipas Becit, do të shkojnë në Zhvillimin Urbanistik të zonave turistike jugore, zona të cilat kanë pritshmëri më të lartë të turistëve dhe bëhen kështu shkak për fitimprurje ekonomike, duke ndikuar kështu ndjeshëm në fryrjen e Buxhetit të Shtetit. Ky projektbuxhet do të jetë prijës i projektit të kaluar ku shifra e investimeve të huaja arrinte deri në 13.6 mliard lekësh. Fitimi që solli ky investim ishte gati rreth 24% të Fitimit të Brendshëm Bruto (GDP) dhe rreth 8% për shpenzimet individuale. Sipas përfaqësuesit të qeverisë, projektbuxheti i ri pritet të rrisë investimet  e GDP-së deri në 50% dhe shpenzimin e brendshëm, deri në 12%.

 

Qytetarët shprehen të paqartë mbi këtë projektbuxhet për shkak të transparencës së tij të dobët krahasuar me projektbuxhetin e shkuar e cila ishte po në këtë situatë. Miratimi i këtij projektbuxheti do të qendrojë i ngrirë përsa kohë nuk do të ketë një aktekspertizë të detajuar të  të dhënave dhe qëllimeve të tij, për të shmangur kështu dështimet e projektbuxheteve të shkuara, ku dëmi ekonomik dhe social është kolosaj.