Koncesionet përballë politikës fiskale dhe reformave.

nga Alma Prifti | Publikuar në Mars 14, 2017, 1:12 a.m.

Qeveritë shqiptare, gjatë periudhave të fundit, iu kanë besuar ekonominë e vendit kreditorëve dhe sipërmarrësve të huaj. Arsyeja e këtij vendimi ka qen fakti se, këta të huaj do të menaxhonin më mirë ekonominë e vendit tonë. Në 25 vjet pluralizëm, Shqipëria harroi pothuajse fare, sensin e vetëmenaxhimit të një produkti vendas apo të huaj. Madje-madje ajo harroi edhe se cfarë do të thotë të prodhosh në vendin tënd. Me shpresën se zgjidhjet ekonomike po na vijnë nga “heronjtë” e vendeve të tjera, qeveria shqiptare miratoi, më 25 prill 2013, ligjin për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat me amendament Nr.125/2013. Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, qëllimi i këtij ligji është të krijojë një kuadër të favorshëm dhe të qëndrueshëm për nxitjen, thithjen dhe krijimin e lehtësive për investimet që realizohen si koncesione/partneritete publike private.

Ky ligj kishte, gjithashtu, disa objektiva të caktuara qartë. Në të thuhej se:

Ky ligj rregullon kompetencat e autoriteteve kontraktuese për të hyrë në marrëveshje koncesionesh/partneritetesh publike private, për investime të bazuara në koncesione/partneritete publike private, procedurat për dhënien e kontratave të tilla, si nënshkrimi, ndërprerja dhe ndryshimet e marrëveshjeve të koncesionit/partneritetit publik privat, çështjet që kanë të bëjnë me rregullimet financiare dhe mbështetjen në lidhje me koncesionet/partneritetet publike private, politikën e këtyre koncesioneve e autoritetin për zbatimin e tyre, si dhe çështje të tjera që lidhen me koncesionet/partneritetet publike private.

Fill pas miratimit të këtij ligji, qeveria shqiptare nisi nga puna për dhënien me koncesion të shërbimeve më të rëndësishme për qytetarët shqiptar.

Znj. Lealba P, e cila është edhe ekonomiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Financave, tregoi disa fakte mbi koncesionimin e shërbimeve. Sipas saj,  mbi koncesionin e ligjit të naftës, renta e paguar nga kompanitë që shfrytëzojnë atë dhe pasuri të tjera natyrore, nuk i ka kaluar 100 milionë euro, apo rreth 3-4% të totalit të të ardhurave në buxhet, ndërsa eksporti i burimeve natyrore, pa vlerë të shtuar, së gati një të tretën e totalit të shitjeve jashtë vendit. Shifrat tregojnë qartë se është absurde sa pak përkthehet pesha e stërmadhe që zënë koncesionet në ekonomi, në rritjen e mirëqenies për qytetarët shqiptarë në përgjithësi.

Ministria e Ekonomisë ka futur më shumë se 70 koncesione në partneritet publik-privat me një vlerë për gati 3 milion dollarësh kurse Ministria e Shëndetësisë dha, vitin e fundit, 4 koncesione. Check UP, kontrollin bazë mjekësor, shërbimin e hemodializës, sterilizimin dhe përpunimin e mbetjeve spitalore, ndërsa është në proces dhënia me koncesion e shërbimit laboratorik ku ajo u shpreh e sigurt se do të dështojnë sikurse koncesioni i Chek UP-it.  Ajo tha se rasti më i fundit, që hapi shumë debat është ai i partneritetit publik-privat në administrimin e TVSH-së, një koncesion që dhe vetë Ministria e Financave kishte argumentuar se rrezikohet keqpërdorimi i të dhënave dhe shkelet Kushtetuta, por në fund ai vendim u morr në favor të koncesionit.

Nga ana tjetër Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka cilësuar koncesionet si një nga reformat më të rrezikshme të ekonomisë së vendit. Nuk mund të gjendet arsyeja se, përse duhet t’u jepen të ardhura sipërmarrjeve të huaja kur në fakt do të ishte e llogjikshme që rezervat e buxhetit të shtetit të kalonin në financimin e këtyre shërbimeve. Pra, sipas specialistit të kësaj fushe  z.D. Teliti , sipërmarrësit e huaj marrin të ardhura nga të dyja kahet. Marrin të ardhura nga Qeveria, e cila j’u aderon atyre para për financim si favor për kryerje shërbimi privat. Marrin të ardhura edhe nga xhepi i qytetarëve, të cilët do të paguajnë edhe më shtrrenjtë shërbimet duke qen se tashmë ai institucion apo ajo sipërmarrje është dhën me koncesion tek një sipërmarrës publik-privat.

Mbi koncesionin e naftës, e cila është edhe ndërmarrja më e paguar për shkak të pasurisë së arit të zi që na përfaqëson, kompanitë e mësha, mbas viteve 90, kanë treguar interes  të madh për të marrë në dorë këtë sipërmarrje të fuqishme të ekonomisë sonë. Sot për sot  njihen rreth  400 milionë tonë  rezerva nafte nga të cilat,  Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, rreth 40 milionë tonë nafte janë akoma të pashfrytëzuara, kurse rreth 50 milionë të tjera janë tashmë të shfrytëzuara. Një ndër zonat më të famshme të pasurisë së zezë është pikërisht Patos Marinza me me një sipërfaqe rreth 17.8 mijë hektarësh dhe rezervat e saja të naftës arrijnë rreth 5.4 miliardë fuci naftë, e cila menaxhohet nga kompania Albpetrol sh.a krah disa kompanive të tjera më të vogla. Specialistët e mësipërm thonë se, asnjë nga kompanitë nuk ka rezultuar ende me fitim dhe Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë pothuajse asgjë nga vitet e arta 2011-2014 kur ari i zi në tregun ndërkombëtar luhatej në 120 dollarë për fuçi (nga rreth 30 dollarë që luhatet sot). Ndërsa renta e paguar nga kompanitë që shfrytëzojnë naftë dhe pasuri të tjera nuk i ka kaluar ende 100 milionë euro duke i bërë këto kompani të shfrytëzojnë më pas krahun punëtor. Ende sot, punonjësit e Albpetrol nuk i kanë marrë pagesat e punës, madje as ata që kanë dalë në pension të parakohshëm, nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet duke i  dobësuar ato përpara tregut të arit të zi dhe duke i përballur shpesh me protesta të vazhdueshme të punëtorëve. Ata janë shprehur të pakënaqur nga menaxhimi i kompanisë koncesionare, duke treguar se kjo kompani po sillet padrejtësisht me punën e tyre, ndoshta për faktin se ajo ëhstë një kompani private dhe kontrrolli i shtetit është pothuajse zero.

Do ishte mirë të ishte në duar të shtetit në mënyrë që të kishim një organizim të brendshëm të funksionimit të kompanisë” -  u shprehën punonjësit.

Një tjetër shërbim i cili i kaloi koncesionit, ishte dhe Aeroporti  “Nënë Tereza”, i cili qysh prej 23.prill.2010, ajo menaxhohet dhe drejtohet nga firma private International Tirana Airport (TIA), nga ku do të drejtohet për 20 vite. Edhe ky një vendim tepër i kritikuar nga specialistët. Sipas tyre, ky privatizim nuk u bë për interesa të brendshme, por u bë për shkak se Aeroporti duhej të moderrnizohej dhe të zgjeronte shërbimet e fluturimevepër të përballuar fluksin e hyrje-daljeve duke qen se buxheti i shtetit nuk e mbulonte dot këtë kosto.  Për kompaninë, marrëveshja ishte fitimprurëse. Sipas bilancit të saj, në vitin 2013, kompania rezultoi  me një qarkullim vjetor prej 4.2 miliard lekësh, me një rënie 8% në bazën vjetore. Ajo që ra në sy ishte koncesioni i dhënjes së identitetit të pasaportave biometrike. Sipas specialistëve në këtë fushë, ky vendim ishte i gabuar sepse në vitin 2008 qeveria shqiptare zgjodhi Fondin e Zhvillimit Kombëtar Amerikan për shpërndarjen e Pasaportave dhe Kartave të Identitetit. Për vitin 2014, kompania deklaroi të ardhura prej 1.5 miliard lekësh me një rënie prej 8.6% me bazë vjerore dhe një rënje rreth  11%. Sërisht ky një koncesion i dështuar, sipas tyre për faktin se, kompania ka rritur fitimet e veta, por shërbimi ka qen i dështuar në momentin që pasaportat elektronike u ripërtëritën për shkak të një gabimi në sistemin Morpho. Qytetarët u detyruan t’i ripërtëritin pasaportat e tyre në krye të 5 viteve duke j’u shkaktuar një goditje ekonomike më tepër emigrantëve, të cilët duhet të ktheheshin sërisht në Shqipëri për ripërtëritjen e pasaportave.

Duke u nisur nga mendimi i specialistëve, do të ishte me vend një veprim i detyruar i shqyrtimit konkret të këtij ligji para miratimit. Nuk mund të ketë mangësira në miratimet e ligjeve të rëndësisë së vecantë. Duhen shmangur kaoset sociale, sidomos tek ekonomia e emigrantëve, sepse nëse godasim ata, atëhere kemi goditur edhe buxhetin e shtetit, duke qen se ky buxhet ushqehet, pjesën më të mirë të tij, nga taksapaguesit e jashtëm (emigrantët).

Lidhur me cështjet në fjalë, Sipermarrësi i Marrëdhënjeve Tregtare me të Huajt, z.Roberto C. është shprehur mbi koncesionet, se ato mbartin një negativitet ekonomik të jashtëzakonshëm duke parë harxhimet që bëjnë qytetarët për t’ju përgjigjur këtyre shërbimeve publike tashmë private. AI ka thën se ato janë tepër negative, për arsye se, ndikojnë ndjeshëm në Buxhetin e Shtetit, i cili mbushet nga taksapaguesit shqiptar apo nga tatim taksat e detyrueshme.  Ai foli mbi koncesionin që i është dhënë kompanisë  Rapiscan Security mbi skanimin e automjeteve duke thën se nuk kishte të dhëna shifrash apo statistikash, megjithatë sqaroi se:

“Marrëveshja tjetër e koncesionit me shoqërinë „Rapiscan Security“ për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në R. Kjo marrëveshje është nënshkruar në datën 10 prill 2013, por ende nuk është vënë në zbatim. Asnjë nga vendet e Europës nuk e ka të koncesionuar këtë shërbim te një subjekt privat, pasi shërbimin e skanimit e disponojnë vetë administratat doganore. Tarifa e shërbimit të skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve të tjera është në vlerën 39 euro (pa përfshirë TVSH-në. Nga marrëveshja koncesionare rezulton se koncesionari nuk do ta ofrojë shërbimin në të gjitha pikat doganore, por vetëm në pesë pika dhe në këtë mënyrë mbulimi nuk është i plotë. Shqipëria ka marrë angazhime konkrete lidhur me tregtinë me vendet anëtare të BE-së. Sipas nenit 33 të MSA-së “që nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, nuk vendosen detyrime doganore të reja për importet ose eksportet, ose tarifa të reja me efekt të njëjtë me to, dhe nuk rriten as ato që zbatohen tashmë në tregtinë ndërmjet komunitetit dhe Shqipërisë” – u shpreh ai.

Më pas ai vazhdoi të sqarojë se:

Mungesa e stabilitetit politik në Shqipëri ka bërë që edhe investitorët të planifikojnë të nxjerrin fitime në një kohë të shkurtër, mundësisht brenda një mandati politik të forcës në pushtet; Sepse, sa herë që ka një rrotacion politik, ata ndihen të pasigurt pasi dhe precedentët në këtë drejtim nga qeveritë paraardhëse nuk mungojnë. Kultura qeverisëse e munguar duke ndjekur parimin e vazhdimësisë i ka bërë të vetëdijshëm edhe investitorët më seriozë, se parimi i sigurisë juridike në ushtrimin e aktivitetit të tyre koncesionar që në fillim mbart një risk të lartë. Pikërisht rastet e anulimit të kontratave koncesionare ose rishikimet e tyre nga qeveritë pasardhëse kanë sjellë dhe efekte psikologjike tek investitorët që mendojnë se në Shqipëri duhet fituar shpejt,

pasi mungesa e stabilitetit politik mund të sjellë gjithcka deri në cenim të interesave të tyre ekonomikë. Edhe në këtë drejtim raste të tilla kanë qenë prezente në gjithë historinë 25-vjeçare të ekonomisë liberale të tregut. Të njëjtat kompani multinacionale, si Vodafone, Raiffeisen,

Cosmote etj., ofrojnë në Shqipëri shërbime me kosto më të shtrenjta se në vendet e tjera dhe pa dyshim arsyet janë risku që mbartin nga mungesa e stabilitetit politik“ – konkludoi sipërmarësi.

Nga Ana tjetër, Ministri i Financave z. Arben Ahmetaj në një deklaratë të përgjithshme mbi ligjin e koncesioneve,me anë të asistentes së tij znj.Alba Caroshi,  i deklaroi ato si me vlerë për ekonominë e vendit dhe zhvillimin ekonomiko-financiar. Në përgjigje të pyetjeve mbi rëndësinë e tyre znj.Caroshi tha se:

“Duke qenë se metoda koncesion nxjerr vlerën më të mirë për para krahasuar me metodën e prokurimit klasik, lindi nevoja për të krijuar kuadrin e nevojshëm ligjor për nxitjen dhe lehtësimin e zbatimit të projekteve koncesionare të financuara nga sektori privat, duke rritur transparencën, efikastitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës dhe të shërbimeve publike.

Përfitimi ekonomik konsiston në faktin që për të njëjtën vlerë qytetari përfiton shërbime më cilësore të cilat janë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme në kohë. PPP-ja ka një potencial për të kënaqur kërkesat e publikut për ofrimin me eficencë të shërbimeve duke sjellë dhe përfitime. Ajo parashtroi disa pika referuese:

  • Mbyllja e Boshllëqeve të Financimit.
  • Inovacion & Efektshmëri.
  •  Ofrimi në Kohë & Incentivat Buxhetore.
  • VleraeParasë.
  • Ngritja e Kapaciteteve.

Madje, ato ndikojnë në Plotësimi i kapaciteteve të kufizuara të sektorit publik për t’iu përgjigjur kërkesës për zhvillim të infrastructures”- tha znj. Caroshi.

Pyetjes nesë do të ketë koncesione të tjera në vazhdim dhe a do të ndikojnë këto në Buxhetin e Shtetit, përfaqësuesja e Ministrisë ju përgjigj:                                                                     

“Sigurisht që do të ketëprojekte të tjera te formes koncesion, për aq kohë sa realizimi i punëve dhe shërbimeve është më efektiv, sigurohet një vlerë më e mirë e parasë,  sigurohen punë dhe shërbime publike më cilësore. Kuadri ligjor i cili trajton këto projekte koncesion,është i favorshëm dhe garantues për të dyja palët bazuar në parimet e efikasitetit, transparencës dhe barazisë, reciprocitetit, sigurisë ligjore, proporcionalitetit dhe mosdiskriminimit, efektet në Buxhetin e Shtetit janë të parashikueshme dhe të menaxhueshme si dhe ofrohen afate kohore relativisht të shkurtra për shqyrtimin dhe miratimin e një projekti koncesion.

Ajo vazhdoi më tej duke thën se:

“Është në finalizim e sipër një listë projektesh prioritare në sektorë kryesorë si shëndetësia, arsimi dhe Infrastruktura Rrugore të cilat mund të futen në procedurën ligjore të PPP në një kohë relativisht të shkurtër, pasi ka një interes paraprak nga investitorë të ndryshëm për shumë prej tyre, ndërkohë që për të tjerat shprehim besim të plotë se do të atraktojnë një numër investitorësh/sipërmarrësish seriozë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar për vetë natyrën e këtyre projekteve si dhe përputhshmërisë me objektivat e huadhënies së institucioneve financiare kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Përsa i  përket buxhetit të shtetit, doja të theksoja se:

Referuar ligjit nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH” të ndryshuar nuk duhet ti kalojë 5% të të ardhurave vjetore të pagesës,kështuqë ky ligj nuk do të shkojë më tej në vaforizimin e koncesionarit, por të qytetarit. Gjithashtu, nuk preket niveli i Borxhit Publik, për sa kohë që Shteti hyn në një marrëdhënie kontraktuale me partnerin privat, e cila implikon pagesa të rregullta ose jo (në varësi të modelit financiar të përzgjedhur). Pjesa më e madhe e risqeve (si p.sh. risku i ndërtimit) merret përsipër nga partneri privat, gjë që potencialisht nuk ndikon  në mënyrë të rëndësishme në shëndetshmërinë e financave publike”- përfundoi ajo.

Koncesionet kanë mbetur një problem ende i pangjyrosur në politikën shqiptare. Cilado qeveri vjen në pushtet, miraton e shpërbën ligje mbi koncesionet, por duke respoektuar vijën tërthore

të shitjes së shërbimeve publike tek privatët. Dhënja e këtyre shërbimeve mund të sjellë tepër të ardhura për ekonominë e vendit apo mund të fryjë buxhetin e shtetit, por ai dëmton xhepin e qytetarëve shqiptar, të cilët, për shërbim më të mirë, duhet të paguajnë më shumë.  Për mos të paguar më shumë, qytetarët preferojnë të mos e kërkojnë fare këtë shërbim duke mënjanuar vehten nda disa detyrime. Sic shprehen edhe ata vet, do të ishte më e dobishme një përqasje Qeveri-Publik, ku do të merrej një vendim i përbashkët përpara miratimit të ligjit të koncesioneve, sepse ata thonë se ky ligj I prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Kur shteti nuk përplas interest e qytetarëve me shërbimet e tij, atëhere krijohet klauzola e fitimprurjes shtet-privat në interesa të përbashkëta dhe ngelet pas interesi i taksapaguesve. Normalisht që ky ligj rrit, automatikisht, taksimin për frym dhe lë në dritëhije kauzën e shërbimit perfekt. Në këtë rast kërkesa e qytetarit bie totalisht dhe koncesionari e humbet klientelën duke shkuar drejt deficitit fiscal. Shumë prej qytetarëve, të pakënaqur, janë shprehur se kanë braktisur pothuajse fare disa shërbime me rëndësi për jetën e tyre sic është edhe shërbimi I Chek Up-it. Duke hasur problem me kartat e shëndesësisë, ata kanë mënjanuar rëndësinë e kryerjes së analizave, për shkak të tarifave të larta që mbartin këto shërbime pas koncesionimit.. Kjo vonesë i detyron ata të paguajnë me cmime afrofe jo vetëm tarifat e shërbimit shëndetësor, por edhe vonesa të shërbimeve të tjera të asistencës sociale apo përkrahjes ekonomike për të papunët.

Debati i Koncesioneve pritet të bëhet më i ashpër pasi Qeveria të nxjerrë me koncesion projekt rregullimin e territorit të zonës së Tiranës të cilët analistët e trregojnë me shumë rrezik dhe, sipas tyre, ky vindim i rëndësishëm, nuk duhet të kalojë kurrësesi për miratim pa u hedhur në referendum nga vet qytetarët e Tiranës. Ky është një projektligj ende I paqartësuar dhe do të ishte e duhur një transparencë publike e këtij vendimi. Kjo transparencë do të shkaktojë nxitjen e opinionit të specialistëve dhe qytetarëve të cilët mund të sjellin diskutimet e tyre lidhur me rëndësinë apo parëndësinë që mund të ket ky koncesion. Mostransparenca publike do të shkaktojë pakënaqësi dhe mosbesim duke treguar një vendim burokratik abolut dhe neglizhencë totale të asaj që mendojnë ata të cilët janë edhe taksapaguesit e këtij vendi. Qytetarët janë të tatimuarit e shërbimit ndaj territorit dhe ju takon atyre të vendosin nëse do të duan që ky shërbim ti shkoj privatit apo jo. Specialistët janë ata që bëjnë vlerësimin special lidhur me ligjin dhe do të ishte I denjë një bashkëpunim i qeverisë me specialistët e fushës.  Analistët nga ana tjetër shprehen skeptic. Ata  thonë se, nëse edhe ky shërbim bublik do të vej me koncesion, atëhere  qeveria do të dalë jashtë funksionit, pra nuk do ti duhet askujt, duke qen se shërbimet e saj i kryejnë të huajt të cilët kanë interesat e tyre ekonomike që vijnë në këtë vend dhe investojnë këtu.



Burimi : Media e Lire