Dashuria e pistë Shba-Rusi. Trump refuzon akuzat për përfshirje

nga Alma Prifti | Publikuar në Mars 20, 2017, 11:30 p.m.

Gjatë një akuze se Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald. J. Trump, ishte ndihmuar nga Rusia në zgjedhjet presidenciale, Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) James Comey konfirmoi se agjencia e tij po heton në mënyrë aktive përpjekjet ruse për të  ndërhyrë në politikën amerikane, apo përfshirjen në ndonjë koordinim të mundshëm në fushatën e zotit Trump.

Zoti Comey, po ashtu tha se, nuk ka informacione që mbështesin akuzat e Presidentit Donald Trump se ish-Presidenti Barack Obama kishte përgjuar zyrtat në "Kullën Trump" vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar, prandaj dhe kjo akuzë qendron e ngrirë dhe\ose e paralizuar.

 

Po ashtu, të hënën, zoti Trump hodhi poshtë çdo aludim se fushata e tij bashkëpunoi me interesat ruse për ta ndihmuar atë që të fitonte Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se ishte një justifikim i "sajuar" nga demokratët për humbjen e zgjedhjeve, pavarësisht se mbetet ende e pashpjeguar “dashuria” që karakterizon dy udhëheqësit.

Përmes disa mesazheve në Tëitter, zoti Trump tha se, zoti James Clapper, drejtor i zbulimit kombëtar gjatë administratës së ish-Presidentit Obama dhe të tjerë "theksuan se nuk ka prova" se ai kishte bashkëpunuar me Moskën për ta ndihmuar atë në qëllimet e tij. "Ky lajm është lajm i rrem dhe të gjthë e dinë!" deklaroi zoti Trump. Një deklaratë e cila mbetet e hijëzuar përsa i përket çështjeve politike që lidh këto dy vende, si dhe konsensusi për armëpushim në Lindjen e Mesme (Ripin e Gazës).

 

Zoti Trump tha se, demokratët "sajuan dhe u përpoqën t'i japin jehonë historisë me Rusinë si shfajësim për organizimin e një fushate lemerisëse," duke shtuar se fushata e ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton ishte presupozuar të kishte "një avantazh të madh" në Kolegjin Elektroral që përcaktoi fituesin dhe përsëri humbi. Humbi sepse, sipas Trump fitoi interesi për Amerikën, për ta rikthyer atë në identitetin e saj të vjetër.

 

 

 

Lidhur me akuzat e përgjimit, ai ka refuzuar t’i tërheqë, madje edhe pasi disa zyrtarë, përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan dhe ligjvënësit më të lartë republikanë dhe demokratë nga Komisionet për Zbulimin në të dy dhomat e Kongresit, janë shprehur se, nuk ka prova që mbështesin pretendimet e presidentit, përmes disa postimeve të tyre në Twitter.

Kongresmeni republikan Devin Nunes, tha për kanalin televiziv "Fox Neës" se, të dhënat e fundit që iu ofruan ligjvënësve, të premten, nga Departamenti i Drejtësisë mbi mundësinë e përgjimeve, nuk kanë ndryshuar konkluzionin e tij duke lënë disi të nënkuptuar atmosferën e spiunazhit Bolshevik.

 Në “dashurinë” e re Trump-Putin, përgjimet janë hajmalia e dy Qeverive më të pushtetshme të Botës. Në këtë mënyrë, mbahet i paralizuar pushteti absolute i dy partnerëve të “dashuruar” nën atmosferën “romantike” të pushtetit absolute Marksist-Leninist.

Siç  duket, kjo bashkëjetesë do të vazhdojë “puthjet” dhe “ndukjet” politike, në qoshet e fshehta të korridoreve presidenciale. Një dashuri spihunazhi! Një dashuri e ndaluar me konsensuse të errta, por me një qëllim të përbashkët, monitorimin politik ndërkombëtar. 



Burimi : Media e Lire