Izraeli do ta sulmojë përsëri Sirinë dhe zëdhënësi i Aksit të Rezistencës, Nasrallah do të kundërpërgjigjet

nga Elijah J. Magnier | Publikuar në Maj 27, 2018, 2:59 a.m.

Megjithatë, mediat lokale izraelite janë shprehur haptazi në lidhje me këtë ngjarje: “Kodrat e Golanit janë ndriçuar – nga raketat dhe milicitëe lëshuara – si pema e Krishtlindjeve.” Në të vërtetë, atë ditë, banorët e Tiberiadës, Galilesë dhe bregut të Haifës janë vendosur nëpër strehimore për herë të parë në dekada.

Forcat siriane janë duke u përgatitur për të çliruar zonat në Sirinë jugore pasi kanë çliruar krejtësisht kryeqytetin Damask nga Al-Kaida dhe Jermukun, Haxher al-Asuadin dhe rrethinat e tij nga ISIS-i, më pas kanë pastruar plotësisht fshatrat e Humusit dhe Hamasnga grupet e armatosura. Për më tepër, ushtria siriane dhe aleatët e saj janë duke u përgatitur për të eliminuar ISIS-in në jug të qytetit Dera si xhepin e fundit të kësaj organizate në zonat nën kontrollin sirian. Ky qyteti jugor sirian Daraa është i rëndësishëm për qëndrimin e tij në lidhje me Izraelin, frika më e madhe e të cilit është çlirimi i jugut të vendit dhe me një kërkesë të mëvonshme nga qeveria qendrore e Sirisë të kërkohet kthimi i kodrave të pushtuara të Golanit nga izraelitët. Shtatë vitet e luftës të imponuara në Siri ndihmuan në formimin e grupeve lokale të luftëtarëve të trajnuar dhe me përvojë të cilët tani janë pjesë e “aksit të Rezistencës”, pale prej të cilës Izraeli frikësohet më së shumti. Një situatë e këtillë do t’i nxisë zyrtarët e Tel Aviv, të cilët nuk tregohen të gatshëm që t’i kthejnë territorin e pushtuar Siri, që të nisin një aventurë të re ushtarake për të “matur pulsin” dhe për të provuar reagimin e “Boshtit të Rezistencës”. Një situatë e këtillë është e pashmangshme, veçanërisht pasi kreu i Hizbullahut, Sejjed Hassan Nasrallah i ka bërë vetë me dije rregullat e reja të angazhimit të përcaktuara pas sulmit të fundit izraelit ndaj pozicioneve të bazave ushtarake të ushtrisë siriane.

Shpallja në mënyrë personale drejtpërdrejt nga Sejjed Nasrallahu të këtyre rregullave të reja të angazimt vlen të shyrtohet: ai ka deklaruar numrin, llojin dhe sasinë (55 copë) të raketave dhe misileve të nisura drejt lartësivetë pushtuara të Golanit për të goditur objektivat izraelite të vendosura aty. Një veprimtari e këtillë ka konotacione me kuptime të shumta dytësore sepse në këtë rast, Hizbullahu ka përdorur një gjuhë që Izraeli arrin ta kuptojë, falë eksperiencës që Hizbullahu ka përftuar për 36 vjet konflikt në fronte dhe stile të ndryshme të kundërpërgjigjes ndaj Izraelit. Si zakonisht, Sayyed Nasrallah nuk i bie gjërave nga rruga e shkurtër dhe nuk e nxjerr Izraelin jashtë kontrollit qënë hapat e tij të parë të reagimit: së pari, ai paralajmëron,nënkupton pikërisht atë që thotë dhe godet pas paralajmërimit.

Izraeli nuk ka arritur as ta rrëzojë Presidentin Bashar al-Assadin nga pushteti, as nuk ka mundur ta dëbojë“boshtine rezistencës” nga kufiri i Sirisë me Izraelin dhe as të parandalojë dhe kufizojë aftësitë ushtarake dhe arsenalin e Hizbullahut, i cili vazhdon të rritet në mënyrë të ndjeshme. Sulmet ajrore izraelite të përsëritura mbi njësitë e transportit të armëve të Hizbullahut dhe mbi qendrat e trajnimit të mijëra militantëve sirianë nën shumë emra – duke përfshirë këtu edhe “Hizbullahun Sirian” – e nxitën Iranin qëtë krijonte dhe zhvillonte fabrikat e prodhimit të raketave në Siri në vend që t'i transferonte aleatët e tyre në vende të ndryshme.

Në të vërtetë, Siria ka parashtruar një balancë të re, të cilën e ka huazuar nga Libani dhe që njihet si ekuacioni“ushtria, populli dhe rezistenca”.Një formulë e këtillë tregon harmoninë dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të plotë midis trilogjisë si strategji kombëtare e mbrojtjes me qëllim çlirimin e të gjithë territorit sirian. Qeveria qendrore në Damaskut ka krijuar forca lokale të mbrojtjes kombëtare të pranishme në të gjitha fshatrat dhe qytetet siriane, madje edhe në zonën kufitare me Izraelin.

Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre fakteve, Izraeli nuk arrin ta pranojë realitetin e krijuargjatë shtatë viteve të luftës në Siri. Përkundrazi, Izraeli duke vijuar që të ërparojë në drejtimin e kundërka bombarduar këshilltarët iranianë të vendosur në thellësitë e shkretëtirës siriane dhe që mbështesin forcat siriane dhe ruse për të parandaluar “ndryshimin e regjimit”.

Izraeli ka pritur“përgjigjen iraniane” që erdhi nga Siria dhe që u parashtruar deri në detaje nga sekretari i përgjithshëm i Hizbullahu i cili ka imponuar  ndaj Izraelit rregulla të reja të angazhimit: “Çdo sulm që mund të ndodhën në të ardhmen, do të marrë përgjigje në luginat e Golanit , dhe më pas mund të godasë përtej luginave të Golanit dhe akom më shumë përtej (dy herë herë më sumë të largësisë) kdrinavetë Golanit për të arritur deri në qendër të vendit.” Kjo është një metodë fjalimi që është përdorur më parë nga Sejjid Hassan Nasrallah gjatë luftës në vitin 2006 për të treguar potencialin e tij ushtarak dhe për të paralajmëruar izraelitët se përgjigjja e ardhshme do të jetë më e madhe nëse gjërat shkojnë shumë larg dhe nëse nuk heqin dorë nga provokimi. Një gjë e këtillë është e vlefshme edhe tani.

Izraeli është përpjekur që ta zbusë sado pak “balancën e re të Golanit” të imponuar nga Aksi i Rezistencës duke u munduar që ta paraqesin si një ngjarje jo të rëndësishme kundër përgjigjen siriane duke lëshuar 55 raketa dhe milicikundër disa objektivave të caktuara ushtarake të izraelitëve. Megjithatë, mediat lokale izraelite janë shprehur haptazi në lidhje me këtë ngjarje: “Kodrat e Golanit janë ndriçuar – nga raketat dhe milicitëe lëshuara – si pema e Krishtlindjeve.” Në të vërtetë, atë ditë, banorët e Tiberiadës, Galilesë dhe bregut të Haifës janë vendosur nëpër strehimore për herë të parë në dekada.

Nuk ka dyshim se Izraeli zotëron fuqinë më të madhe ushtarake në Lindjen e Mesme. Megjithatë, pas kundërpërgjigjes siriane, Izraelika bërë të qartë se nuk e ka gatishmërinë për t'u zvarritur në një luftë të re, e ka kuptuar mesazhin e Nasrallahut dhe u tërhoq nga entuziazmi për të ndalur"përgjigjen ushtarake progresive të Aksit tëRezistencës.

Në të vërtetë, Izraeli është përpjekur që të minimizonte efektin e kundërpërgjigjes së ardhur nga sulmi i raketave/milicive siriane ndaj sulmeve të tij të përsëritura dhe nëversioni i tij zyrtar është shprehur se “vetëm 20 raketa goditën Golanin.” Megjithatë, nëtelevizionin izraelit është shfaqur një raketë-hedhëse me një numërues që parashikon se ka hedhur 36 raketa, duke konfirmuar se versioni zyrtar i Izraelit ishte i rremë dhe i ishte nënshtruar një censure ushtarake e cila po përpiqej të lehtësojë barrën që duhet të kishte marrë përsipër. Megjithatë,në Izrael të gjithë – dhe sigurisht edhe Aksi i Rezistencës – janë të vetëdijshëm se gatishmëria për një luftë nuk është një opsion i vërtetë kur rezultatet nuk janë të parashikueshme dhe frontet e brendshme nuk janë gati të përballen me një reagim masiv, pasi më shumë se 2.5 milion izraelitë nuk kanë vendstrehime dhe nuk janë të mbrojtur dhe të paprekshëm ndaj një lufte shkatërruese.

Në këtë mënyrë, Izraeli sot ka kuptuar se sulmet e tij të përsëritura parandaluese (100 sulme izraelite gjatë luftës siriane) nuk arritën të pengonin praninë e Aksittë Rezistencës në vijën e armëpushimit të vitit 1973. Izraeli ndihej shumë i sigurt për shkak të aftësisë që ka për të përdorurforcat e tij ajërore dhe detare, si dhe aftësinë për të shtyrë Shtetet e Bashkuara që ta mbështesin atë në rast të një luftë të mundshme në të ardhmen. Megjithatë, sot Izraeli është i vetëdijshëm se superioriteti i forcave ajrore nuk mund të ushtrohet më pa rrezik sikur të ishte duke shkuar në një‘piknik’ mbi Sirinë për shkak të sistemit anti-raketor të vendosur në gjithë territorin. Për më tepër, platformat e e tij detare dhe ato të naftës nuk janë të imunizuarandaj raketave përparuara të lëshuara nga terrenet tokësore që zotërojnë edhe rusëtedhe iranianët. Gjithashtu e di se popullata izraelite preferonkomoditetin dhe nuk mund të përballojë pasojat e një lufte të gjatë.

Izraeli ka dështuar në këto pika e strategjinë e tij të “sulmeve mes luftrave” – siç preferojnë t’i referohen zyrtarët e lartë ushtarakë izraelitë:

- Parandalimin e zgjerimit të kapaciteteve të Hizbullahut,

- Parandalimin e përhapjes së shumë grupeve të këtillë si Hizbullahu Sirian

- Parandalimin e afrimit të Aksit të Rezistencës në Kodrat e Golanit.

Në fakt, Izraeli ishte në kuptimin e plotë në panik nga vetëm “njëzet raketa” (siç shprehet në versionin e tij zyrtar) kundër Golanit.

Izraeli e ka shtyrë Iranin që të rrisë edhe më shumë investimet e tij në industrinë ushtarake në Siri duke prodhuar raketa me rreze të gjatë.

Izraeli ka detyruar gjithashtu Sirinë që të përmirsojë performancën e Forcave Kombëtare të Mbrojtjes dhe forcave lokale të Ushtrisë Siriane. Këto përparësi janë në një farë mënyre fryte të përvojës qëHizbullahuka përftuar gjatë periudhës së luftës kundër Izraelit.

Aksi i Rezistencës po zhvillon edhe më tej aftësitë e tij sa për të konkurruar ede me shpejtësinë e zhvillimit të aftësive ushtaraketë Izraelit. Megjithatë, analistëtparahikojnë që Izraeli të provojë përsëri të “masë pulsin” dhe të përpiqet të godasë Sirinë përsëri vetëm për të parë nëse do të marrë një kundër-përgjigje nga Siria.

Ndoshta Izraeli e ka të vështirë të kuptojë se projekti “Lindja e Mesme e Re” nuk ka më mundësiqë të vihet në jetë dhe se teknikae përdorur për kundërpërgjigjen ushtarake ka përftuar përvojën e saj tashmë. Megjithatë, Izraeli është i vetëdijshëm se Sejjid Hassan Nasrallah është një kundërshtar i cili di të organizojë në formën e duhur përgjigje ushtarake, politike dhe psikologjike.

Për t’u shprehur me pak fjalë, Izraeli ka humbur iniciativën në Siri. Të gjitha përpjekjet e tij për të mbështetur al-Kaidën dhe ISIS-in (ushtrinëHalid bin Validin), për të dëmtuar Iranin në Siri dhe sulmet kundër ushtrisë siriane kanë shkaktuar zgjerimin e ndikimit të armikut të tij më të keq dhe boshtit që po udhëheq tani në territoret e pushtuara të Golanit: Sejjid Hassan Nasrallahut.



Burimi : Medya Şafak