SHBA-ja ka rritur presionin mbi Iranin dhe Hizbullahun, megjithatë nuk pret ndonjë rezultat të ndjeshëm

nga Elijah J. Magnier | Publikuar në Nën. 16, 2017, 4:05 a.m.

SHBA-ja e ka rritur nivelin e tensionit me Iranin pavarësisht faktit se Irani nuk ka hedhur asnjë hap konkret që të tregojë se kërkon të largohet nga marrëveshja bërthamore mes palëve. Pavarësisht ngacmimeve me anë të deklaratave që Trumpi i bën konstatisht Iranit në këtë drejtim pavarësisht se duket se ky vend nuk ka ndërmarrë asnjë veprim nqë bie ndesh me implementimin e marrëveshjet, pritet që Trump ta kufizojë veten në qëndrimiin e tij për kërcënimin e marrjes së masave armiqërose. Qëllimi kryesor i kësaj tërheqje është mos krijimi i përçarjeve të mëtejshme mes SHBA-së dhe BE-së. Duke qënë se marrëveshja nuk është një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së dhe Iranit, teorikisht tërheqja e vetëm Amerikës nuk e bën këtë këtë marrëveshje nule. Pavarësisht kësaj, duke marrë parasysh gjithë rezultatet që do të vijnë për Iranin me tërheqjen e Amerikës, mundësitë janë që e gjithë marrëveshja të shkojë drejt anullimit. Në këtë situatë, SHBA-ja vazhdon me sulmet e ashpra verbale; gjë e cila i ka vënë udhëheqësit evropianë në një situatë të ndërlikuarë dhe shqetësuese duke qënë se nuk janë të qartë për vendimet afatmesme dhe afatgjata që kryeministri i SHBA-së mund të ndërmarrë.

Për më tepër, objektivi këtu nuk është vetëm Irani, por është gjithashtu edhe aleati i tij i përhershëm në Lindjen e Mesme që përbën dhe mbështetjen e tij ushtarake, Hizbullahu Libanez. Në fund të fundit, Amerika ka deklaruar se personat që do të sjellin informacione të dobishme për hapjen e hetimeve për dy nga antarët më të rëndësishëm të Këshillit Ushtarak të Hizbullahut, Haxhi Fuad Shukur dhe Haxhi Talal Hamie do të shpërblehet me një çmim 12 milionë dollarësh. Amerika për të mos zbuluar burimet e inteligjencës që japin informacion për dy zyrtarët e lartëpërmendur të Hizbullahut, kanë publikuar fotografi të vjetra të personave për të gjithë ata që sjellin informacion në këmbim të çmimit. Pyetja qëndrore që duhet të marrë përgjigje është: Cilat shtete do të përfitojnë nga ky çmim dhe si?

Nga ana tjetër, tashmë Irani nuk intersohet shumë me faktin se çfarë kërkon të bëjë Trumpi tashmë me marrëveshjen bërthamore. Qeveria iraniane, tashmë e mësuar për më shumë se 30 vite me aplikimin e embargove dhe sanksioneve nga SHBA-ja pr të mos u ndikuar prej tyre ka krijuar qindra kompani tregtare veçanërisht gjatë periudhës së embargos në Oman, Dubai dhe Abu Dabi. Për më tepër ka mundur që nëpërmjet tregtisë së arit dhe të naftës të mund të importojë mallra dhe tekonoligji nga tregjet e lira edhe pse shpeshherë i është dashur çmime më të larta se ato të tregut.

Në të vërtetë, marrëveshja bërthamore i ka hapur rrugë aksesimit të mallrave të huaja dhe teknologjive për të cilat tregjet iraniane janë të etura duke krijuar kështu marrëdhënie me tregjet evropiane. Ndërkohë që BE-ja – veçanërisht kur marrim parasysh krizën ekonomike në kontinentin e plakur që prej vitit 2008 – duke menduar se është vetëm Trumpi si individ ai “që po inojron objektin dhe qëllimin e kësaj marrëveshjeje” në mesin e gjithë palëve që e kanë firmosur marrëveshjen bërthamore duket se nuk dëshirojnë ta humbasin këtë marrëveshje. Sigurisht që do të dëshironin që Irani t’i jepte fund programit të prodhimit të raketave dhe që të ndërpriste armatosjen e Hizbullahut. Një gjë e këtillë do të lumturonte gjithashtu Arabinë Saudite dhe Izraelin. Megjithatë, përjashtuar SHBA-në dhe me në krye Iranin, të gjithë shtetet që e kanë firmosur këtë marrëveshje janë të të njëjtit mendim se këto çështje qëndrojnë jashtë çështjeve që mbulon kjo marrëveshje.

Vetëm pak kohë më parë, zyrtarë të Arabisë Saudite kanë vizituar Washingtonin ku kanë premtuar se për sa kohë do të kenë mbështetje për shkatërrimin e Hizbullahut dhe kufizimin e ndikueshmërisë së Iranit, ata do të vazhdojnë në mënyë të pandërprerë me mbështetjen financiare. Në të vërtetë, Hizbullahu shihet si përgjegjësi që prishi lojën e fuqive ndërkombëtare dhe shteteve të rajonit që mbështesnin ndryshim e regjimit të Sirisë. Duke pasur një reputacion të këtillaë, një pjesë kërkon që Irani t’i ndërpresë përfundimiht marrëdhëniet me Hizbullahun duke qënë se mendojnë se në një situatë të këtillë Irani do të mbetej një shtet gjigand pa një mbështetje ushtarake.

Për më tepër, Mbreti Salman i Arabisë Saudite, gjatë vizitës së tij në Moskë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është shprehur se grupime të këtilla si ISIS-i, Al-Kaida dhe Hizbullahu kategorizohen të gjitha si grupime terroriste dhe se është nevojshme që ato të neutralizohen. Pavarësisht ofertës së majme të mbretit në lidhje me blerjen e mallërave ruse, përgjigja e Putinit në lidhje me këtë ofertë ka qënë mëse e qartë: Pa kërkesën e përligjshme të vetë qeverisë ekzistuese në Siri, asnjë nga shtetet apo grupimet që kanë luftuar në luftën e Sirisë nuk mund të shpallen si terroriste. Në këtë mënyrë “koka e Hizbullahut” nuk mund të pritej në tryezën e bisedimeve në kryeqytetin rus!

Ndërsa përsa i përket çmimeve të vëna nga SHBA-ja, udhëheqësit ushtarak të shkallës së parë, të dytë dhe të tretë të Hizbullahut aktualisht lëvizin në mënyrë të lirë në Bejrut, Damask, Teheran dhe Bagdat në ushtrimin e detyrës së tyre në “luftën kundër terrorizmit” pjesë e së cilës është dhe kjo organizatë në Siri dhe Irak kundër ISIS-it dhe Al-Kaiedës.

Asnjë zyrtar – qofshin ata zyrtarë libanezë apo amerikanë – nuk mund të arrestojnë asnjë prej udhëheqësve të Hizbullahut pa marrë parasysh rezultatet e drejtërdrejta që do të sillte një gjë e këtillë në ushtritë e Lindjes së Mesme dhe në interesat e tyre. Në fund të fundit, rrëmbimi, ku përfshihet edhe arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm, në këto raste nuk do të mbetej pa kundërpërgjigje dhe do të gjendeshim para hakmarrjes në të njëjtën mënyrë.

“Ngjarja” më e fundit e regjistruar në lidhje me këtë çështje – gjatë periudhës që ishte kërkuar tërheqja e të gjitha trupave të SHBA-së nga Iraku gjatë administratës së Barack Obamës – është ndeshur kur Washingtoni kishte bërë një kërkesë që të ekstradonte në Amerikë komandantin e Hizbullahut Libanes, Ali Musa Dakduk. Përsa i përket kësaj çështjeje Hizbullahu – me ndërmjetësimin e udhëheqësve të Irakut – i ka dërguar Amerikës një mesazh: ku i theksonte se në momentin që Dakduku do të nxirrej jashtë kufinjve të Irakut, çdo ushtar dhe oficer i SHBA-së që ndodhet në gjithë Lindjen e Mesme me në krye ata që ndodhen në Irak do të mbeten si robër lufte në këtë rajon.

Si rezultat i këtij kërcënimi, Washingtoni zgjodhi të injoronte këtë situatë dhe vendosi që ta linte në duart e irakienëve fatin e komandantit të Hizbullahut që kishte marrë pjesë në operacionin e planifikuar me përpikmëri në Qerbela, prej të cilit mbetën të vdekur 5 ushtarë amerikanë. Në janar të vitit 2007, bashkë me antarin e grupit të rezistecës më Muketeda El-Sadr, Asaeb El-Hak pati përdorur për të lëvizur pikërisht një makinë të zezë të blinduar të sjellë nga Amerika si donacion për ministritë irakiene. Gjendja e Dakdukut në një automjet të këtilla ia ka lehtësuar atë futjen në ndërtesat qeveritare pa ngritur asnjë dyshim dhe shqetësim për forcat amerikane që akoma gjendeshin në këto ndërtesa.

Hizbullahu është i vetëdijshëm se shumë ushtarë dhe oficerë amerikanë që në thelb bashkëpunojnë me ushtrinë libaneze mund të lëvizin në gjendje të lirë në territorin libanez. Po kështu, edhe SHBA-ja është e vetëdijshme që në momentin që kushdo antar i kësaj Organizate do të arrestohej ose ndalohej, Hizbullahu e ka fuqinë që t’i përgjigjet kujtdo në të njëjtën mënyre  dhe se kurrësesi nuk do t’i lërë njerëzit e tij në duart e të tjerëve. Për këtë arsye gjendet në një situatë të qëndrueshme. Në fund të fundit, pavarësisht tentativave për atentate vdekjeprurëse kundrejt udhëheqësve të Hizbullahut, përsa i përket çështjes së ndalimit dhe pengmarrjes janë në një situatë të sigurtë.

Deklarata e çmimit në lidhje me dy komandantët e Hizbullahut, ka për qëllim që SHBA-ja t’u japë mesazhin dhe të lërë të kënaqur në krye Izraelin dhe Arabinë Saudite edhe të gjithë aleatët e tjerë në Lindjen e Mesme se “të githë jemi në një anije kur vjen puna për ekzistencën e Hizbullahut dhe kapacitetet e tij operacionale”. Në të vërtetë një shembull i këtillë na jep indikacionin se në të vërtetë më shumë sesa ndonjë veprim konkret, Washingtoni po tregohet më serioz që kundrejt kufizimit të ndikueshmërisë së Hizbullahut dhe Iranit në Lindjen e Mesme të ndërmarrë masa politike. Qoftë Irani, qoftë Hizbullahu shihen si armiq të SHBA-së dhe të miqve të saj më të afërt si Izraeli dhe Arabia Saudite.

Ashtu si Washingtoni edhe Tel Avivi ka përvetësuar një të mbushur me kërcënime kundrejt Hizbullahut dhe flet “për një luftë që do të nisë në të ardhmen e afërme”, megjithatë kjo deklaratë nuk vazhdon më tej dhe përveç se i bien këmbanave të luftës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret që të flasë për fillimin e një lufte. 

Në rastin e një lufte që ende duket e largët mes Izraelit dhe Hizbullahut, nuk ka asnjë dyshim që Izraeli ka fuqinë dhe kapacitetin ushtarak që do të mund ta çonte Libanin në “Epokën e Gurit” nëse do ta përdorte. Megjithatë, kjo është një situatë për të cilën libanezët kanë eksperiencë tashme nga lufta civile e vitit 1975 dhe dy luftave me Izraelin – konkretisht në vitet 1982 dhe 2006. Në këto luftra Izraeli ka organizuar shumë sulme me anë të të cilave ka shkatërruar infrastrukturën libaneze, ka vrarë mijëra civilë dhe ka masakruar militantët e Hizbullahut.

Është mëse e qartë se udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Izraelit nuk janë aspak naivë dhe pavarësisht sesa e lartë mund të jetë një ofertë në kontekstin ekonomike dhe mbështetjen financiare (që i është parashtruar nga Arabia Saudite për të shkatërruar Hizbullahun) ata nuk do ta pranojnë kurrë në këmbim të sigurisë së tyre. Izraeli, Arabia Saudite dhe shumica e vendeve të Gjirit nuk do të sakrifikojnë popujt e tyre dhe sigurinë e tyrë vetëm për të lidhur marrëdhënie diplomatike të nxituara. Komandantët izraelitë janë veçanarisht të vetëdijshëm se përpos përvojës ushtarake që Hizbullahu ka përftuar nga ndërhyrjet që ka bërë në Siri dhe në Irak, Hizbullahu ka vendosur edhe raketa me objektivë sensitive në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.

Përtej këtyre arsyeve, Izraeli dhe SHBA-ja i kanë kapacitetet e tyre të shërbimeve të inteligjencës për të organizuar sulme vdekjeprurëse kundrejt liderëve të Hizbullahut siç kanë bërë më parë me ish Sekretarin e Përgjithshëm të Hizbullahut, Seid Abbas El Musevi, zëvendësin e Seid Hasan Nasrallahut, Imad Mugnie si dhe emra të tjerë në pozicione më të ulëta si Hysejn El-Lakkis, Semir Kuntar, Xhihad Mugnie.

Hizbullahu dhe Izraeli ende nuk i kanë larë “hesapet”! Padyshim që edhe organizata libaneze ka bërë përpjekje për të organizuar goditje të këtilla të inteligjencës. Megjithatë si rezultat i organizimit të dobët dhe i rrjedhjes së informacinit nga Hizbullhu nëpërmjet njësive operacionale të shërbimeve të inteligjencës së SHBA-së dhe Izraelit, këto operacione nuk kanë pasur sukses. 

Megjithatë tensioni i madh dhe ndryshimi i balancave mes Hizbullahut dhe Izraelit vazhdon ende: Hizbullahu aktualisht e ndjen veten shumë të qetë brenda territorit sirian duke i mundësuar që të ketë edhe më shumë burime për t’i shfrytëzuar në rast të çfarëdolloj lufte me Izraelin, apo çdo aleat tjetër të tij në rajon.

Si rezultat, Hizbullahu po qëndron benda kufinje ku Amerika nuk mund të ndërhyjë dhe nuk mund ta cënojë, nga kjo situatë është trajnuar gjithashtu edhe në aspektin politik, ka fituar një rol të rëndësishëm në Lindjen e Mesme, por edhe në arenën ndërkombëtare dhe asnjë shtetet aktualisht nuk do të donte të hynte në një luftë të afër.



Burimi : Medya Şafak