Elijah J. Magnier: A i ka kërkuar Rusia Hizbullahut që të largohet nga Siria?

nga Elijah J. Magnier | Publikuar në Maj 27, 2017, 1:19 a.m.

“Gjysmëhënia Shiite”, e cila shtrihet nga Teherani – Bagdadi – Dashamusi dhe vazhdon në Bejrut, nuk lidhet me një linjë të caktuar gjeografike që kalon nëpër këtë apo atë kryeqytet, siç e përfytyrojnë disa burime. Në të vërtetë ajo është një “projekt” i materializuar me pushtimin e SHBA-së në Irak në vitin 2003 dhe pas pushtimit të Mosulit nga ISIS-i në vitin 2014. Këto ngjarje e kanë forcuar këtë lidhje virtuale pa e dobësuar aspak atë.

Janë publikuar nëpër media të ndryshme lajme të shumta sipas të cilave pretendohet se Rusia i ka kërkuar që lëvizjes libaneze të Hizbullahut që të largohet nga territori sirian, spekulimet e të cilave kanë iniciuar pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të Hizbullahut, Sajjid Hassan Nasrallah për tërheqjen e njerëzve të tij nga kufiri libanez, me përjashtim të pjesës periferike të qytetit të Arselit. Nasrallahu i ka kërkuar ushtrisë së tji të mbushë vakumin e lënë bosh në nga ushtria libaneze në territorin libanez (Hizbullahu nuk do të largohet nga pjesa siriane e kufirit) dhe kjo bëri që disa media dhe analistë të dalin në përfundimin se Moska nuk dëshiron që Hizbullahu të mbetet në Levant. A është kjo teori sado pak afër realitetit?

Rajoni kufitar që gjendet mes Libanit dhe Sirisë, i cili është i kontrolluar nga Hizbullahu dhe ushtria siriane është një zonë që mbahet nën vëzhgimin e Izraelit, për arsye se kjo zonë përfaqëson bazën e re ushtarake të Hizbullahut: kjo zonë është një strehim për forcat elite të Hizbullahut “Al Ridëan” si dhe përfshin depot strategjike të raketave që janë të ndërtuara si tunele nëpër male dhe të fortifikuara në shpella përgjatë gjithë zonës kufitare prej 130 kilometrash. Ky rajon ishte një barrë e rëndë në aparatin ushtarak të Hizbullahut, duke e detyruar atë të krijonte rrugë të reja, të fortifikonte dhjetëra vende dhe të gjente strehim adekuat për raketat e saj strategjike – M 600 dhe si dhe për versionin e ri të raketave të saj “Al-Fateh” të prodhuara nga Irani – brenda maleve. Për më tepër, Hizbullahu ka operuar në këto rajon përgjatë 3 viteve të fundit gjatë gjithë verës dhe dimrit, madje deri edhe në majat e maleve që shkojnë deri në 2500 metra, duke i sjellë kështu një reduktim të konsiderueshëm dhe të rëndësishëm të buxhetin të vet mujor.

Po kështu, më shumë se 500 luftëtarë al-Kaidës dhe rebelë u vendosën në të njëjtën zonë, duke mos përfshirë këtu edhe prezencën e ISIS-it. Prania e këtyre grupeve e detyroi Hizbulahun që vetëm në këtë rajon të vendoste të paktën 5.000 luftëtarë të tij. Përveç trupave të tij ushtarakë, Hizbullahu përdori edhe avionë pa pilotë, ngriti dhjetra prita dhe vendosi edhe bomba të bëra manualisht për të kapur armiqtë e tij si dhe për të shtrënguar kontrollin mbi një zonë gjeografike që konsiderohet të jetë e vështirë.

Pasi kanë kaluar shumë vite në luftë tashmë, Hizbullahu ka arritur të kontrollojë një pjesë të madhe të rajonit: gjë e cila do të thotë se Al-Kaeda, ISIS dhe rebelët do të kishin mbetur pa ndonjë përfitim ushtarak, nëse do të vendosnin në ndonjë moment të qëndronin në këtë zonë. 

Kur shumica e zonave siriane përgjatë kufirit të vendit me Libanin – kryesisht përfshihen Kalamun dhe Zabadani – ranë dakord në një marrëveshje me qeverinë siriane në Damask dhe (pas marrëveshjes së partive në luftën në Siri me palën rebele) u kur u ra dakord që – nën kujdesin e Rusisë, Turqisë dhe Iranit – “të ndaloheshin luftimet dhe të largohen nga këto zona (vetëm ata që janë të gatshëm të ikin në Idlib, ndërsa shumë sirianë preferuan të qëndronin në qytetet e tyre) nuk ishte më e mundur për rebelët dhe xhihadistët që të mund vazhdonin luftën në këtë rajon.

Kjo marrëveshje përkon edhe me kërkesën e Moskës për udhëheqjen e Hizbullahut për të rritur numrin e forcave të tij ushtarake “Ridvan” dhe për t'i shtyrë këta burra drejt territorit sirian gjysmë-shkretëtirë: kjo gjë u bë e mundur për Hizbullahun vetëm pas përfundimit të operacionit ushtarak në zonën kufitare .

Aktiviteti ushtarak i Hizbullahut në zinxhirin lindor ishte i vështirë dhe i dhimbshëm. Gjatë këtyre aktiviteteve janë investuar buxhete të mëdha për t'i lejuar ushtarët që të ushtrojnë veprimtaritë e tyre dhe të luftojnë në këtë zonë. Sot, megjithatë, kërcënimi pothuajse ka përfunduar, për këtë arsye shumica e forcave të Hizullahut kanë lëvizur në zona të tjera brenda Sirisë. 

“Ridvan” një ndër njësitë ushtarake të Hizbullahut, së bashku me qindra forca speciale ruse dhe ushtrinë siriane si dhe forcat e tjera bashkëpunuese tani po luftojnë për të rimarrë fushat e naftës (të administruara nga Rusia në Siri) dhe për të ndaluar projektin amerikano-britanik-jordanez për të krijuar një “zonë tampon” duke filluar nga territoret e Suveida dhe Daraas të cilat janë të shtrira deri në kufirin me Irakun, si dhe deri në Deir al-Zour nga Palmira në Sukhna.

Është mëse e qartë se SHBA-ja – e cila mbështet progresin e “Forcave Demokratike të Sirisë” (SDF), të përbërë nga kurdë dhe nga fiset arabe nën udhëheqjen kurde në verilindje të Sirisë, ende nuk është gati të drejtojë forcat e krontrolluara nga larg prej saj drejt qytetit Deir Al-Zur, i cili gjendet për momentin i rrethuar nga ISIS-i. Është e vërtetë se, ISIS-i është duke pësuar një krizë në Irak dhe Siri, megjithatë ende nuk është aq i dobët në provincën Deir Al-Zour, dhe veçanërisht në territoret e shkretëtirës siriane.

Rusia, Damasku dhe aleatët e tyre janë nisur drejt Deir Al-Zour, pavarësisht faktit se SHBA-ja dhe forcat e drejtuara prej saj e refuzojnë planin e forcave siriane dhe aleatëve të saj për të kontrolluar qytetin e Deir Al-Zour (të cilat janë të përbëra nga një numër i madh i oficerëve dhe ushtarëve të ushtrisë siriane, së bashku me forcat speciale të Hizbullahut). Për më tepër, Damasku ka dërguar një mesazh të qartë për Ammanin, një kërcënim se do t’i konsideronte dhe shpallte forcat jordaneze si armike nëse këto trupa do të shkonin në tokën siriane në mbështetje të SHBA-së dhe të aleatëve të saj të brendshëm sirianë. Ky kërcënim i qartë dhe i drejtpërdrejtë ndaloi progresin amerikano-britaniko-jordanez dhe i ka vënë këto forca në një pozitë të vështirë përballë autoriteteve të Damaskut.

Pikërisht për këtë arsye, forcat speciale të Hizbullahut “Ridvan” u zhvendosën në betejat e Deir Al-Zour, al-Sukhna, al-Rakkah dhe Daraa për të rimarrë zonën rreth këtyre qyteteve dhe rajoneve, por mbi të gjitha, për të prishur planet amerikane që kishin për qëllim të pushtonin veri-lindjen e Sirisë.

Sa i përket Rusisë, forcat e saj ushtarake dhe gjeneralët po ndjekin nga afër betejat siriane, veçanërisht ato të zhvilluara nga Hizbullahu libanez. Zyrtarët rusë nxjerrin mësime ushtarake dhe njohuri nga performanca e forcave speciale “Ridvan” duke vëzhguar edhe cilësinë dhe efektivitetin e armëve dhe taktikave të përdorura, posaçërisht pas përvojës së grumbulluar nga Hizbullahu në luftën e gjatë me Izraelin dhe luftërat e tij në shumë nivele në Siri, gjatë së cilës është përballur me forca të ndryshme duke ndjekur një sërë metodash dhe ideologjishë të zhvilluara në mënyrë të menduar mirë.

Rusia nuk ka zhvilluar kurrë më parë një betejë të ngjashme në historinë e saj, kështu që ekziston një interes i përhapur dhe gjithashtu i shprehur nga një prani e madhe e ekspertëve në të gjitha frontet ushtarake. Kjo gjë nuk është bërë vetëm për të asistuar në mbështetjen e tyre ajrore dhe për të marrë pjesë në luftime, por – me të vërtetë – dhe për të vëzhguar nga afër luftimet.

Hizbullahu, në bashkëpunim me forcat ajrore ruse dhe forcat siriane ka arritur me sukses të ndryshojë balancat në Siri  si dhe ka marrë pjesë në disa nga betejat më kryesore dhe më të rëndësishmet, nga të cilat mund të përmendim betejat e Aleppos, Homsit, Hamas dhe ato në kufijtë sirianë-libanezë (Al-Kalamoun dhe Zabadani), el-Kuseyr, akset e ndryshme në Latakias, rreth Damaskut në Kabun, Barza, VadiBarada dhe Madaja.

Duke marrë parasysh faktin se jemi drejt përfundimit të operacioneve ushtarake në kufirin siriano-libanez, Hizbullahu ka arritur të drejtojë më shumë se 20,000 trupa ushtarake në frontet e tjera të brendshme, të cilat gjithashtu mbeten strategjike. Fushat rreth Damaskut dhe Zabadanit kanë lejuar gjithashtu që më shumë se 10,000 trupa ushtarake siriane të zhvendoseshin në “zona më të nxehta”.

Sipas burimet që janë të lidhurë me vendimmarrësit në Siri është konfirmuar se Hizbullahu po ndërton forca më të mëdha në Siri për të arritur një nivel të paprecedentë në këto territore, të mbështetura nga linja të furnizimit të përmasave të mëdha logjistike për të shoqëruar forcën luftuese. Plane të rëndësishme ushtarake po përgatiten për pas muajit të ardhshëm të Ramazanit për t'i dhënë fund pranisë së Al-Kaidës dhe militantëve të ISIS-it rreth qytetit Arsal. Këta militantë do t'u ofrohet mundësia të largohen dhe të bashkohen me Idlibin ose të luftojnë deri në fund në kufirin siriano-libanez, një zonë e përjashtuar nga negociatat Astana-Kazakistan.

Nëse Hizbullahu tërhiqet nga kufiri libanez, nuk do të thotë se po largohet nga ana siriane e kufijve ku ka vendosur pozicione statike të pandryshueshme, qytete të trajnimit ushtarak dhe depo për armët e tij të përfshira në ndonjë luftë të ardhshme me Izraelin. Siria është përfshirë drejtpërdrejt në këtë konflikt të veçantë Hizbullah-Izrael. Hizbullahu gjithashtu ka prezantuar konceptin e “rezistencës siriane” në ideologji: kjo gjë tashmë është kthyer në një realitet që Izraeli do ta ketë të vështirë ta injorojë në të ardhmen e afërt kur të përfundojë lufta në Siri.

“Gjysmëhënia Shiite”, e cila shtrihet nga Teherani – Bagdadi – Dashamusi dhe vazhdon në Bejrut, nuk lidhet me një linjë të caktuar gjeografike që kalon nëpër këtë apo atë kryeqytet, siç e përfytyrojnë disa burime. Në të vërtetë ajo është një “projekt” i materializuar me pushtimin e SHBA-së në Irak në vitin 2003 dhe pas pushtimit  të Mosulit nga ISIS-i në vitin 2014. Këto ngjarje e forconin këtë lidhje virtuale pa e dobësuar aspak. Kjo tregon se vetëm përfundimi i konflikteve në Lindjen e Mesme do të mundësojë stabilitet afatgjatë në këtë zonë. Prania e forcave pushtuese amerikane në veri dhe verilindje të Sirisë do të krijojë më shumë konflikte, duke risjellë në mendjet tona kujtimin e tërësisë së rekrutëve të Irakut në lidhje me Mesopotaminë. Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme ose nuk kanë dëshirën më të vogël të mësojnë nga historia.



Burimi : Medya Şafak