Protestë mbështetëse për Jemenin në Gjermani

Publikuar në Nën. 29, 2018, 12:17 a.m.

Një grup muslimanësh në Frankfurt u takuan dje me qëllim të mbrojtjes së popullit të shtypur të Jemenit dhe dënimit të vrasjeve të regjimit Al Saud.

Ky grup barti banderola me shkrime si “Princi saudit është një kriminel lufte”, “Masakra e popullit në Siri, vdekja dhe shkatërrimi në Irak dhe vrasja në Jemen".

Muslimanët e Frankfurtit gjithashtu dënuan mbështetjen e vendeve perëndimore për regjimin saudit.

Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera, regjimi i Arabisë Saudite është duke vendosur bllokadë ajrore, tokësore dhe detare, që nga marsi i vitit 2015. Si pasoj e luftës së Arabisë dhe aleatëve të saj ndaj Jemenit, të paktën 14 mijë jemenas janë vrarë dhe dhjetëra mijëra u plagosën, ndërkaq  miliona të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Embargoja e Arabisë ndaj Jemenit shkaktoi mungesë të madhe të ushqimit dhe mjekësisë në vend.



Burimi : Rast Haber