Perandoria Amerikane dëshiron të shtypë Gazën për të mposhtur Boshtin e Rezistencës

nga Robert Inlakesh | Publikuar në Mars 19, 2024, 12:30 a.m.

Qeveria amerikane, e cila përdorë regjimin sionist si prokurë, po ndjek një politikë të shtypjes të të gjithë popullsisë së Gazës, me besimin se do t'i shkaktojë një disfatë strategjike Boshtit të Rezistencës në rajon. Kjo strategji mund të jetë iniciativa e fundit e Uashingtonit për të rivendosur dominimin amerikan mbi Azinë Perëndimore dhe për të shpërndarë forcat e pavarësisë në rajon.

Qeveria amerikane, e cila përdorë regjimin sionist si prokurë, po ndjek një politikë të shtypjes të të gjithë popullsisë së Gazës, me besimin se do t'i shkaktojë një disfatë strategjike Boshtit të Rezistencës në rajon. Kjo strategji mund të jetë iniciativa e fundit e Uashingtonit për të rivendosur dominimin amerikan mbi Azinë Perëndimore dhe për të shpërndarë forcat e pavarësisë në rajon.

Kur flasim për Perëndimin kolektiv, ne në fakt po flasim për një perandori tiranike me seli në Uashington, DC. Tani është kuptuar gjerësisht se kombet evropiane nuk janë aspak të pavarura dhe se interesat e zyrtarëve qeveritarë përkojnë drejtpërdrejt me interesat e elitave të korporatave. Edhe pse izraelitët bëjnë pjesë po ashtu në këtë grup dhe kanë fituar fuqi të konsiderueshme falë fushatave lobuese shumëkombëshe, në këtë rast, ata janë bërë një forcë e përshtatshme përfaqësuese dhe qen sulmues për t'i vërtetuar diçka Jugut Global.

Kur shqyrtohen mega-korporatat si Vanguard dhe Blackrock në Perëndim, pasi që këto kompani punojnë me qëllimin e suksesit të tyre kolektiv, kuptohet menjëherë se edhe interesat e tyre janë të ndërthurura natyrshëm.

Pse flasim për megakorporatat kur vlerësojmë politikën e jashtme të SHBA-së në Azinë Perëndimore? Sepse "Perëndimi" që e njohim ne nuk është gjë tjetër veçse një koleksion mega-korporatash. Mashtrimi i zgjedhjeve demokratike është ekspozuar për shkak se të gjithë kandidatët punojnë për klasën e donatorëve, e jo për njerëzit që votuan për ta. Madje edhe ekspertët tek të cilët politikanët perëndimorë mbështeten për të formuar politikën në emër të tyre, financohen drejtpërdrejt nga të njëjtat elita të korporatave, çdo institut i madh i mendimit që ndihmon në formimin e pikëpamjeve të konsulentëve bënë pjesë në të njëjtën listë pagash. Kur shikojmë metodën e re të punës së Forumit Ekonomik Botëror (WEF), shohim se "Kapitalizmi i Palëve të Interesuara" është tani moda e ditës. Në thelbin e tij, Kapitalizmi i Palëve të Interesuara i lejon kompanitë të ndikojnë hapur në normat sociale dhe të formësojnë edhe politikën e brendshme, edhe atë të jashtme.

Partneriteti Global për Infrastrukturën dhe Investimet (PGII), që është përgjigje e SHBA-së ndaj Iniciativës së Kinës Brez dhe Rrugë, bazohet në vendosjen e kompanive në vendin e shoferit, siç propozohet për shembull nga WEF. Ky është evolucioni natyror i Perandorisë Perëndimore, e cila arriti të neutralizojë popujt që jetonin nën kontrollin tiranik të elitave kapitaliste. Ata i kënaqin dëshirat e tyre për një angazhim më të madh politik përmes çështjeve politike përçarëse sipërfaqësore, duke përdorur si armë politikat e identitetit që shpesh rezultojnë në debate si 'pula-apo-veza' dhe nuk prodhojnë asnjë ndryshim të prekshëm në sistemet politike të kombeve perëndimore.

Projekti sionist u shfaq nën ndikimin e antisemitizmit evropian dhe shërbeu si një lëvizje e përsosur politike për të transformuar një konflikt në Evropë në një aleancë imperialiste. Ajo më vonë u shfaq në literaturë si një lëvizje kolone-kolonizuese, një lloj i veçantë e epërsisë tipike koloniale evropiane, në këtë rast si supremaci e hebrenjve të bardhë e thurur me një nacionalizëm sintetik. Edhe pse ky projekt kishte probleme me elementë të sistemit perandorak perëndimor, përkatësisht me britanikët gjatë mandatit të Palestinës së pushtuar, kjo situatë filloi të ndryshojë me pushtimin e trefishtë të Egjiptit në vitin 1956; Izraelitët, britanikët dhe francezët filluan një luftë të përbashkët. Deri në vitin 1967, projekti sionist ishte integruar plotësisht si një anëtar besnik i sistemit perandorak perëndimor dhe SHBA-ja tani shërben si një sakrifikues ndaj BlackRock-ut [kompanisë më të madhe në botë për menaxhimit të aseteve].

Nuk duhet menduar se politikat e kombeve perëndimore janë të motivuara nga dëshira për t'i shërbyer interesave të punëtorëve që jetojnë në këto vende. Ne duhet të heqim qafe idenë se këto qeveri punojnë në emër të njerëzve që jetojnë në këto vende. Në vend të kësaj, duhet të dihet se ata, si regjimet arabe si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, herë pas here i marrin parasysh njerëzit e tyre, por në fund i shërbejnë një axhende që funksionon për të mirën e elitave despotike në pushtet. Kur bëhet fjalë për Perandorinë Perëndimore, ata vrapojnë pas dominimit global dhe kërkojnë të minojnë të drejtën e popullit indigjen për vetëvendosje. Sepse kjo paraqet kërcënimin më të madh për tiraninë e tyre.

Kur Hamasi nisi Operacionin Përmbytja e Al Aksa më 7 tetor, ai i dha një goditje të madhe zemrës së Perandorisë së SHBA-së, pasi shkatërroi iluzionin e pamposhtësisë së Perëndimit dhe rrëzoi axhendën rajonale të avancuar nga Uashingtoni. Regjimi sionist përdor pajisjet ushtarake më të sofistikuara dhe më të reja të Perëndimit, përpiqet të ndajë të gjithë rajonin dhe e detyron atë t'i nënshtrohet kërkesave të Perandorisë Perëndimore. Kjo pajisje ka rezultuar e padobishme kundër një force ushtarake indigjene që ka qenë nën rrethim të gjerë për 17 vjet. Kryengritësit kanë shkatërruar qëllimet territoriale të Perandorisë Perëndimore dhe vizionin e "Lindjes së Mesme të Re" të përshkruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të vitit të kaluar.

Ajo që Hamasi ka bërë që atëherë e deri më tani, është të shkatërrojë propagandën që rrethon axhendën globale të Perandorisë Perëndimore, duke zgjuar në të njëjtën kohë një lëvizje kundër luftës në të gjithë Perëndimin kolektiv jashtë regjimit sionist dhe duke kanalizuar zemërimin e vërtetë ndaj tradhtisë kundër njerëzve që punojnë.

Duke kuptuar disfatën katastrofike që pësoi për shkak të llogaritjeve të gabuara dhe arrogancës së saj, SHBA tani është e vendosur të shtyp popullin e Gazës nga i cili lindi ky akt sfidimi. Refuzimi për nënshtrim i një popullsie prej 2.3 milionë banorësh, kryesisht refugjatë, në një kamp përqendrimi prej vetëm 141 miljesh katrorë, si dhe zgjedhja e lirisë ose martirizimit, shkaktoi vendimin e Uashingtonit për të nisur një sulm gjenocidal ndaj të gjithë këtyre njerëzve. Ky akt brutaliteti barbar është një mesazh jo vetëm për Gazën, por për të gjithë Boshtin e Rezistencës dhe Jugun Global më gjerësisht. SHBA-të në fakt po thonë kështu: nëse guxoni të na sfidoni, kjo është ajo që do t'ju bëjmë!

Regjimi sionist është vetëm një përfaqësues i kësaj lufte dhe populli i Gazës synohet të bëhet shembull nën këtë vizion të Perandorisë Amerikane. Kur militantët e djathtë fashistë sionistë u lëshuan mbi popullin e Gazës, ishte e qartë se për çfarë u dërguan atje dhe nëse  SHBA-të nuk do ta kishin miratuar, asnjë nga këto nuk do të kishte ndodhur.

Për fat të keq, nuk ka liderë të arsyeshëm në Perëndim, sepse zyrtarët e qeverisë përfaqësojnë figurat në këtë lojë të shahut. Për këtë arsye ata janë të mendimit se Gaza duhet të mposhtet, të vdesë urie, të masakrohen fëmijët dhe gratë, të likuidohen intelektualët e saj dhe rajoni të kthehet në një tokë jopjellore. Nuk është rastësi që Lufta e Dytë Botërore përmendet shpesh nga liderët perëndimorë dhe ata sionistët, sepse ata i dërgojnë mesazh botës se po na kthejnë në një periudhë kur nuk kishte asnjë ligj ndërkombëtar dhe nuk ekzistonin Kombet e Bashkuara, si dhe nuk kishte Konventa të Gjenevës për të parandaluar ose ndëshkuar veprime të tilla siq është hedhja e një bombe atomike.

Edhe pse perëndimorët nuk dëshirojnë shumë një rrugë drejt luftës së drejtpërdrejtë me Iranin dhe aleatët e tij, të cilët formojnë Boshtin e Rezistencës, duket se ata janë të gatshëm të marrin këtë rrezik për të mposhtur popullin palestinez në Gaza. I vetmi xhoker tani është ai që Boshti i Rezistencës do të bëjë për të siguruar humbjen e Perandorisë Perëndimore në fushën e betejës në Gaza. Në vend që të imponojnë një plan normalizimi, Shtetet e Bashkuara mund të përpiqen dëshpërimisht të përdorin rindërtimin e nevojshëm si dhe zgjidhjen politike dhe iniciativën e ndihmës për rajonin për të imponuar vullnetin e saj në Gazën e pasluftës, por kjo përfundimisht do të dështojë. Momentalisht po shkojmë drejt një fitoreje vendimtare për njërën apo tjetrën palë dhe e vetmja gjë që do ta ndalojë këtë është nëse SHBA-të e kuptojnë se edhe nëse do të arrijë “fitoren”, ajo do të jetë një “fitore Pirro” dhe vendos të tërhiqet. Përveq kësaj, nuk ka asnjë shenjë të zbutjes së arrogancës së Perëndimit që e ka çuar atë në këtë pozicion.



Burimi : Al Mayadeen English