SHBA dëbohet nga Nigeri: Procesi i çlirimit të Afrikës nga imperializmi nuk po ngadalësohet

Publikuar në Prill 2, 2024, 5:42 a.m.

Edhe në protestat e mbajtura para bazave ushtarake franceze në Niger ishin të spikatur flamujt rusë. Le Monde Afrique raportoi se gushtin e kaluar kryeministri i Nigerit, Ali Mohamane Lamine Zeine vizitoi Moskën. Po ashtu, Lamine Zeine është i interesuar për bashkëpunim me Turqinë, Iranin dhe Kinën si një alternativë ndaj Perëndimit.

Në ditët e sotme, ndërsa anijet dhe bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq janë nën sulm nga Iraku dhe Jemeni, dhe Uashingtoni po përpiqet të ruajë qetësinë në rajon, në anën tjetër të botës, zhvillimet në Afrikë nuk po shkojnë fare në favor të Shtëpisë së Bardhë. Edhe pse gjatë nëntë muajve që nga grushti i shtetit në Niger, Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur praninë e tyre ushtarake në vendin e Afrikës Perëndimore, udhëheqësit e rinj të vendit duket se nuk synojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me Perëndimin.

Në këtë kontekst, zëdhënësi i qeverisë së re të Nigerit, Amadou Abdramane njoftoi (të dielën) se, duke marrë parasysh kërkesat e popullit të Nigerit, qeveria e tyre ka vendosur të anulojë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara e cila lejon personelin ushtarak amerikan dhe personelin joluftarak të Ministrisë së Mbrojtjes të vendosen në vend.

Abdramane deklaroi se prania ushtarake amerikane është e paligjshme dhe shkel të gjitha ligjet kushtetuese dhe demokratike, duke theksuar se marrëveshja e anuluar ishte e padrejtë dhe ishte imponuar në mënyrë të njëanshme ndaj vendit të tij nga SHBA-të më 6 korrik 2012. Pas takimeve të nivelit të lartë me zyrtarë diplomatikë dhe ushtarakë amerikanë, qeveria ushtarake e Nigerit njoftoi së fundmi se prania ushtarake amerikane në vend tashmë nuk është më legjitime.

Një delegacion amerikan ishte takuar kohët e fundit me disa zyrtarë nigerianë, duke përfshirë kryeministrin Ali Mahamane Lamine Zeine, për të diskutuar lidhur me zgjatjen e marrëveshjes së sigurisë në mes të dy vendeve. Por, delegacioni nuk arriti të takohet me udhëheqësin e grushtit të shtetit, gjeneralin Abdourahamane Tchiani.

Një nga zyrtarët ushtarakë të Nigerit thotë: "Nigeri shpreh keqardhjen për qëllimin e delegacionit amerikan për t'i privuar popullit të Nigerit të drejtën e tyre sovrane për të zgjedhur partnerët e tyre dhe llojet e partneriteteve që mund t'i ndihmojnë ata me të vërtetë në luftën kundër terrorizmit. Delegacioni amerikan veproi kundër protokolleve diplomatike dhe nuk i informoi as nikoqirët për axhendën dhe datat e mbërritjes." Zyrtari po ashtu deklaroi se toni i delegacionit amerikan ishte fyes dhe rrezikonte sovranitetin e Nigerit.

Duke reaguar ndaj lëvizjes së Nigerit, Uashingtoni deklaroi se anulimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak nuk është një opsion për SHBA-në dhe se do të bashkëpunojë me Francën dhe vendet e tjera perëndimore në marrjen e masave praktike kundër udhëheqësve të rinj të Nigerit. SHBA ka rreth 1000 ushtarë të dislokuar në Niger nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit.

Që nga grushti i shtetit të qershorit 2023, vendi ka ndërprerë partneritetin e tij të sigurisë me BE-në, ka anuluar marrëveshjet ushtarake me Francën dhe ka dëbuar forcat franceze.

Nigeri ka rëndësi kyçe për operacionet ushtarake amerikane në rajonin Sahel të Afrikës dhe pret një bazë të madhe ajrore. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për përhapjen e dhunës në rajon, ku grupet lokale janë betuar për besnikëri ndaj Al-Kaidës dhe organizatave terroriste të ISIS-it. Në vitet e fundit, ushtria amerikane ka funksionalizuar një bazë të madhe ajrore në Agadez, Niger, rreth 920 kilometra nga kryeqyteti Niamey, si dhe ka filluar ta përdorë atë për fluturime vëzhgimi me avionë me pilot dhe pa pilot dhe operacione të tjera. Po ashtu, Uashingtoni ka investuar me vite qindra milionë dollarë për të trajnuar ushtrinë e Nigerit. Këto investime mund të shpjegojnë faktin se pse Uashingtoni nuk dëshiron të humbasë këtë bazë strategjike e cila e lejon atë të përfshijë Afrikën e Veriut në rrethin e saj të mbikëqyrjes së sigurisë.

Menjëherë pas grushtit të shtetit, Shtëpia e Bardhë bëri ​​një deklaratë me anë të së cilës dënoi çdo përpjekje për të marrë pushtetin në vend me dhunë dhe paralajmëroi se ndryshimi i pushtetit do ta çonte Uashingtonin në ndërprerjen e bashkëpunimit me këtë vend. Deklarata gjithashtu bëri thirrje për lirimin e presidentit të rrëzuar Mohammed Bazoum.

Nuk ishte hera e parë që Shtëpia e Bardhë dënonte dhe paralajmëronte për një grusht shteti në Afrikë, por deklaratat e saj mbetën vetëm dhe nuk u kthyen në veprim. Për të mbrojtur bazën e tij strategjike në Niger, Uashingtoni u përpoq të afrohej diplomatikisht me udhëheqësit e grushtit të shtetit dhe të siguronte interesat e tyre. Si pjesë e kësaj qasjeje, vizita e zëvendëssekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland në Niger, tërhoqi reagimin e francezëve. Një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme franceze tha: “Amerikanët bënë të kundërtën e asaj që ne mendonim se do të bënin. Ne nuk kemi nevojë për armiq kur kemi aleatë të tillë."

Në muajin tetor, Uashingtoni e ka etiketuar zyrtarisht qeverinë nigeriane si një grusht shteti dhe i'a ka kufizuar ndihmën ushtarake dhe financiare për vendin. Udhëheqësit amerikanë kanë pohuar gjithmonë se qëllimi kryesor i bashkëpunimit ushtarak me Afrikën është promovimi i demokracisë në vendet e këtij kontinenti, por shumë grushte shteti të organizuara e dëshmojnë të kundërtën.

Dëbimi i Perëndimit nga Afrika

Deri para disa dekadash, vendet afrikane ishin nën sundimin kolonial perëndimor dhe evropian, dhe pavarësisht pavarësisë së tyre formale në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë, qeveritë lokale mbetën nën mandatin jozyrtar perëndimor. Por qeveritë e tanishme po zhvillojnë një kuptim të realiteteve globale që motivojnë përpjekjet e tyre për të çmontuar plotësisht neokolonializmin perëndimor në Afrikë. Viteve të fundit, vendet e Afrikës Veriore kanë përmbysur qeveritë të cilat i nënshtroheshin Perëndimit njëra pas tjetrës dhe kanë krijuar qeveri të pavarura. Në muajin shtator, qeveritë e reja të juntës së Nigerit, Malit dhe Burkina Fasos, të cilat udhëhoqën luftën kundër kolonializmit perëndimor, pasi dëbuan ushtrinë franceze dhe iu afruan Rusisë, formuan "Koalicionin e Vendeve të Sahelit". Kjo aleancë e re ushtarake mund të jetë një faktor motivues për forcat antiperëndimore në Afrikë për të hedhur poshtë zgjedhën perëndimore dekada më vonë.

Perëndimorët kanë shfrytëzuar Afrikën për shekuj, duke plaçkitur burimet e pasura të vendeve të Sahelit. Franca ka përfituar më shumë nga marrëdhëniet me Afrikën se me të tjerët, por kohëve të fundit, kontrolli i Parisit mbi burimet afrikane është ndërprerë.

Grushti i shtetit në Niger përshpejtoi valën e tërheqjes së trupave perëndimore nga Afrika. Ky proces mund të përhapet edhe në vendet në jug të kontinentit dhe të detyrojë SHBA-në dhe Evropën të marrin përgjithmonë kontrollin e burimeve të këtyre vendeve.

Rajoni i Sahelit ka qenë skenë e konflikteve të ndryshme në njëzet vitet e fundit. Brishtësia e qeverive, keqmenaxhimi, papunësia, konfliktet etnike, shfrytëzimi i burimeve nga të huajt dhe ndërhyrjet ushtarake kanë çuar në një rritje të varfërisë, dëshpërimit dhe migrimit të paligjshëm, ndërsa nismat e sigurisë të Perëndimit, në vend që të zgjidhin problemet, kanë shtuar vuajtjet e këtyre vendeve.

Dështimi i Evropës për të ruajtur sigurinë, e veçanërisht dështimi i Francës, "partnerit" historik të këtij rajoni, shkaktoi konflikte të brendshme në mes të sundimtarëve dhe njerëzve të rajonit të Sahelit dhe përfundimisht çoi në largimin e forcave franceze nga Mali, Burkina Faso dhe Nigeri.

Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane janë përpjekur të kontrollojnë valët e imigracionit të paligjshëm nga Afrika përmes ndikimit të tyre në Afrikën e Veriut. Por, tani duket se ky projekt ka dështuar dhe rajoni ka dal jashtë kontrollit perëndimor.

Mundësi për kundërshtarët

Megjithëse për nga treguesit e zhvillimit, Nigeri nuk ka një situatë shumë të mirë ekonomike, ky vend i varfër posedon burime të ndryshme natyrore dhe minerale, veçanërisht uraniumin dhe përmban rezervat e katërta më të mëdha të këtij metali të çmuar në botë. Përveç kësaj, nafta, ari, qymyri dhe argjendi janë sektorë që tërheqin investime nga fuqitë e huaja si Kina, Rusia, Turqia dhe madje edhe Irani.

Udhëheqësit ushtarakë të Nigerit, Malit dhe Burkina Fasos u afruan më shumë me Rusinë politikisht dhe ushtarakisht pasi ndërprenë marrëdhëniet me Francën. Edhe në protestat e mbajtura para bazave ushtarake franceze në Niger ishin të spikatur flamujt rusë. Le Monde Afrique raportoi se  gushtin e kaluar kryeministri i Nigerit, Ali Mohamane Lamine Zeine vizitoi Moskën. Po ashtu, Lamine Zeine është i interesuar për bashkëpunim me Turqinë, Iranin dhe Kinën si një alternativë ndaj Perëndimit. Disa raporte pohuan se militantët e grupit rus Wagner, një kompani private sigurie, hynë në Niger për të mbështetur qeverinë e grushtit të shtetit kundër veprimeve ushtarake të Francës dhe aleatëve të saj afrikanë, dhe kjo shkaktoi shqetësime për Shtetet e Bashkuara.

Në një raport të Qendrës për Studime Afrikane tregohet se Rusia ka rritur ndikimin e saj në Afrikë më shumë se çdo aktor tjetër i huaj në vitet e fundit dhe ka kërkuar të forcojë ndikimin e saj në ato vende duke mbështetur qeveritë e grushtit të shtetit dhe duke bërë marrëveshje armësh në këmbim të burimeve natyrore. Sipas raportit të kësaj qendre, këto strategji ruse janë me kosto të ulët dhe me ndikim të lartë dhe synojnë të promovojnë një rend botëror që është shumë i ndryshëm nga rendi i diktuar nga Perëndimi dhe i dëshiruar nga vendet afrikane.

Gjatë dekadës së fundit, Rusia ka fituar ndikim të madh në Libinë dhe Sudanin e rrënuar nga kriza dhe ruan epërsinë e sigurisë në Mali, Burkina Faso dhe Niger. Moska është tërheqëse për afrikanët për shkak të suksesit të saj relativ kundër Perëndimit në Ukrainë, dhe këto tendenca po bëjnë që liderët e Moskës të fokusohen më shumë në atë kontinent.

Vitet e fundit, rivaliteti mes SHBA-së dhe Rusisë në Afrikë është rritur dhe për këtë ka arsye të ndryshme. Politikisht, kontinenti afrikan përfshin 55 vende, të cilat të gjitha janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara, që do të thotë se Afrika ka një fuqi të lartë votimi në organizatat ndërkombëtare. Fakti që 17 vende afrikane abstenuan nga votimi për të dënuar operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në mars 2022 dhe disa nuk morën pjesë në takim, tregoi se këto vende nuk ishin në përputhje me politikat e Perëndimit kundër Moskës. Fitimi i një terreni në Afrikë ka një rëndësi të madhe për Rusinë pasi është një rrugëdalje e rëndësishme nga izolimi ndërkombëtar i imponuar nga Perëndimi.

Kur shikohet nga një këndvështrim tjetër, pasuria e Afrikës për sa i përket naftës, arit dhe energjive të rinovueshme mund të thuhet se inkurajon konkurrencën e fuqive botërore për të kontrolluar këtë kontinent.

Përvese është një rezervë shumë e rëndësishme strategjike energjetike për të gjitha fuqitë ndërkombëtare, Afrika është edhe një treg i madh konsumi dhe një stimul tërheqës për tregjet globale. Sipas Faros Center, në brigjet e këtij kontinenti duhet të zbulohen më shumë se 100 miliardë fuçi rezerva nafte dhe rezervat e gazit natyror në kontinent vlerësohen të jenë në rreth 500 trilion metra kub. Prandaj, ajo ofron një mundësi të mirë për Rusinë, e cila ka një histori të rrënjosur thellë në kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit.

Rritja e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Afrikë ka rritur shqetësimet e Uashingtonit sa i përket pasojave që do të ketë zhvillimi i këtyre dy fuqive në Perëndim. Me projektet e tyre madhore në sektorët e minierave dhe infrastrukturës në të gjithë Afrikën, kompanitë private kineze e kanë bërë këtë fuqi në rritje partnerin më të madh tregtar dhe investues të Afrikës.

Pas fillimit të megaprojektit Nisma Brez dhe Rrugë, kërkesa për shërbimet e sigurisë së Kinës në Afrikë është rritur. Kompanitë kineze janë gjithnjë e më shumë përpara konkurrentëve të tyre perëndimorë në marrjen e vendimeve të shpejta dhe zbatimin e projekteve të tyre në Afrikë.

Për dy vitet e fundit, Kina dhe Rusia kanë kërkuar të vendosin një rend të ri global dhe për të arritur këtë qëllim janë mbështetur veçanërisht në vendet në zhvillim të Azisë dhe Afrikës. Në fakt, ndikimi në vendet bregdetare të Afrikës, të cilat i kanë kthyer shpinën Perëndimit, i hap rrugën realizimit të këtij rendi të ri.

Sipas Qendrës Evropiane të Studimeve (ESC), Uashingtoni i sheh lëvizjet e Pekinit në Afrikë si krijimi i një baze për të sfiduar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla që synon vetëm avancimin e interesave tregtare dhe gjeopolitike të SHBA-së, si dhe për të dobësuar marrëdhëniet e SHBA-së me popujt dhe qeveritë afrikane.

Sa i përket Rusisë, ESC shton se Uashingtoni beson se rajoni është një mjedis i hapur për kompanitë ushtarake paramilitare dhe private dhe pretendon se Moska po krijon paqëndrueshmëri në rajon për përfitime strategjike dhe financiare. Sipas këtij raporti, në gusht të vitit 2022, Uashingtoni u përpoq të kundërshtonte praninë e Rusisë dhe Kinës duke mbështetur shoqëritë afrikane, duke ofruar privilegje demokratike dhe të sigurisë dhe duke ofruar mundësi ekonomike.

Afrikanët po forcojnë lidhjet me Rusinë dhe Kinën, si dhe me fuqitë e tjera lindore. Sipas raportit të Der Spiegel të muajit janar, tre vendet Mali, Burkina Faso dhe Nigeri kanë dobësuar vazhdimisht lidhjet e tyre me Perëndimin dhe në të njëjtën kohë, kanë forcuar marrëdhëniet e tyre me Iranin.

Së fundi, mund të themi se realiteti aktual ndërkombëtar dëshmon luftëra të ndryshme për të formësuar rendin e ardhshëm ndërkombëtar botëror. Ndërsa SHBA përpiqet të ruajë hegjemoninë e saj mbi komunitetin ndërkombëtar, aktorë të tjerë si Rusia dhe Kina po përpiqen të ndryshojnë ndjeshëm strukturën globale dhe të krijojnë një sistem multipolar larg dominimit perëndimor. Kjo i bën vendet afrikane të pasura me burime, të cilat janë në rrugën e shkëputjes nga Perëndimi, në qendër të vëmendjes së fuqive lindore në rritje. Ndërkohë, lëvizja e Nigerit jep një pamje të qartë në rrugën drejt përfundimit të kolonializmit perëndimor në Afrikë.



Burimi : Alwaght English