Ambasadori: Nevoja e unitetit të Botës Islame

Publikuar në Dhj. 11, 2018, 4:51 p.m.

Ambasadori i Iranit në Bosnje dhe Hercegovinë tha në një program të veçantë të mbajtur në Sarajevë për të nderuar Pejgamberin Muhammed (a.s.) se kthimi i unitetit është domosdoshmëria e Botës Islame sot.

"Tekfiristët aktualë dhe terroristët tekfiristë nuk ka lidhje me mësimet e Profetit Muhammed (a.s.) , tha Mahmud Heidari të dielën.

Husein Kavazoviç, Myftiu i Bosnjës dhe Hercegovinës, përshkroi karakteristikat e Profetit nga ajetet e Kur'anit dhe falënderoi ambasadorin e Iranit për praninë e tij si përfaqësues i vëllait dhe i kombit mik.

Dijetari musliman  boshnjak Haxhi Miliç falënderoi ambasadorin iranian për pjesëmarrjen e tij në ceremoni dhe vlerësoi mbështetjen e qeverisë iraniane dhe të popullit për Bosnje dhe Hercegovinën që nga pavarësia e saj.

Ai theksoi se populli boshnjak dhe hercegovinas mund të marrin pjesë lirisht në programet fetare të mbajtura në xhami dhe teqe në të gjithë vendin.



Burimi : IRNA