Rusia: Izraeli ka zhvilluar sulm ajror ndaj Sirisë gjatë uljes së avionëve në aeroportet e Damaskut dhe Bejrutit

Publikuar në Dhj. 30, 2018, 1:14 a.m.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, i cili bëri një deklaratë për sulmin ajror të Izraelit në Siri, tha se sulmet u organizuan gjatë uljes së avionëve të pasagjerëve në aeroportet e Damaskut dhe Bejrutit për të kufizuar përdorimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore siriane.

 Konashenkov i cili ndau me publikun detajet e sulmit ajror, u shpreh se: “6 avionë luftarakë F-16 të Izraelit kanë kërcënuar dy avionë me kryerjen e një sulmi ajror në territorin sirian nga hapësira ajrore e Libanit. Sulmi i ushtrisë izraelite u zhvillua gjatë uljes së avionëve jo rus në aeroportet e Bejrutit dhe Damaskut.”

‘AVIONI NË DAMASK U DREJTUA NË BAZËN HMEIMIM’

Konashenkov vuri në dukje se  forcat qeveritare siriane kanë kufizuar sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarëve për të parandaluar një tragjedi të mundshme, si dhe theksoi se kontrollorët e trafikut ajror në Damask arritën të largonin avionin e pasagjerëve nga zona e rrezikshme dhe të drejtonin bazën ruse Hmeymim në aeroportin rezervë.

‘SIRIA SHKATËRROI 14 NGA 16 BOMBAT AJRORE’

Konashenkov njoftoi se gjatë sulmit, forcat izraelite përdorën bomba ajrore të tipit 16 GBU-39 dhe se 14 prej tyre janë shkatërruar nga mjetet siriane të mbrojtjes ajrore.

Në anën tjetër, Konashenkov njoftoi se si rezultat i goditjes në qendrën logjistike (7 km në perëndim të Damaskut) të brigadës 138 të ushtrisë siriane nga 2 bomba ajrore, janë plagosur 3 ushtarë sirian, si dhe shtoi se zjarri i hapur në qendrën logjistike, u shua pas një kohe të shkurtër.



Burimi : Sputnik News