SHBA-të do të shkatërrojnë ekonomikisht Turqinë

Publikuar në Jan. 15, 2019, 8:54 p.m.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë ekonomin turke në rast se Ankara kryen ofensivën ushtarake kundër kurdëve në Siri. Kërcënimi i Trumpit vjen si pasojë e tensioneve në mes SHBA-ve dhe Turqisë rreth fatit të aleatëve kurd të Washingtonit në luftë kundër ISIS-it, pasi që muajin e kaluar presidenti Trump  ka shpallur planin që të tërheq trupat amerikane nga Siria.

“Do të fillojmë tërheqjen afatgjate nga Siria, gjersa sulmojmë pjesën e vogël të mbetjes territoriale të ISIS-it, ka shkruar Trumpi në Twitter. “Prap do të sulmojmë nga bazat ekzistuese në rast se reformohet. Do të shkatërrojmë Turqinë ekonomikisht në rast se sulmojnë Kurdët”, ka shtuar ai, njashtu duke kërkuar krijimin e “zonës së sigurisë” prej 30 km.”Poashtu, nuk dëshirojmë që Kurdët të provokojnë Turqinë”.

Trumpi nuk e ka nxjerr detajet kush do të krijojë, vendos dhe paguajë zonën e sigurisë ku do të ishte e vendosur. Ankara një kohë të gjatë SHBA-të për shkak të marrëdhënieve të tyre ushtarake me njësit kurde të mbrojtjes popullore YPG, aleatit kryesor të Washingtonit në luftë kundër ISIS-it në Siri.

Turqia konsideron YPG-në dhe krahun e saj politik, Partinë demokratike të bashkimit PYD,”grupin terrorist”, të lidhur me PKK- e ndaluar në Turqi. Ministri i punëve të jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu ka porosit se Turqinë nuk do të frikësoj kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trumpi.

“Edhe më herët kemi thënë se nuk frikësohemi nga kërcënimet. Kërcënimet ekonomisë turke nuk do të sjell kurrfarë rezultate”, ka thënë shefi i diplomacisë turke Çavushogllu, pasi që në Ankara është takuar me kolegun luksemburgas Jeanom Asselborn. Ka theksuar Çavushogllu se partnerët strategjik nuk do të duhej komunikuar nëpërmjet Twitterit, rrjetës sociale të cilën Trumpi e shfrytëzon si mjet kryesor për shfaqjen para opinionit.

“Republika e Turqisë nuk është armik i popullit kurd”, ka porositur Çavushogllu dhe ka shtuar se forcat turke janë të vendosura kundër të gjithë”organizatave terroriste”.”Ekziston një presion serioz kundër Trumpit që mos të tërheq ushtrinë nga Siria, por tonet kërcënuese nuk janë të pranueshme”, ka thënë Çavushogllu.”Gabimi fatal është barazimi i kurdëve sirian me PKK-në, e cila është në listën terroriste të SHBA-së, me degën e tij siriane PYD/YPG”, ka shkruar në Twitter Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, ka reaguar kundër kërcënimit Trump duke thënë:” Turqia po lufton kundër terroristëve, e jo Kurdëve. Do të mbrojmë Kurdët dhe Sirianët tjerë nga të gjitha kërcënimet terroriste”.

Tërheqja amerikane ka filluar me tërheqjen e pajisjes ushtarake, sipas zyrtarëve amerikan. Por gjatë javëve të ardhshme, pritet largimi i 2000 ushtarëve amerikan, edhe pse Shtëpia e Bardhë thotë se do të vazhdojë presionin kundër ISIS-it. Megjithatë deklarata e Trumpit për tërheqjen shkakton shqetësim për shkak të sulmit të mundshëm të Turqisë kundër luftëtarëve kurd. Ankara, e cila sheh ushtarët si kërcënim për kufirin e saj jugor, ka reaguar me zemërim në propozimet  që tërheqja e ushtarëve të jetë e kushtëzuar me sigurinë e forcave kurde. Zyrtarët turk kanë thënë se lufta kundër YPG-së nuk varet nga “leja e askujt”.



Burimi : ALJAZEERA BALKANS