Gjenerata e re nga Irani fillon prodhimin e llojeve të avancuara të karburantit bërthamor

Publikuar në Jan. 16, 2019, 10:24 p.m.

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi se gjenerata e re e uraniumit të pasuruar në 20%, ka filluar punën për prodhimin e llojeve të avancuara të karburantit bërthamor.

Ka ardhur reagim nga Teherani, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe iu kthye  sanksioneve më të rënda.

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Ekber Salihi ka njoftuar se gjenerata e re e uraniumit të pasuruar në 20 %, ka filluar punën për prodhimin e llojeve të avancuara të karburantit bërthamor.

Salihi u shpreh se në vend të kopjojnë projektet e huaja, ata do të bëjnë projektet e tyre vendase, duke shtuar se reaktorët e rinj të karburantit bërthamor do të rrisin efikasitetin dhe prodhimtarinë.

Për Agjencinë e Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA), Salihi u shpreh kështu: “Për herë të parë Irani ka filluar projektin e karborantit modern të pasuruar në 20 % i cili do të përdorët në reaktorin e Teheranit.”

Salihi u shpreh se në reaktorin e kërkimeve mjeksore në Teheran deri më tani janë përdorur karburani i vjetër, si dhe shtoi se përdorimi i gjeneratës së re të karburantit, do të kontribuojë pozitivisht në prodhim.

Në reaktorin Arak, Salihi vuri në dukje se 18 % të oksigjenit të kërkuar për Tomografinë e Emetimeve të Positronit (PET), i cili është një metod imazhimi që siguron informacione metabolike dhe funksionale duke demonstruar ndryshimet biokimike në inde në fushën e mjeksisë bërthamore, ata e prodhojnë në 95 pastërti.



Burimi : Sputnik News