Shtëpia e Bardhë i kërkoi Pentagonit të paraqes opcionet e sulmit ndaj Iranit

Publikuar në Jan. 16, 2019, 11:31 p.m.

Wall Street Journal njoftoi se Shtëpia e Bardhë dëshiron që Pentagoni të paraqes opcionet për një sulm ushtarak ndaj Iranit.

Ekipi i sigurimit kombëtar të Shtëpisë së Bardhë tha se i kishte kërkuar Pentagonit të ofronte opsione për një sulm ushtarak ndaj Iranit.

Sipas lajmit të Wall Street Journal, kërkesa e Shtëpisë së Bardhë për sulme ushtarake shkaktoi shqetësime për zyrtarët e Pentagonit dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit.

U raportua se ndërkohë që Pentagoni iu përgjigj kërkesës, nuk kishte detaje se cilat ishin opsionet e paraqitura.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje me kërkesën.

Sipas njoftimeve, edhe zyrtarët e Pentagonit refuzuan të komentojnë në lidhje me këtë temë.



Burimi : Rast Haber