Imam Rizai nga këndvështrimi i një studiuese tajlandeze

Publikuar në Shk. 24, 2019, 12:22 a.m.

Prof. budiste dhe studiuese, Lempong Kelomkol lavdëroi ndikimin e Imam Rizait (a.s.), Imami  i tetë i myslimanëve shiitë, në qytetërimin Islam, iranian dhe  lulëzimin e shkencës.

Kelomkol, një nga pjesëmarrëset kryesore në Konferencën Ndërkombëtare të Imam Rizait (a.s.)  ka shprehur gëzimin e saj mbi praninë në këtë ngjarje, duke thënë: niveli, cilësia e kumtesave të paraqitur në këtë konferencë është me të vërtetë e lartë dhe kjo është interesante për të kuptuar se shumë autorë nga shtete të ndryshme, të ndikuara nga Revolucioni Islamik, kanë paraqitur kumtesa  të çmuara kërkimore mbi zgjerimin e Shiizmit në botë.

Ajo vazhdoi duke thënë se Irani gëzon një rekord shumë të fuqishëm historik dhe kulturor dhe shumë turistë tani janë gati për të vizituar vendin. Ajo gjithashtu vuri në dukje se është e pamundur për një turist të ardhur në Mashhad dhe të mos flasim për përkushtimin popullit iranian për imamët shiitë (a.s.).

Qyteti i shenjtë i Mashhad është vend qendrorë për të gjithë myslimanët shiitë në mbarë botën si rezultat i drejtpërdrejtë i pranisë së Imam Rizait (a.s.), ka shumë njerëz që kanë ëndërr për të vizituar këtë vend të shenjtë, tha studiusja budiste.

Ajo paraqiti ndjenjat e saj, përshtypjet e saj në Mashhad në këtë vizitë si një eksperiencë të pashpjegueshme,  duke thënë:

"I kam njohur  mendimet e imamëve shiitë, ndërsa unë studioja rolin  e muslimanëve shia në zgjerimin e Islamit në Tajlandë. Një nga të preferuarat e mia gjatë të gjitha këtyre studimeve ishte studimi i jetës së Imam Aliut Ibn Musai el-Riza (a.s.)

Studiuesja tajlandeze vuri në dukje se Imam Rizai (a.s.) është një karakter ndër-rajonal dhe një burim i vërtetë i urtësisë, për shumë muslimanë dhe jomuslimanë.



Burimi : Astan Quds Razavi