SHBA po mbledh ushtarë në Irak

Publikuar në Mars 15, 2019, 1:14 a.m.

Është raportuar se Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë dalë nga Iraku, po përgatisin një luftë kundër forcave lokale në vend. Ata synojnë po ashtu edhe forcat lokale në Siri. Kështu, që nga 6 marsi, trupat amerikane nga Jordania dhe Palestina e pushtuar, kaluan në Irak.

Një ditë më vonë, pasi forcat anti-SHBA në rajon bënë thirrje për rezistencë ndaj pranisë së SHBA-së në rajon, trupat amerikane në Gjirin dhe Evropën Jugore u urdhëruan që të jenë të gatshëm.

Sipas burimeve, u njoftua se organizatat irakiane që kanë si objektiv SHBA-në, janë Ketaib Hezbollah dhe Asaib al-Hak. Të dy organizatat thuhet se kanë një marrëdhënie me Hezbollahun dhe Iranin.

Burimet ushtarake të SHBA-së në rajon po vlerësojnë se përveq njësive në lindje dhe perëndim të Sirisë, janë të kërcënuara edhe bazat e Irakut në kufi me Sirinë.

Kishte krijuar shqetësim në Amerikë fakti se kryeministri i Irakut, Adil Abdel Mahdi i tha sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, se SHBA nuk mund të krijoj një bazë të re në Irak dhe se prania e saj aktuale ushtarake ishte e kufizuar në luftën kundër ISIS-it dhe trajnimit të ushtarëve të Irakut.

Burimi : Tesnim News Agency