DOSJE: Shiizmi Britanik I Cili Quan Mohues Sunnitët Dhe Është I Shmangur Nga Besimet Shiite

Publikuar në Prill 17, 2019, 12:57 a.m.

Termi “shiizmi britanik” ose “shiitët e Londrës” ka një kohë të gjatë që zihet në gojë. Udhëheqësi i Revolucionit Islam Imam Hamenei pasi bëri fjalë për “Islamin amerikanist”, kundrejt “Islamit thelbësor-të vërtetë të Muhammedit” të Imam Humejnit, tërhoqi vëmendjen për kërcënimin e quajtur “shiizmi britanik” së bashku me intelektualët e vendit.

Termi “shiizmi britanik” ose “shiitët e Londrës” ka një kohë të gjatë që zihet në gojë. Udhëheqësi i Revolucionit Islam Imam Hamenei pasi bëri fjalë për “Islamin amerikanist”, kundrejt “Islamit thelbësor-të vërtetë të Muhammedit” të Imam Humejnit, tërhoqi vëmendjen për kërcënimin e quajtur “shiizmi britanik”, së bashku me intelektualët e vendit. Ky është një lloj shiizmi me seli në Londër i cili mbështetet nga ana e shërbimit të fshehtë anglez me qëllimin e mbledhjes së prodhimit të ndasive në mes të vendeve muslimane. Sërish ky është një lloj shiizmi i cili synon që të zërë rrënjë përballë doktrinave të tjera muslimane përdor propoganda shumë të kushtueshme dhe përdor të tërë fuqinë e tij për t’u futur në gjirin e shiitëve.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam me raste të ndryshme nënvizoi fjalët kyçe si “sunnizmi amerikan” dhe “shiizmi britanik”. Ai në përfundim të fjalimit të tij të mbajtur në përvjetorin e vdekjes së Imam Humejnit, shpalosi në këtë mënyrë përpjekjet e Amerikës për të shkaktuar përçarje mes shiitëve dhe sunnitëve. Ai citoi kështu: “Ndaj kësaj dukurie duhet të tregohen të kujdesshëm si shiitët ashtu dhe sunnitët. Ata nuk duhet të bien pre dhe të mashtrohen nga loja e armikut. Sunnizmi i mbështetur nga Amerika është i njëjtë me shiizmin i cili po përhapet nga qendrat e Londrës drejt botës. Që të dy janë vëllezërit e shejtanit dhe që të dy janë ushtarët e Amerikës dhe Perëndimit”.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Revolucionit KulturorHasan Rahimpur Ezgadi është një intelektual i cili filloi që t’i ndriçonte njerëzit mbi çështjen e shiizmit britanik. Ndërgjegjësimet më të dendura mbi çështjen e shiizmit britanik nisën me fjalimet përpara namazit të xhumasë disa vite më parë. Në fjalimet e mbajtura Rahimpur Ezgadi, zbuloi risitë që kishte shpikur në vend kjo rrymë e quajtur “shiizmi i Londrës” dhe bëri të ditur se qëllimi i saj ishte “t’i tregonte shiitët si idiotë”.

Hasan Rahimpur Ezgadi, anëtar i Këshillit të Lartë Revolucionar Kulturor duke bërë të qartë se gjenden dy lloj muharremesh dhe “matemesh” (mbajtje zie) kumtoi kështu: “Mersijjen (këngën e vajit) e parë zyrtare për Imam Husejnin (p.m.t.) e ka recituar Jezidi, ndërsa “mersijjen” e parë të vërtetë e ka recituar e nderuara Zejnebe (p.m.t.). Edhe në ditët e sotme gjenden dy lloj mbajtjesh zie dhe lavdërimesh për Ehli Bejtin në bashkësinë shiite. Në këtë çast gjenden si kënga e vajit e Jezidit ashtu dhe kënga e vajit e Zejnebes (p.m.t.). Imam Humejni dhe Udhëheqësi i Revolucionit Islam përdorën dy thënie në lidhje me këtë çështje. Imam Humejni përdori thënien “Islami amerikanist”, ndërsa Udhëheqësi i Revolucionit përdori thënien “shiizmi britanik”.

Ajetullah Hamenei, në fjalimin e mbajtur në Javën e “Uahdetit” (Njëshmërisë) në vitin 2014 kreu lajmërime mbi çështjen e sunnizmit amerikan dhe shiizmit britanik. Udhëheqësi i Revolucionit Islam sqaroi faktorët të cilët do të siguronin njëshmërinë e botës islame dhe vuri në pah se është jashtëzakonisht e rëndësishme nga ruajta “e fyerjes dhe paragjykimit të keq të ndërsjelltë të doktrinave shiite dhe sunnite”. Ai duke kujtuar se shërbimet e fshehta perëndimore janë duke ndërmarrë hapa me diametër të gjërë me synimin e shkaktimit të përçarjes, shtoi se “ai lloj shiizmi i cili ka marrëdhënie me MI-6 britanike dhe ai lloj sunnizmi i cili është ushtari i CIA-s janë e kundërta e Islamit dhe të dërguarit”.

Veçoritë E Shiizmit Britanik

Shiizmi britanik është një lloj dege e Islamit amerikanist; është një degë e cila nuk ka të bëjë aspak me “shehadetin” (dëshminë) dhe “xhihadin” (luftën e shenjtë islame). Ky lloj Islami nuk paraqit asnjë lloj rreziku për “tagutët” (sistemet e qeverisjes së shejtanit) dhe “mustekbirët” (dhunuesit, shtypësit), po shkon dhe po ulet në heshtje pranë Amerikës dhe Izraelit. “Shiizmi britanik” parapëlqen qarjen dhe psherëtimën mbi trupin e përgjakur të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe jo vdekjen në udhën e tij. Qëllimi i shiizmit britanik nuk është lëvizja në drejtim të përmirësimit të fesë së të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) por ai thekson vetëm kundërshtimet dhe ndasitë. Ai i quan mohues muslimanët e tjerë fyen dhe shan gjërat e shenjta të muslimanëve të tjerë dhe del kundër qeverisjes së vetme shiite në botë.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam vazhdimisht ka theksuar dhe është duke theksuar në ndarjen e armiqve në dorën parësore dhe në atë dytësore. Shiizmi britanik nuk është një armik i dorës së dytë por është një projekt i armikut të dorës së parë. Një degë e këtij komploti të mallkuar është shfaqur nën petkun e ISIS-it e cila është dega e uehhabizmit dhe paditurisë. Një degë tjetër është shfaqur nën petkun e bahaizmit të turpshëm. Shiizmi britanik i tregon shiitët si gjakderdhës jo të arsyeshëm dhe të skajshëm. Megjithatë imamët e pafajshëm shiitë janë pasqyrimi i arsyetimit dhe i drejtësisë. Shpata e shiitëve del nga milli vetëm kundër frontit të mohimit dhe armiqve të Islamit. Kurseshpata e shiizmit britanik vret vëllezërit muslimanë ndërsa i bindet mohuesve dhe shtypësve. Me një fjalë shiizmi britanik nuk ka asnjë karakter.

Politika “divide et impera” (përça dhe sundo) e britanikëve, duke shkaktuar kundërshtime të besimit dhe ndasi, vijoi me punimin e dobësimit të shiizmit në krahasim me doktrinat e tjera. Megjithatë ky dobësim nuk ishte drejtpërdrejt ndaj shiitëve, përkundrazi ai vuri në shënjestër shiitët e paditur të cilët e kanë përvetësuar këtë si një doktrinë mike (ose së bashku me MI-6) shiizmin dhe shiitët. Rritja dhe ushtrimi i autoriteteve fetare në Londër, lënia e lirë e propogandave e shiitëve me besime dhe mendime të skajshme të parashikuara nga britanikët (dhe amerikanët), me sigurimin e hapjes së një numri të madh të stacioneve televizive në Amerikë dhe Britani ishin vetëm disa hapa të hedhur në këtë drejtim.

Përpjekjet e para të britanikëve për të vënë nën ndikim shiizmin, shkojnë pas deri në epokën kur Mirza Shiraziu i doli kundër marrëveshjes së arritur me britanikët imperialistë dhe pas tij në epokën kur dijetarët shiitë jepnin miratimin e xhihadit në çdo rast kundër kësaj fuqie të madhe imperialiste. Qeveria britanike dhe shërbimi i fshehtë i hapi dyert për t’i mirëpritur disa autoritete fetare shiite. Ato shfrytëzuan dukurinë se ata ishin të dashur në Europë; gjithashtu ato përgatitën terrenin e duhur për të rritur dhe stërvitur nxënës të cilët do të binin ndesh me stilin e autoriteteve fetare të bazeneve të diturisë së Kumit dhe Nexhefit.

Kjo rritje dhe  ushtrim i “klerikut fetar londinez” vijoi derisa në ditët e sotme arriti në pikën e cila është bërë e ditur si “autoriteti britanik fetar”. Fatkeqësisht familjet e njohura të autoriteteve fetare, me udhëzimin e projektit të MI-6 arritën deri në atë pikë sa filluan që të hetonin nga themelet autoritetet e nderuara fetare shiite dhe “Uelajetu’l-Fakihin” (Kujdestarinë e Juristit). Në sytë e këtyre njerëzve Islami dhe shiizmi nuk kanë asnjë problem as me despotizmin dhe tiraninë amerikane dhe as me regjimin pushtues sionist. Madje ata nuk shfaqin asnjë reagim as me mbrojtjen e fëmijëve të pafajshëm në Gazzë dhe as kundër ISIS-it. Sërish ata e lavdërojnë Amerikën dhe Britaninë me arsyetimin e lirisë së fjalës dhe shprehen hapur se ne nuk ka se çfarë u duhet për punët e Amerikës, Britanisë dhe Izraelit, të cilat Imam Humejni i kishte quajtur më të pështira se punët e ish Bashkimit Sovietik.

Klerikët fetarë të mbështetur nga britanikët, duke përhapur besimet dhe mendimet e skajshme në shkollat fetare, qendrat e kulturës dhe stacionet televizive, në njërën anë bëjnë thirrje për mallkimin e shiitëve ndaj sunnitëve dhe qëndrimin larg nga ata, ndërsa në anën tjetër fyejnë me fjalët më të shëmtuara muxhahidët shiitë të cilët luftojnë kundër terroristëve tekfiristë. Në këtë mënyrë shiizmi britanik përpiqet që terroristëve të cilët janë të mbështetur nga ana e Amerikës, Britanisë dhe Perëndimit të mos u hyjë asnjë gjemb në këmbë.

Shiizmi britanik, duke qenë se kishte ushtruar veprimtari në drejtim të çuarjes në vend të udhëzimeve përçarëse të britanikëve, është mëse e natyrshme se nuk ka asnjë lidhje me “uahdetin” (njëjësimin) islam kundër dhunës dhe shtypjes (imperializmit) ndërkombëtar. Kështu që dhe vetë zë vend në krah të dhunës. Mbështetësit e padjallëzuar dhe të mashtruar të kësaj pale - disa nga të cilët të mllefosur - kanë zhvilluar ecje të quajtura: “Qëndrimi Larg Ehli Sunnetit” me qëllim që t’i fryjnë zjarrit të armiqësisë, në një kohë kur përpjekjet e Republikës Islame Iraniane janë në kulm, për të shuar zjarrin e luftës mes shiitëve dhe sunnitëve. Mirëpo dihet se është e ndaluar mallkimi dhe fyerja e gjërave të shenjta të Ehli Sunnetit dhe bashkëshortes së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), pikërisht ashtu siç kanë theksuar vazhdimisht autoritetet e mëdha fetare shiite të Kumit dhe Nexhefit.

Në ditët e sotme Britania duke përdorur të tëra përvojat historike po përpiqet që të hakmerret kundër Frontit të Qëndresës i cili është duke nxjerrur kundërshtime të reja kundër imperializmit. Rënia dëshmor e Mirza Shiraziut nuk i kishte qetësuar. Gjithashtu Britania po përpiqej që të shkaktonte kundërshtime mbi çështjen e miratimeve antiimperialiste, të cilat ndalonin hakmarrjen e miratimit të ndalimit të prodhimit të duhanit, goditjen me kamë në kokë në ceremonitë e Ashurasë dhe mallkimin e gjërave të shenjta të Ehli Sunnetit.

Megjithatë shiizmi i arsyeshëm dhe i ndërgjegjshëm, i cili qëndron i paepur kundrejt dhunës dhe poshtërimit, bëhet i njohur si jo i arsyeshëm, i zemëruar dhe mbështetës i dhunës si pasojë e propagandave kundër të kësaj pale e cila vetë është e vogël, por rrjetet e medias i ka të mëdha. Ndikimin e kësaj propagande mund ta shihni në internet duke kërkuar për fjalët “shia muslim” (musliman shiit). Shumica e fotografive të cilat dalin si përfundim i kërkimit të “muslimanëve shiitë” janë pamje të goditjes me kamë etj...

Sërish nga veprimtaritë shiizmit të Londrës është ndryshimi i imazhit të shiizmit në formën e paraqites së tij si jo të arsyeshëm dhe mbështës i dhunës. Përvojat kanë vërtetuar se nuk ka dyshim se britanikët kishin kryer kërkime në një shkallë të caktuar si dhe zotëronin dituri dhe ndikim. Në kujtimet e tij Sejjid Husejn Nasri, rrëfen për përpjekjet e ambasadorit amerikan Uilliam Sulliuan dhe ambasadorit britanik Antony Parsons për t’u afruar me një autoritet imitues fetar në epokën e revolucionit. Ai mban mend se si ata kishin përdorur marrëdhënien e tij dhe ndikimin e tij për t’u afruar me një tjetër autoritet imitues fetar.(Kujtimet e Sejjid Husejn Nasrit, fq. 356)

Përpjekjet E Britanikëve Në Drejtim Të Përhapjes Së Goditjes Me Kamë

Shiizmi britanik bën të qartë mbështetjen e drejtpërdrejtë të klerikëve dhe autoriteteve fetare nga ana e qeverisë britanike si dhe dhënien atyre mundësitë e propagandës. Vetëm në një herë brenda dy viteve të shkuara u postua karta të cilat theksonin goditjen me thikë 400 mijë vetëve në ceremonitë e Ashurasë. Shpenzimi i dërgimit të këtyre kartave ishte të paktën një milion stërlina. Njëra nga arsyet e përdorimit të thënies “shiizmi britanik” për ta është bërja e ditur e shumicës së mendimeve dhe besimeve në stacionet televizive britanike.

Shiizmi britanik është një lloj partie politike e cila punon me shumë programe dhe fuqishëm. Si rrjedhojë çështja thelbësore e kësaj gjëje të quajtur “shiizmi britanik” e cila ka ardhur në rend të ditës, është nxjerrja nga qenia në shënjestër e kësaj shtypjeje botërore dhe vënia në shënjestrën e shigjetave të sulmit të muslimanëve. Nga cili burim ushqehet ky stil mendimi: “Nëse ne shiitët përbëjmë 15-20 % të popullsisë së muslimanëve, atëherë përparësia jonë nuk është shtypja, por armiku ynë kryesor janë 85 % të muslimanëve”? Ku është burimi i këtij mendimi të ulët?

Përfshirja E Kuvendit Britanik Në “Shiizmin Britanik”

Para ca kohësh parlamenti britanik, mori vendimin për themelimin e një komiteti shumëpartiak dhe njëra nga synimet e themelimit të tij ishte mbrojtja e shiizmit. Huxhxhetulislami Behmenpuri bëri të ditur se në këtë çast ky komitet ishte themeluar në parlamentin britanik. Gjithashtu disa shiitë në Britani u gëzuan shumë kur dëgjuan për këtë lajm i cili kishte të bënte me kryerjen e sulmeve të përgjakshme kundrejt shiitëve në botë. Duke patur parasysh faktin se Britania nuk ka bërë asgjë për hir të Allahut, me sa duket në Britani kanë nisur punimet të cilat synojnë themelimin e një mendimi në shkallën e vendimmarrjes për shiizmin britanik dhe themelimin e një “fabrike për prodhimin e autoriteve fetare” për veprimtari më të planifikuara në Londër.

Qendra Intelektuale Dhe Kulturore Të Shiizmit Britanik

Pak më lart u cek se shiizmi i shmangur britanik, është në zotërim të qendrave edukuese, kulturore dhe mediatike, të cilat janë të gërshetuara me njëra-tjetrën me mbështetjen dhe ndihmën e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të qeverive amerikane dhe britanike. Këto qendra edukuese, kulturore dhe mediatike janë aktive në Iran, Irak, Amerikë dhe Britani.

Këto të fundit kanë një numër shumë të madh të bazeneve të diturisë në Irak dhe janë duke stërvitur klerikë fetarë të cilët do të mbajnë fjalime kryesisht për Imam Husejnin. Shiizmi britanik duke shfrytëzuar dashurinë të cilën populli irakian ndjen ndaj Imam Husejnit ia ka dalë mbanë që të zërë një vend në Kerbela.

Në Kerbela është duke zhvilluar veprimtari Bazeni i Shejh Ahmed Ibn Fehad Hilit, i pajisur plotësisht me mbi 40 klasa. Në mesin e këtyre radhiten dy qendra të quajtura: “Muessesetu’th-Thekafijje Resulu’l-Eadhami” (Instituti Kulturor I Dërguari Më i Lartë) dhe “Merkezu’th-Thekafijjeti’l-Islamijje” (Qendra Kulturore Islame). Për më tepër ky bazen zotëron dhe 4 komitete të quajtura: “Hejjati” (Komisionet), “Mexhalisu’l-Husejni” (Kuvendet e Husejnit), “Ceremonitë dhe Përurimet” dhe “Konferencat dhe Simpoziumet”. Disa nga qendrat të cilat u përkasin kësaj pale janë “Muessesetu’l-Hajrijje 14 Masumijje” (Instituti i Bamirësisë së 14 të Pafajshmit), “Merkezu’l-Buhuthijjetu’l-Forat” (Qendra Kërkimore “Forat”), “Muessesetu’t-Taki” (Instituti “Taki”), “Muessesetu’l-Resulu’l-Eadhami” (Instituti i të Dërguarit më të Lartë) (ky i fundit ka një numër të madh degësh në mbarë Irakun), “Xhamiatu’l-Bejne’l-Mileli’l-Ehli’l-Bejti” (Universiteti Ndërkombëtar i Ehli Bejtit) dhe “Shia li’l-Enbai’l-Haberi’l-Eixhensi” (Agjensia e Lajmerimve dhe Lajmeve Shiite).

Disa nga rrethet e afërta të shiizmit britanik dhe instituicionet në Iran të cilat vazhdojnë që të përhapin mendimet dhe besimet e kësaj rryme janë të renditura si më poshtë: “Muessesetu Resulu’l-Ekremi” (Institucioni i Dërguari më i Nderuar), “Muessetu Imam Xheuad” (Institucioni Imam Xheuadi), “Musteshfa Sejjidu’sh-Shuheda” (Spitali Zotëriu i Dëshmorëe), “Uelijullah Hajri Dispanseri” (Shpërndarja Uelijullah Hajriu), “Muessesetu Sejjidu’sh-Shuheda li’l-Kardi” (Institucioni Zotëriu i Dëshmorëve në Dhënien e Borxhit), “Muessesetu’z-Zehra” (Institucioni Zehra), “Hejetu’l-Bejti’l-Abbasi” (Komiteti Shtëia e Abbasit), “Medresetu Imam Riza” (Medreseja Imam Rizai), “Muessesetu Imam Hadi” (Institucioni Imam Hadiu), “Shebeketu’th-Thekafe” (Rrjeti i Kulturës), “Hejetu’l-Muhsinijje” (Komiteti i Bamirësisë), “Mexhmeu’l-Askerijejni” (Përmbledhja Ushatarake).

Stacionet Televizive Të Cilat Shiizmi Britanik I Përdor Për Të Shkaktuar Përçarje

Sipas hetimeve të kryera u vu re se deri në vitin 2014 kryenin transmetime 14 stacione satelitore të cilat u përkisnin shiizmit britanik. Ndërsa në vitin tjetër u bë e ditur se do të shtoheshin dhe 2 stacione të tjera. Synimi i hapjes së këtyre stacioneve është përcjellja e besimeve dhe mendimeve të autoriteteve fetare në Londër të cilat transmetohen në gjuhë të ndryshme në këndet më të largëta të botës. Këto stacione u hapën në mes të viteve 2003 dhe 2013 dhe mund të kryejnë lirshëm transmetime. Gjithasht u bë e njohur se shpenzimet e këtyre stacioneve do të mbuloheshin nga paratë e mbledhura nga shikuesit dhe për këtë arsye u hapën seli dhe llogari bankare në shumë vende të botës.

1- Stacioni Merxheijet: ky stacion kryen transmetime në persisht, arabisht dhe anglisht, u jep përgjigje pyetjeve rreth sheriatit (ligjeve hyjnore) dhe bën transmetime të programeve që kanë të bëjnë me besimet e shiitëve të shmangur.

2- Stacioni Imam Husejni 1: ky stacion kryen transmetime kryesisht të gjoja Ehli Bejtit në persisht. Byroja qendrore e këtij stacioni gjendet në rrethinat e varrit të Imam Husejnit në Kerbela. Sërish ky stacionnë shumë orë të ditës kryen transmetime të pamjeve të drejtpërdrejta nga kamerat e haremit të Imam Husejnit.

3- Stacioni Imam Husejni 2: ky stacion kryen transmetime të të njëjtave programe në arabisht.

4- Stacioni Imam Husejni 3: ky stacion kryen transmetime të të njëjtave programe në anglisht. Në përgjithësi stacionet e Imam Husejnit tregojnë kujdes në transmetimin e besimeve dhe slloganeve të Imam Husejnit, drejtimi dhe përcaktimi i këtyre transmetimeve kryhet nga Londra.

5- Stacioni Selam (Paqja): ky stacion nisi transmetimin në vitin 2005. Rishtas ky stacion pretendon se nuk i përket asnjë partie ose lëvizjeje politike. Drejtuesi i këtij stacioni Muhammed Hidajeti jeton në Amerikë dhe njihet me kundërshtimin e tij të ashpër ndaj Republikës Islame Iraniane dhe Uelajetu’l-Fakihit (Kujdestarisë së Juristit). Disa nga folësit e këtij stacioni u larguan nga ky stacion duke reaguar si pasojë e kryerjes së transmetimeve të cilat mbështesnin ata të cilët shkaktuan trazira në ngjarjet që u shfaqën pas zgjedhjeve të vitit 2009 në Iran.

6- Stacioni Zehra dhe Mehdi: stacioni Zehra dhe Mehdi kryen transmetime nga sateliti hotbird, ai kyen transmetimin e programeve në persisht, arabisht, anglisht dhe turqisht.

7- Stacioni 4 Teen (Për Të Rinjtë): ky stacion kryen transmetime në arabisht pa kërkuar ndonjë ndihmë financiare. Gjëja të cilës i bën propagandë ky stacion është goditja me thikë për Imam Husejnin. Kjo e fundit pra goditja me thikë sqarohet si një vepër e pëlqyer nga ana e ekspertëve të këtij stacioni.

8- Stacioni Enuar (Dritat): ky stacion nisi kryerjen e transmetimit nga tre satelitë në vitin 2004. Transmetimi i programeve të këtij stacioni kryhet nga Londra por selia qendrore gjendet në Kuvajt. Stacioni Enuar është njëri nga stacionet më të rëndësishme fetare të Irakut dhe përpiqet që të përhapë mendimin e shiizmit britanik.

9- Stacioni Baki (I Përjetshmi): ky stacion nisi transmetimin dy vite më parë me pretendimin se po përcillte zërin e shiitëve dhe dhunimin e imamëve në të tërë botën.

10- Stacioni Akile (E Mençura).

11- Stacioni Imam Sadiku.

12- Stacioni e Nderuara Hadixhe: ky stacion transmeton në gjuhën urdu (gjuhën e Pakistanit) dhë në gjuhët e Azisë juglindore.

13- Stacioni Selam (Paqja).

14- Stacioni Fedek: drejtuesi i këtij stacioni “Jasir Jahja Abdullah Habibi” lindi në vitin 1977. Ky i fundit ishte 25 vjeç kur u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Kuvajtit. Kishin kaluar tre vite që nga themelimi i “Komitetit të Shërbyesve të Mehdiut”. Qeveria e Kuvajtit e mbylli këtë komitet dhe e burgosi atë si pasojë e mendimeve të skajshme.

Megjithatë ky i ri kishte arritur që të hynte në syrin e britanikëve. Brenda një kohë të shkurtër ai u bë çështja e ditës e organizatave amerikane dhe britanike të të drejtave të njeriut. Qeveria e Kuvajtit ishte çuditur se përse organizatat e të drejtave të njeriut kishin shfaqur kaq shumë interes për këtë klerik të ri fetar në mesin e kaq njerëzve të arrestuar dhe të torturuar; por për të mos i hapur më shumë telashe vetes nuk e mbajti atë të burgosur më tepër se tri muaj. Jasir Jahja Abdullah Habibi, është njëri nga klerikët fetarë të cilët jetojnë në Londër dhe janë të zënë me mbjelljen e farërave të armiqësisë ndaj sunnitëve në zemrat e shiitëve me mundësitë e siguruara nga qeveria britanike. Fjalimet e këtij mullahu britanik janë të mbushura me fyerje të hapura dhe të vazhdueshme ndaj autoriteteve të mëdha imituese. Shiizmi britanik i quan jashtë feje autoritetet imtituese shiite.

Shejhu i ri sapo doli nga burgu në Kuvajt u bë mik me britanikët. Ai mori strehim politik në Britani dhe shkoi në veri të këtij vendi. Vetëm dy vite ishin më se të mjaftueshme për vendosjen dhe zgjerimin me shpejtësi të fushës së veprimtarisë së tij në Londër. Ai nisi botimin e një gazete të quajtur: “Shia Neëspaper” (Gazeta e Shiitëve). Sërish ai hapi “Haudatu’l-Ulumi’d-Dinijje Imam Askerijejni” (Bazeni i Shkencave Fetare Imam Askeriu) në Londër dhe me ndihmën e britanikëve ai hapi stacionin televiziv Fedek. Rishtas në vitin 2010 ai zhvendosi “hejetin” (komisionin) në emrin e qendrës “Sejjidu’sh-Shuheda Husejnije” (Zotëriu i Dëshmorëve Husejni) në Londër. Më pas ai i zhvendosi bazenin e shkencave fetare, komisionin, zyrën e punës, median, stacionin televiziv Fedek, gazetën e shiitëve dhe siten e internetit në kompleksin që ka ndërtuar.

15- Stacioni Ehli Bejti: ky stacion fillimisht u hap nën drejtimin e një afgani të quajtur Hasan Allahjari në qytetin e Kumit. Ai duke zgjedhur këtë emër të shenjtë u përpoq që të zinte një vend për vete në atmoferën kulturore të qytetit të Kumit. Veprimtaria më e rëndësishme e stacionit Ehli Bejti janë përpjekja për të shkaktuar përçarje në mes të doktrinave muslimane. Gjithashtu veprimtaritë më të rëndësishme të këtij stacioni janë vënia e theksit i quajtur “muhsinijje” i ditëve të mbajtjes së zisë për të nderuarën Fatime, kryerja e festimeve të quajtua “Festa e Zehrasë” në përvjetoret e vdekjes së prijësit të dytë dhe fyerja e vazhdueshme ndaj bashkëshortes së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Stacioni Ehli Bejti kryen 24 orë transmetime në Amerikë dhe kryen transmetime të programeve në drejtim të shkaktimit të përçarjes në mes të doktinave muslimane. Prezantuesi fiks dhe në fjalë i këtij stacioni bëri të njohur se ky stacion i përkiste autoriteteve imituese dhe pretendoi se kishte mbështetjen e selive të autoriteve imituese. Mirëpo zyrtarët e selive të autoriteteve imituese i përgënjeshtruan këto pretendime.

Njëri nga autoritetet imituese afgane i cili jeton në Kum, Ajetullah Kurban Ali Muhakkik Kabuli e mbështeste stacionin Ehli Bejtit. Kur në vitin e shkuar u zbulua natyra e stacionit përçarës dhe Ajetullah Kurban Ali Muhakkik Kabuli me anë të një lajmërimi të botuar në shtator të vitit 2010 theksoi njëjësimin në mesin e muslimanëve dhe citoi kështu: “Iu bëj thirrje të tërë ndjekësve në përgjithësi dhe ndjekësve të vërtetë të Ehli Bejtit në veçanti që të ruhen nga dhënia e çdo lloj ndihme materiale dhe shpirtërore ndaj stacionit televiziv në fjalë. Në këndvështrimin tonë dhënia e çdo lloj ndihme për këtë stacion, për çdo stacione dhe qendra të tjera nuk ka rëndësi se si quhen, nëse do të kryejë transmetimin e programeve të cilat shkaktojnë përçarje brenda bashkësisë muslimane, jo vetëm që nuk është e lejuar por quhet se është një bashkëpunim me armikun”.

Për më tepër në një program të transmetuar të këtij stacioni televiziv në Londër pasi bëri të ditur se “Ne këtë mbrëmje do të shpallim luftë kundër Aishesë” mblodhi bashkë një bashkësi të vogël njerëzish dhe fyeu bashkëshorten e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Më pas ky program u soll në rend të ditës në lajmet kryesore dhe në mediat shoqërore të vendeve si Iraku, Arabia Saudite, Libani, Pakistani etj. dhe si pasojë e kësaj u shkaktuan përleshje në mes të shiitëve dhe sunnitëve. Këto përleshje arritën në atë shkallë sa ndaj kësaj reaguan dhe autoritetet fetare imituese.

Udhëheqësi i Revolucionit Islam Ajetullah Hamenei dha këtë miratim pasi iu kërkua që të jepte një të tillë në lidhje me fyerjen e të nderuarës Aishe bashkëshortes së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) nga ana e dijetarëve të Arabisë Saudite: “Nuk ka dyshim se është e ndaluar fyerja e simboleve të vëllezërve tanë të Ehli Sunnetit në këtë kontekst ngritja e akuzimeve ndaj bashkëshortes së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Kjo gjendje përfshin të tëra bashkëshortet e të tërë të dërguarve (p.m.t.) dhe veçanërisht bashkëshortet e të dërguarit të Islamit të nderuarit Muhammed Mustafa (p.q.m.t.)”. Ky miratim thuajse si të ishte një ujë i cili shuan zjarrin e la pa ndikim zjarrin e përçarjes së shiizmit britanik dhe veçcanërisht krijoi një jehonë të gjërë në mediat e Ehli Sunnetit.

Shkurtimisht kjo rrymë e shmangur po përpiqet që të përhapë këto tri çështje:

1- Përhapja e veprimtarive të dëmshme si goditja me kamë, ecja mbi qelqe te thyera dhe mbi zjarr, goditja me thikë në shpinë etj.

2- Fyerja e gjërave të shenjta të Ehli Sunnetit dhe shpallja e qëndrimit larg tyre.

3- Fyerja e Revolucionit Islam, Imam Humejnit dhe Udhëheqësit të Revolucionit Ajetullah Hameneit.

Kjo rrymë e quan si sistem djallëzor çdo lloj qeverisje islame të themeluar përpara shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe me këtë pretekst e kundërshton ashpër Republikën Islame e cila është qeverisja e vetme shiite në këtë botë.

Para disa kohësh Ministria e Shërbimit të Fshehtë të Iranit duke hedhur një hap të duhur i mbylli dhe i vuri vulën selive të këtyre stacioneve satelitore në Kum, Teheran dhe Meshhed si dhe arrestoi disa njerëz. Për më tepër me vendim gjykate u ndalua dhe qasja e disa siteve të internetit të cilat u përkisnin kësaj rryme.



Burimi : Medya Şafak