Nuk jemi të shqetësuar për shkak të reaktorëve nuklear saudit

Publikuar në Prill 17, 2019, 11:57 p.m.

Para disa ditësh lideri iranian imam Hamenei ka deklaruar se vendet perëndimore po ndihmojnë Arabinë Saudite në prodhimin e reaktorit nuklear. Orientalisti izraelit dhe profesori në Universitetin e Haifas, dr. Yaron Freidman konsideron se kjo nuk është propagandë boshe. Disa ditë pas deklaratës së imam Hameneit,  agjencioni i lajmeve Bloomberg ka publikuar fotografitë e incizuara nëpërmjet satelitit, e cila tregon hapësirën në të cilin por ngre shtat centrali i parë nuklear saudit.

Në artikullin e botuar në gazetën Yedioth Ahronoth, dr. Yaron Friedman shkruan se “centrali gjendet në jug të King Abdylaziz City for Science and Technology(Qendra nacionale saudite për shkencë dhe teknologji) në afërsi të Riadit. Burimi i shqetësimit është se Arabia Saudite nuk është nënshkruese e marrëveshjes për kufizimin e pasurimit të uraniumit dhe nuk e ka lajmëruar Agjencionin ndërkombëtar për energjinë atomike për programin e vet të ndërtimit të pajisjeve nukleare”.

Në rast se Arabia Saudite përvetëson fuqinë nukleare, konsideron Friedman, është e mundshme që të përdoret edhe për qëllime ushtarake, e jo vetëm civile. Konsideron se është e mundshme nëse Arabia Saudite përvetëson këtë teknologji, kjo teknologji mund të zgjerohet edhe në vendet tjera në rajon. Ka përkujtuar se në mars të vitit të kaluar trashëgimtari i fronit saudit Muhamed bin Selman ka kërcënuar se në rast se Irani përvetëson armë nukleare edhe Arabia Saudite do të bëjë të njëjtën gjë, ndërsa një muaj pas kësaj këtë kërcënim e ka përsëritur ministri i tij i punëve të jashtme.

Friedman konsideron se vizita e shkurtit të trashëgimtarit saudit Pakistanit, ka lidhje pikërisht me aspiratat nukleare të Arabisë Saudite. Pakistani është shtet i vetëm mysliman i cili posedon armë nukleare dhe është në marrëdhënie mjaft të mira me Arabinë Saudite, dhe është e mundshme që Arabia Saudite, nga Pakistani të merr armë të gatshme nukleare, pa nevojë që ta zhvillojë vet, edhe pse Arabia Saudite tregon qëllimet që me kapacitetet vetanake të prodhon armë të tilla. Në dy gjëra programi nuklear saudit është në pozitë më të mirë nga ai iranian:

  • Arabia Saudite nuk duhet  të blejë uranium, pasi e ka në shkretëtirën e saj.
  • Programi nuklear saudit e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi që janë të bindura se programi i tyre nuk ka qëllim të prodhojë armë nukleare dhe konsiderojnë se zhvillimi i programit nuklear saudit do të sjell dobi shtesë financiare.

Friedman ka fol për atë se ekzistojnë mosmarrëveshjet në mes administratës së Shtëpisë së Bardhë, Kongresit dhe disa biznesmenëve të rëndësishëm lidhur me programin nuklear saudit, pasi që disa konsiderojnë se ky projekt do të sjell Shteteve të Bashkuara të Amerikës miliarda të reja dollarësh, gjersa të tjerët po frikësohen se kjo do të paraqet kërcënim për Izraelin, duke përkujtuar se Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2017 kanë centralin nukleare të cilët e kanë ndërtuar me ndihmën e Koresë Jugore.

“Izraeli dëshiron të ruajt përparësinë strategjike në fushën e energjisë nukleare në rajon. Programi nuklear pakistanez neve nuk na shqetëson shumë, pasi që ky shtet, për dallim nga Irani, nuk po tregon qëllimin që të shkatërrojë Izraelin. Ndërsa sa i përket Arabisë Saudite, gjersa është në aleancë me Izraelin kundër armikut të përbashkët, Iranit, nuk ka arsye për shqetësim, edhe pse nuk duhet hequr mendjesh se Lindja e Afërt është hapësirë e paparashikueshme ku janë të mundshme çfarëdo çoftë befasia”, ka përfunduar Friedmani.



Burimi : SAFF