Udhëheqësi i Namazit të Xhumasë në Teheran:Hoxha i lartë bën thirrje për unitet, solidaritet kundër komploteve të armiqve

Publikuar në Qershor 13, 2019, 10:59 p.m.

Udhëheqësi i Namazit të Xhumas të Teheranit, Ajetullah Imami Kashani, thotë se populli  iranian ka treguar se SHBA-ja dhe aleatët e saj se kurrë nuk do t'i dorëzohet komploteve të paraqitura nga të tjerët, duke bërë thirrje për një unitet më të madh në vazhdimin e rrugës së zhvillimit.

Gjatë predikimit në Hytben e Xhumasë,  Ajetullah Imami Kashani iu referua porosive të fundit të Udhëheqësit të Revolucionit Islam mbi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit mes njerëzve, duke thënë se populli , autoritetet dhe partitë e ndryshme politike duhet të ndjekin udhëzimet e Udhëheqësit për arritjen e idealeve të Revolucionit Islamik.

Hoxha i madh vuri në dukje se SHBA nuk ka lënë asnjë gur të palëvizur për të minuar imazhin e vërtetë të Revolucionit Islamik që nga fitorja e tij e lavdishme në vitin 1979, por të gjitha politikat e saj janë dënuar me dështim.

"Pa dyshim, armiku kurrë nuk mund ta sjellë popullin fisnik të Iranit islamik në gjunjë dhe populli iranian dhe qeveria do të dalin fitimtarë me durimin e tyre", shtoi ai.

Ajetullah Imami Kashani gjithashtu përshëndeti pjesëmarrjen masive të njerëzve në tubimet e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit, duke thënë se armiqtë përpiqen të krijojnë luftë dhe konflikte mes myslimanëve.

Në vend që të luftonin kundër njëri-tjetrit, ai theksoi, vendet islamike duhet të bashkohen në luftën kundër pranisë kriminale të armikut okupues në Palestinë.

Ai më tej shprehu besim në lidhje me fitoren përfundimtare të popullit  palestinez mbi regjimin izraelit.



Burimi : Mehr News Agency