Pelegrinët iranianë të Arbaninit më shumë se 3 milion

Publikuar në Tet. 26, 2019, 2:11 a.m.

Numri i besimtarëve iranianë që regjistrojnë emrat e tyre për të marrë pjesë në marshimet e këtij viti  të Arbainit ka tejkaluar 3 milion.

Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, 3.83 milion njerëz kanë regjistruar emrat e tyre në një faqe të veçantë të quajtur Samah për të shkuar në Irak për pelegrinazh.

Ajo shtoi se krahina e Teheranit ka numrin më të madh të pelegrinëve me 489,000 regjistrues, e ndjekur nga provincat e Khuzestan, Isfahan, Razavi Khorasan  dhe Fars.

Regjistrimi për udhëtimin shpirtëror do të vazhdojë deri të enjten, 17 tetor.

Sipas  organizatave të ndërlidhura, rreth 2 milion iranianë kanë hyrë tashmë në Irak për marshimet vjetore.

Arbaini, i cili është një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, vjen 40 ditë pas Ashures, përvjetorit të martirizimit të Imam Huseinit (a.s.) dhe shokëve të tij në betejën e vitit 680 në Qerbela.

Cdo vit, një turmë e madhe muslimanë shiitë, përfshirë shumë iranianë, mblidhen në Qerbela, ku ndodhet  Xhamia e Shenjtë e Imam Huseinit (a.s.),  për të kryer ritet e zisë në Arbain.

Arbaini bie më 19 tetor 2019 .



Burimi : IQNA