Ajetullah Hamenei përgëzon të krishterët, myslimanët në përvjetorin e lindjes së Jezu Krishtit

Publikuar në Dhj. 28, 2020, 6:37 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid Ali Khamenei përgëzoi të krishterët dhe myslimanët në të gjithë botën me rastin e përvjetorit të lindjes së Jezu Krishtit (a.s.).

"Unë i përgëzoj të gjithë të krishterët dhe myslimanët e botës, veçanërisht bashkatdhetarët tanë të krishterë, në përvjetorin e lindjes së Profetit # Jezus Krishti, Mesia (a.s.)," tha Ajetullah Hamenei në një mesazh të postuar në llogarinë Twitter të zyrës së Udhëheqësit të Premten.

Të enjten Presidenti iranian Hassan Rouhani dhe Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif përshëndetën gjithashtu përvjetorin e lindjes së Jezu Krishtit dhe Vitin e Ri.

Krishtlindja është një festival vjetor që përkujton lindjen e Jezu Krishtit, më 25 Dhjetor si një festë fetare dhe kulturore midis miliarda njerëzve në botë.



Burimi : IQNA