Të paktën 25 të vrarë në sulmin terrorist në Dayr al-Zawr të Sirisë
Të paktën 25 njerëz u vranë në një sulm terrorist në provincën lindore të Sirisë, Dayr al-Zawr.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se sulmi synoi një autobus përgjatë një autostrade kryesore në Dayr al-Zawr të mërkurën, duke vrarë "25 qytetarë".
Sipas raportit, 13 persona u plagosën gjithashtu në sulm.
Nuk u dha detaje të tjera.
I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmi u krye nga grupi terrorist Daesh, njoftoi Press TV.
Grupi pro-opozitës pretendoi se të paktën 30 ushtarë sirianë u vranë në pritën e autobusit.
Siria është mbërthyer nga militantizmi i mbështetur nga të huajt që nga marsi I vitit 2011.
Qeveria siriane thotë se regjimi izraelit dhe aleatët e tij perëndimorë dhe rajonalë po ndihmojnë grupet terroriste Tekfiriste që po bëjnë kërdi në vend.
Forcat e qeverisë siriane kanë marrë përsëri shumë zona të kontrolluara dikur nga grupet terroriste.
Burimi : IQNA