Sekreti I Qëndrueshmërisë Dhe I Palëkundshmërisë Së Imam Khomeinit

nga Vullnet Merja | Publikuar në Qershor 5, 2023, 11 a.m.

Në Kur'anin e shenjtë, në suren Muxhadele, ajeti 11, lexojmë: "Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija."

Gjithashtu, në suren Fatir, ajeti 28 lexojmë: "Në të vërtetë, nga robtë e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët.

Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhje mbi familjen e tij!) ka thënë: "Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve."

Imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Dijetari është gjallë edhe nëse ka vdekur, kurse injoranti është i vdekur edhe nëse është gjallë."

Në këto dy ajete të Kur'anit të shenjtë, e në ajete të tjera, në këtë thënie të profetit tonë të dashur dhe në thënien e prijësit të besimtarëve, imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) duket qartë pozita e lartë e dijetarëve. Gjithashtu, nëpërmjet tyre kuptohet se dijetarët e devotshëm janë të pavdekshëm. 

Është privilegj i madh që të shkruash e të flasësh për dijetarë të mëdhenj ë Islam, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në rrugën e ruajtjes e të përhapjes së mesazhit islam. Njëri prej atyre dijetarëve është edhe eruditi, komentuesi dhe juristi I madh, imam Khomeini (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të cilin do ta quaja pa asnjë ekzagjerim flamurtar të vijës së vulës së proftëve, profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), dhe të Ehli Bejtit të tij të pastër.

Një person në pozitën e Imam Khomeinit, për nga dija, morali apo xhihadi, është i palëkundur në përmbushjen e obligimit të tij hyjnor në të gjitha situatat dhe qëndrimet. Ky është rezultat i natyrshëm, sepse imami e ndërtoi rrugëtimin e tij revolucionar gjatë jetës së tij mbi bazën e besimit, jurisprudencës islame dhe mbi etikën dhe moralin e pastër islam. Përveç kësaj, një njeri si imam Khomeini nuk mund t'i nënshtrohet logjikës së kërcënimit. E çfarë kërcënimi mund ta frikësojë një njeri, i cili sheh me syrin e zemrës dhe se nuk ka asnjë ndikues për atë në këtë ekzistencë përveç Allahut?

Imam Khamenei e quan atë shpirti husejnijan, që është shpirti me të cilën Imam Husejni (paqja qoftë mbi të!) u përball i vetëm me të gjithë armiqtë në betejën e Kerbelasë.

Imam Khamenei, (ju shtoftë jetëgjatësia!) thotë: "Gjatë jetës së nderuar të Imam Khomeinit, e cila zgjati dhjetë vjet pas fitores së Revolucionit, ai nuk u tremb e nuk u frikësua për asnjë çast nga kërcënimet e shumta e madhore të armikut. Për këtë ai kishte të njëjtin shpirt husejnijan."

Lufta zakonisht shoqërohet me humbje dhe jeta e njeriut ishte e dashur për imam Khomeinin. Atij i lotonin sytë për atë që vuante dhe kishte dhimbje. Këtë e kemi parë shumë herë, pasi ai ishte një person i mëshirshëm dhe i dashur. Zemra e tij ishte e mbushur me butësi, humanizëm dhe dashuri. Zemra e imamit e tejmbushur me besim e me dashuri kurrë nuk u lëkund përballë kërcënimeve dhe sfidave. Ajo as nuk u lëkund, as nuk u tërhoq gjatë dhjetë viteve. Kështu që të gjithë armiqtë e Revolucionit e kuptuan dhe e ndjenë se imam Khomeini nuk mund të frikësohet prej askujt dhe prej asgjëje, përveçse nga Krijuesi i tij. Është një mirësi e madhe që armiku të ndjejë se ky njeri nuk mund të mposhtet dhe nuk mund të largohet me frikë dhe me kërcënim.

Të gjithë e kuptuan se imam Khomeini (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kishte një personalitet të fortë dhe se ai ishte një njeri që nuk mund të hiqej lehtë nga arena politike dhe se nuk mund të kërcënohej me presione. Po ashtu, edhe kërcënimi praktik ishte i kotë të përdorej për ta larguar atë nga qasja e tij. Kështu që ata u detyruan ta pranojnë ashtu siç ishte dhe siç vepronte.

Pra, ky personalitet hyjnor që imam Khomeini zotëronte dhe që ndikoi te rinia revolucionare, i ka rrënjët e thella në tokën e Kerbelasë së imam Husejnit (alejhi selam).

Lideri Suprem, Imam Khamenei, (iu shtoftë jeta!) thotë: Ajo që mund të konkludohet është se dallimi i Revolucionit të Ashurasë nga revolucionet e tjera, është qëndrushmëria dhe palëkundshmëria e Imam Huseinit (alejhi selam). Imami ynë i madh, imam Khomeini, (Zoti qoftë i kënaqur me të!) u frymëzua nga qëndrushmëria e imam Husejnit dhe këtë qëndrueshmëri e mori si qasje në revolucionin e tij dhe në stilin e jetës së tij. Prandaj, ai mundi të sigurojë vazhdimësinë e Republikës Islamike dhe e zmbrapsi armiqtë së bashku me metodat djallëzore, presionet dhe kërcënimet e tyre. Ai i tregoi armikut se presioni, kërcënimi dhe sulmi, nuk funksionojnë dhe se ky lider nuk është një njeri që dekurajohet e gjunjëzohet nga veprime të tilla.

Imam Khomeini (shpirti i tij u shenjtëroftë), ishte shembull në veprimtari dhe vendosmëri të lartë në përmbushjen dhe kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.

Këtu nuk po flasim për një gjendje normale të një të riu revolucionar, serpse Imam Khomeini e filloi lëvizjen e tij revolucionare në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçare. Mirëpo, në lëvizjen e tij ai zotëronte shpirtin e rinisë, madje ishte në ballë të rinisë në përballimin e mundimeve dhe vështirësive gjatë viteve të gjata të Revolucionit Madhështor Islamik që kreu.

Ky shpirt rinor i imam Khomeinit ngjalli admirimin e botës, madje edhe Imam Khamenein shpesh e përmendin me admirim dhe me nderim të madh.

Imam Khamenei rrëfen disa nga veprimtaritë e Imam Khomeinit në punë e revolucion dhe thotë: “Përvoja e imamit është shfrytëzuar si duhet një herë të vetme me të cilën u arrit fitorja absolute, që është Revolucioni Islamik i kohës sonë. Zoti i Madhëruar e krijoi Imamin tonë të madh në atë mënyrë që ky personanalitet të mos ndihej i lodhur dhe i mposhtur dhe dështimi asnjëherë nuk ndikoi në shpirtin e tij, por ai përpiqej të përparonte edhe në rrethanat më të vështira. E keni parë nga afër, gjatë tetë viteve të luftës, se Imami ynë i madh nuk vendosi të tërhiqej dhe ishte i palëkundur si një mal i fortë. Njeriut i duket i lehtë xhihadi nëse pas tij ka një mal të fortë si imam Khomeini. Imami ishte i palëkundur në kohën e luftës. Ai e vazhdoi luftën me qëndrueshmëri të lartë me gjithë disfatat, vështirësitë, torturat, presionet, internimet dhe pleqërinë, pasi imami nuk ishte i ri në moshë kur hyri në arenën e revolucionit e të luftës, përkundrazi, ai ishte gjashtëdhjetë e tre vjeç në atë kohë.

Më kujtohet një nga fjalimet e tij në vitin 1341 hixhri (1962 pas Krishtit) ku thoshte: Pse dhe nga çfarë duhet të frikësohem? Nëse më vrasin, atëherë unë jam gjashtëdhjetë e tre vjeç, do të vdes duke qenë në moshën e Pejgamberit më të nderuar (paqja e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij) dhe në moshën e Prijësit të besimtarëve imam Aliut (alejhi selam). A ka lumturi më të madhe se kjo? Ky ishte arsyetimi i tij.”

Imam Khomeini e vazhdoi veprimtarinë dhe aktivitetin e tij edhe në kohën e Mbrojtjes së Shenjtë (ditët e Revolucionit) dhe në vitet që pasuan themelimin e Republikës Islamike në Iran.

Imam Khamenei thotë: “Ai mundi të përballonte të gjitha vështirësitë e pleqërisë. Kur mori drejtimin e Revolucionit të madh ishte tetëdhjetë vjeç dhe e udhëhoqi atë me vendosmëri të madhe, që ju vetë e patë, deri në moshën nëntëdhjetë vjeçare. Ky mal i fortë nuk u lëkund kurrë nga kërcënimet e Amerikës, të Bashkimit Sovjetik, nga bashkimi i dy superfuqive, nga lufta tetëvjeçare, nga embargot ekonomike, mediatike, politike e të tjera. Ai nuk u ndikua nga emocionet, prandaj arriti të triumfojë.

Ka ndodhur në shumë e shumë revolucione të kryera në botë, që revolucionarët u tërhoqën nga disa parime të revolucioneve të tyre dhe ndryshuan fjalët dhe veprimet e tyre, ose u dobësuan, u frikësuan dhe u dorëzuan. Por, Imam Khomeini (qoftë i shenjtëruar sekreti i tij) ishte një personalitet unik në aspektin e qëndrueshmërisë dhe pandryshueshmërisë së parimeve dhe pozicioneve të tij para dhe pas Revolucionit.

Imam Khamenei thotë: “Askush nuk vuri re tek Imami, deri në fund të jetës së tij, asnjë gjurmë depresioni, hezitimi, lodhjeje, neglizhence dhe dorëzimi. Shumë nga revolucionarët e botës lëkunden kur arrijnë moshën e pleqërisë dhe janë të rezervuar për disa gjëra, saqë ndonjëherë tërhiqen nga fjalët e tyre kryesore. Mirëpo, fjalët e imamit në vitet e tij të fundit të jetës së zij ishin më revolucionar se në vitin 1963, më itë forta dhe më ndikuese. Ai po plakej, por zemra e tij ishte ende e re dhe shpirti i tij ishte i etur.

Origjina dhe baza e kësaj palëkundshmërie dhe qëndrueshmërie e imam Khomeinit është Kur’ani fisnik, i cili thotë: “Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t’u jepnim ujë të bollshëm.” (Surja Xhin ajeti 16)

Në një ajet tjetër Kur’ani fisnik thotë: "Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes)" e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” (Surja Fusilet ajeti 30)

Besimi i tij i fortë dhe palëkundshmëria e tij e madhe e mbajnë imamin të gjallë dhe përjetësojnë mendimin dhe rrugën e tij.

Metoda e imamit ngjalli shpresë, vetëbesim në shpirta. Ai iu mbështet Allahut në rrugëtimin e tij dhe në Revolucionin e tij. Ai largoi dëshpërimin, errësirën dhe pesimizmin. Populli iranian, me anë të Revolucionit Islamik e ndryshoi gjendjen e tij shpirtërore, kështu që Zoti ua ndryshoi situatën, siç thotë Kur’ani fisnik: “…Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Surja Rrad ajeti 11)


  Në përvjetorin e 34 të kalimit nga kjo jetë të Imam Khomeinit, shprehim respekt të veçantë për këtë njeri të madh, për Revolucionin e tij islamik dhe për mbarë popullin Iranian, i cili mbart në zemrën dhe shpirtin e tij besimin në Allahun e Madhëruar, largpamësinë, durimin, shpresën dhe vlerat e larta humane.

E lus Allahu Fuqiplotë që të na bëjë prej ndjekëve dhe zbatuesve të urdhrave dhe të porosive të Tij, porosive të profetit Muhamed, të familjes së tij të pastër, të shokëve të tij të zgjedhur dhe të dijetarëve të paharruar, si imam Khomeini (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

Vullnet Merja

Kryetar i Shoqatës FLLADI