Rohinjasit nga dëshpërimi ikin në të panjohurën

  • None
Publikuar në Maj 21, 2015, mesnatë

Numri i madh i emigrantëve në Azinë juglindore janë pjesëtarët Rohinjas nga Mianmari. Këta njerëz të dëshpëruar duan të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të largohen në të panjohurën. Pesë anëtar të familjes së Fatimes kanë braktisur Mianmarin. Ata janë Rohinjas, pakicë etnike të cilët pushteti nuk aktual nuk i njeh. Kanë parë se  këtu për ata nuk ka ardhmëri dhe para dy muaj kanë hipë në anije. Javën e kaluar Fatimja ka pranuar thirrjen:
“Vajza më ka lajmëruar se tani jeton në një xhami afër Indonezisë. Nuk di se ku. Më ka thënë se djali im, vëllai i saj, është vrarë në anije”, ka cek Fatimja. Vajza e Fatimes, nusja dhe nipat janë vetëm disa nga afro 2000 njerëz të cilët gjatë dy javëve të fundit me anije kanë arritur në Indonezi, të lodhur dhe të traumatizuar.
Besohet se me mijëra Rohinjas dhe emigrantët tjerë nga Bangladeshi akoma lundrojnë nëpër detin Andaman dhe ngushticën malaje. Ekuipazhet e anijeve kanë lëshuar anijet e tyre nga frika prej pushtetit. Fjala është për krizën humanitare, kurse në Mianmar shikohet si pjesë e problemit. Luftëtarët për të drejtat e njeriut akuzojnë pushtetarët të cilët i ndjekin Rohinjasit dhe i sjellin në gjendje mjeruese. Qeveritarët refuzojnë këto akuza.”Sa herë që ndodh diç e këtillë, e tërë bota thotë se është përgjegjëse populli i Mianmarit. Si kryeministër i shtetit Rakhine, atë në tërësi e refuzoj”, ka thënë kryeministri i shtetit Rakhine Muang Maung Ohn. Por popullata e këtushme rrëfen tregimin tjetër. Rohinjasit nuk mund të gjejnë punë, dhe se nuk iu është lejuar të braktisin fshatrat dhe kampet, edhe pse nga konflikti etnik dhe fetar në mes budistëve dhe myslimanëve në këtë shtet kanë kaluar tre vjet.
Njerëzit theksojnë të dëshpëruar se duan të largohen nga Rakhine, edhe pse disa nuk e ndajnë këtë mendim.”Pasi që kam dëgjuar lajme se njerëzit bien viktimë, mendoj që nuk dua tani më të shkoj”, ka thënë Maung Maung Hla. E dinë edhe se kush janë tregtarët me njerëzit, por nuk duan të tregojnë emrat  e tyre. “Ky është një nga vendet nga i cili lundrojnë anijet, gjithmonë natën, për të evituar rojet bregdetare. Shfrytëzojnë anijet e vogla peshkatare dhe lundrojnë në detin e hapur, ku i presin anijet e mëdha me të cilët lundrojnë drejt jugut”. Së shpejti fillon sezona e shirave monsunike. Anijet do të ndalen së lundruari. Por pas gjashtë muajsh kur prapë fillon sezona e lundrimit, disa nga këta njerëz të dëshpëruar prapë do të vendosin të ndërmarrin këtë hap të rrezikshëm, pa marr parasysh rreziqeve të cilëve iu kanosen gjatë lundrimit në detin e hapur drejt të panjohurës.