ISIL-i është formuar për të përhapur një imazh të rremë të Islamit

  • Dr. Abdel Rahman Mihalffy, përkthyes i Kur'anit të Shenjtë…
Publikuar në Korrik 4, 2015, mesnatë

Grupi  tekfirist ISIL është formuar për të përhapur një imazh të rremë të Islamit në botë dhe për të krijuar frikë, i cili është një produkt që mund të shitet nga Rendi i Ri Botëror.

Dr. Abdel Rahman Mihalffy, përkthyes i Kur'anit të Shenjtë dhe kryetar i Këshillit të Evropës për Fetva për Transaksion hallall në Vjenë, Austri, bëri vërejtje në një intervistë me Agjencinë IQNA për statusin e Islamit dhe të muslimanëve në vendet evropiane.

 

Këtu në vazhdim është intervista e plotë:

 

Pyetje: Sa muslimanë ka në Evropë?

 

Përgjigje: Në Hungari numri i vlerësuar i muslimanëve është vetëm 15.000, ndërsa në Austri gjysmë milioni. Në Evropë ne kemi 45 milionë muslimanë.

30 milionë jetojnë në Evropën Perëndimore dhe pjesa tjetër në Rusi.

 

Pyetje: Ka disa raporte për rritje të pranisë së grupeve Tekfiriste  në vendet evropiane. A është e vërtetë kjo?

 

Përgjigje : Kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Në vitet 1960-ta, miliona muslimanë arritën në Evropë, pas çlirimit të kolonive. Këto muslimanët ishin kryesisht punëtorë aktivë që janë të punësuar nga kompanitë e mëdha shumëkombëshe evropiane. Këta muslimanë nuk e kanë praktikuar besimin e tyre aq shumë në atë kohë. Ata kanë punuar dhe kanë transferuar paratë e fituara për familjet e tyre. Në vitet 1980-ta, parlamentet evropiane lejuan   bashkimin familjar dhe brenda dhjetë viteve numri i muslimanëve është rritur 3-4 herë. Emigrantët e rinj nuk ishin punëtorë aktiv, por anëtarët e familjes të cilët praktikuar fenë e tyre. Në këtë kohë misione të ndryshme  fetare erdhën nga vendet amë, me qëllim për të forcuar besimin e emigrantëve të rinj. U krijua xhamitë dhe komunitetet muslimane, ku të ardhurat financiare nuk kontrolloheshin. Pra, muslimanët nuk integroheshin në shoqërinë evropiane dhe madje edhe vendet e BE-së nuk janë duke u kujdesur aq shumë për integrimin e tyre. Si rezultat i mësimeve të ndryshme islame, në popullatat e ndryshme muslimane, sektet dhe shkollat ​​e Islamit u takuan në BE-, gjë që kurrë më parë nuk ishin takuar gjatë historisë. Këto mësime të ndryshme janë toleruar  pjesërisht, deridiku ndaj njëri-tjetrit dhe ndonjëherë jo.

 

Kur kompanitë shumëkombëshe transferuan aktivitetet e tyre në Azi dhe në Lindjen e Largët, ku puna ishte më e lirë, emigrantët humbën punën e tyre. Miliona e kanë humbur punën e tyre. Në mesin e këtyre milionave ishin edhe muslimanët evropianë, gjithashtu. Në këto rrethana problemet raciale, etnike dhe fetare mund të dalin në sipërfaqe  dhe të fillojnë të dominojnë. Në të njëjtën kohë, një valë e re e emigrantëve ka ardhur në numër të madh në BE. Në mesin e këtyre refugjatëve ka edhe tekfiristë dhe identifikimi i tyre është shumë i vështirë.

 

Evropa është në krizë. Kjo krizë është ekonomiko-financiare dhe morale. Në këtë krizë askush nuk është i kënaqur dhe njerëzit janë duke kërkuar (burimin) e problemet  dikë tjetër. Politikanët janë gjithashtu duke ikur nga përgjegjësia dhe po zgjedhin mënyra më të lehta. Ata flasin për ruajtjen e vlerave evropiane dhe mirëqenien, ku emigrantët kanë për të marrë një pjesë të përgjegjësisë. Në këtë situatë kaotike, grupet Tekfiriste mund të ofrojnë zgjidhje për të rinjtë të cilët janë të devijuar dhe të cilët jetojnë në anën e dobët të shoqërisë. Ata lehtë mund të rekrutojë muslimanët të cilët janë të papunë dhe madje edhe jo-muslimanët të cilët janë kriminelë ose psikopat.  Për shkak të (ndihmë financiare nga) Arabia Saudite dhe Katari, këto grupe Tekfiriste kanë financat e tyre në mënyrë që ata mund të veprojnë më lehtë.

   

Pyetje: Aktet e grupeve terroriste si ISIL (ISIS)  kanë pasur shumë pasoja negative në jetën e muslimanëve në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. A kanë shkaktuar  ata probleme të veçanta për muslimanët evropianë?

 

Përgjigje: Problemi kryesor është që njerëzit në Evropë  nuk mendojnë se çfarë  është ISIS dhe çfarë nuk është Islami! Ata veshin veshje islame, kanë mjekër të gjatë dhe të bërtasin Allahu Ekber, ndërsa ata ndjekin Shejtanin.  Ata nuk janë kundër Izraelit, nuk janë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ata janë kundër muslimanëve të tjerë! Çfarë lloj i Islamit është ky kur ata janë kundër sunnive, shiive dhe sufive?  Sigurisht, ne e dimë se ky është misioni i tyre:

 

- Për të krijuar një imazh të rremë të Islamit për botën.

- Për të krijuar frikë. Frika është një produkt që mund të shiten nga Rendi i  Ri Botëror.

- Për të krijuar destabilizim.

- Për të shkatërruar kulturën, të arriturat njerëzore dhe prishen çdo gjë që është e lidhur me diturinë dhe shkencën.

 

Nëse shoqëritë evropiane me këta e identifikojnë Islamin, atëherë për ne muslimanët nuk do të ketë më vend në ato shoqëri.

 

Pyetje: Ata kanë kanë keqpërdorur  ajetet e Kur'anit të Shenjtë për të justifikuar krimet e tyre. A kanë sjellë këto një qëndrim negative ndaj Librit të Shenjtë, Kur’anit, dhe besimtarëve të tij?

 

Përgjigje: Ku është Islami në qoftë se mendimi është i ndaluar, opinionet janë të ndaluara? Islami është i bazuar në durim, mëshirë, ​​tolerancë, paqe dhe në  arsye. Një njeri që mendon është gjithmonë kërkues, ai bënë pyetje për të zbuluar botën për rreth. Çfarë   ata mund të zbulojnë ? Islami është fe e paqes, kurse ata thonë se Islami është fe e luftës ... Kjo është satanike, shejtanore. Çdo fe që është shpallur nga Zoti është e bazuar në dashuri dhe tolerancë. Nëse një besim është i bazuar në urrejtje dhe ne urrejtjen nuk mund ta konsiderojmë si Islam apo ndonjë fe tjetër.

 

Pyetje: Çfarë është perceptimi i përgjithshëm i Islamit në Evropë?

 

Përgjigje: Në Evropë nuk ka një perceptim unik islamik. Njerëzit kanë ardhur nga vende të ndryshme, kanë mendime të ndryshme dhe kanë prinjësa të ndryshëm fetarë.  Përkushtimi në Islam gjithashtu ndryshon. Jeta në Evropë është laike dhe kështu pjesa më e madhe e njerëzve janë të zënë me çështjet jetësore të dynjasë dhe jo për të gjithë feja Islame ka përparësi.

 

Në Austri dhe Gjermani shumica e muslimanëve janë me origjinë turke. Ata përfaqësojnë  tre apo katër brezni të emigrantëve të parë turq. Vetëm brezi i fundit merr shtetësinë gjermane. Baballarët dhe gjyshërit e tyre qëndruan një jetë në Gjermani me shtetësi turke. Ky fakt ndikon në lidhjen e tyre me shoqërinë vendase. Sot disa prej tyre janë biznsmen të pasur, kanë fabrika dhe qendra tregtare. Konceptet islame të këtyre biznesmenëve kanë ndikuar  edhe në perceptimin Islam të xhamive të cilat janë ndërtuar atje. Përveç sekteve të ndryshme sufiste Islame, ne mund të shohim edhe përfaqësitë e shkollave zyrtare turke islamike të mbështetura nga qeveria turke, dhe në anën tjetër ka lëvizje, fondacione të financuara nga Fathullah Gyleni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka edhe shoqata, organizata tjera të cilat janë shumë aktive.

 

Në Francë dhe Belgjikë emigrantët nga Algjeria, Tunizia dhe Maroku i kanë të përcaktuara drejtimet Islame, ndërsa në Britani ka kryesisht indianë dhe pakistanezë. Vendet skandinave kanë pranuar gjithmonë refugjatë të cilët kanë vuajtur nga persekutimi fetar dhe politike, kështu  në këto vende ka  muslimanë  pothuajse nga të gjitha anët, por kryesisht nga Iraku.

 

Shkollat Islamike janë të pafajshme edhe në qoftë se ndonjëherë ato e  kundërshtojnë njëra-tjetren.  Megjithatë veprimtaria Vehabiste-Selefiste  filloi të forcohet në vitet 1980-ta dhe ata që atëherë janë duke minuar mësimet tradicionale islame. Me ndihmën e dollarëve të naftës tyre ata mund të përhapin mendimet e tyre fanatike për disa komunitete dhe kështu të përçajnë muslimanët. I njëjti rast që unë duhet të përmendi është edhe me Vëllazërinë Muslimane të cilët janë gjithashtu shumë aktiv. Ata shfaqen pothuajse kudo dhe pretendojnë të drejtën për të menaxhuar aktivitetin Islam.

  

Pyetje: A është e vërtetë se ka pasur një rritje të numrit të sulmeve Islamofobe në Evropë?

 

Përgjigje: Sigurisht. Islamofobia është atje në Evropë. Megjithatë,  gjithçka ka arsye. Edhe Islamofobia ka arsye. Unë e kam  përshkruar më lart gjendjen e muslimanëve dhe lidhjen e tyre mes njëri-tjetrit dhe me shoqëritë lokale. Edhe faktet si papunësisë , kriza dhe situata që turpërojnë mund të konsiderohen si arsyet.

 

Megjithatë, si mund të analizohet Islamofobia në Bashkimin Evropian  nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit?

 

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë  të krijojnë qeverinë e saj botërore, por ka disa superfuqitë tjera në zhvillim si Kina dhe Rusia. Edhe dollari është në krizë dhe mund të rrëzohet. Vlera e dollarit është vetëm gënjeshtër. Shtetet  mund të përshpejtojë rënien e dollarit. Për të ruajtur hegjemoninë e saj, Shtetet e Bashkuara kanë  vetëm një mënyrë: për të destabilizuar botën dhe për të krijuar më shumë konflikte si në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Afrikë, etj Në këto rrethana, Shtetet e Bashkuara, si një perandori nuk dëshiron aleatë për shkak se Aleatët kanë të drejta të barabarta. Shtetet e Bashkuar  dëshirojnë vasalë  dhe skllevër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë askënd. Pra, me Islamofobi, Shtetet e Bashkuara  mund të destabilizojnë Evropën dhe me Tekfirista si një instrument në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kështu Amerika mund të dënojë çdo shtet, në çdo kohë. Unë mendoj se Islamofobia është një produkt i rritur artificialisht, në mënyrë që të rregullojnë proceset brenda Evropës për hir të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Izraeli, gjithashtu, me Islamofobi mund të manipulojë  me parlamentet  evropiane që të mos e njohin shtetin e Palestinës dhe Izraeli gjithashtu mund të merr mbështetje nga BE-ja për të forcuar pozitat e tyre Sioniste.

Në qoftë se ne kemi vënë së bashku këto lidhje, ne logjikisht mund të shohim se Islamofobia dhe sulmet që kanë të bëjnë me të do të rritet në Evropë. Masat e refugjatëve që vijnë në Evropë këto ditë janë edhe pjesë e atij plani.

 

Pyetje: Cili është roli i muslimanëve - qoftë në Botën Muslimane apo në vendet Perëndimore në përmirësimin e imazhit të Islamit?

 

Përgjigje: Muslimanët dhe Bota Muslimane mund të bënjë shumë. Islami praktik si namazi, këndimi i Kur’anit, agjërimi, janë shumë të bukura, por jo të mjaftueshme. Unë mund të shoh se në disa shoqëri, të rinjtë e lënë Islamin dhe e përqafojnë  kulturën perëndimore, sepse Islami nuk është duke i dhënë  përgjigje pyetjeve të tyre, ndërsa përgjigjet janë aty, në Islam. Ku është Islami praktik? Ku është komunikimi ynë? Ku është ekonomia Islame? Ku është Sistemi i Bankave Islame, i cili mund t’i shmang krizat? Pse shtetet islamike nuk zbatojnë këto metoda? Pse vendet islamike përdorin Rregulla Konvencionale Hebrenje në ekonominë e tyre dhe gjithmonë  dështojnë? Pse vendeve islamike nuk e kanë juridiksionin e tyre islamik? Nëse nuk ka Juridiksion Islam ne jemi gjithmonë në një kurth. Sot ligjet dhe rregulloret sioniste të deklarojnë se cili është një terrorist, cili është një hajdut, cili është kriminel.  Sipas këtyre ligjeve, ne myslimanët gjithmonë mbetemi kriminel, sepse ne mbrojmë tokën dhe pronën e cila është konsideruar si një krim. Sipas ligjit të tyre të tokës që është e jona, nafta është prone  e jonë, por sipas tyre të gjitha i përkasin atyre, kështu që ne jemi vjedhës. Kjo për shkak se juridiksioni i tyre punon, kurse  juridiksionin jonë nuk ekziston. Sipas kësaj logjike, në këtë moment nuk është që ne, muslimanët, të cilët deklarojmë kjo është hallall kjo është haram. Kjo është një turp! Dhe ata kanë të drejtë ! Ne e therrim kafshën me Bismilah në qafë dhe ne themi hallall, ndërsa mishin nuk e kontrollojmë fare nga aspekti shëndetësor, që mund të jenë me smundje. Ky është dimension që ne mund të shohim edhe në çështje të mëdha të botës! Ku është shkenca? A jemi kundër përparimit, zhvillimit? Nëse Ibn Sina, el-Batani, Ibn Heitham dhe shkencëtarë të tjerë muslimanë jetonin sot, ata të gjithë do të ndjeheshin keq!  

Qëllimi i themelimit të Këshillit Evropian për Fetva për Transaksion Hallall në Vjenë, Austri, ishte që të ketë një Juridiksioni Islamik i cili punon së bashku me autoritetet vendore dhe me autoritetet e tjera islamike në një mënyrë të koordinuar. Kjo i shërben Islamit dhe integrimit të muslimanëve.

 

Pyetje: Duke pasur parasysh kaosin aktual, si e shihni ju të ardhmen e kësaj situate dhe të ardhmen e muslimanëve?

          

Përgjigje: Përgjigja është shumë e thjeshtë. Nëse ne muslimanët nuk do të ndryshojmë, ne do të zhdukemi nga kjo botë. Sot nuk ka asnjë Mëshirë  (Rahmet) që mund të na shpëtojë. Mëshira (Rahmeti) prej All-llahut do të vijë nëse ne veprojmë për Të. Është koha për  t’u zgjuar dhe të ndryshojmë mendjen tonë. Ne duhet të dalim nga koha historike. Të hjekim dorë nga ndarjet, përçarjet, të hjekim dorë nga problemet sektare. Zgjidhja është bashkimi dhe Islami i vërtetë praktik, i cili forcohet nga shkenca dhe akl (urtësia).

 

Kur’ani i Shenjtë (Surja 13: Ajeti 12) thotë: “Për atë (të dërguarin) është një varg i meleqëve para tij dhe prapa tij; ata e ruajnë atë me urdhërin e All-llahut. Vërtet, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që është në zemrat e tyre. Dhe kur All-llahu dëshiron të dënojë një popull, nuk ka kush ta ndal, as nuk kanë ndonjë ndihmëtar pranë tij.”

 

 

Shënim:

 

Dr. Abdel Rahman Mihalffy, 60 vjeçar, është një qytetar hungarez. Ai e përfundoi Universitetin e Bujqësisë në Hungari në vitin 1979, ka doktoruar, ka marrë PhD, në gjenetikë dhe ka studiuar Sheriatin Islam  në Universitetin e Al-Azhar, Kairo në vitet 1982-1986.

Ai  e përktheu Kuranin e Shenjtë  në vitin 1992,  dhe Nahxh ul-Belagën, Shtegu i Elekuencës, në vitin 1995) në gjuhën hungareze. Ai është themelues i Bashkësisë Islame Hungareze, në vitin 1988, dhe ishte i pari shejh, kryetar i parë i saj deri në vitin 1996.

Aktualisht, ai është Kryetar i Këshillit Evropian për Fetva  në Vjenë, Austri. 



Burimi : IQNA News