Aktori thotë se filmi 'Muhammedi (a.s.)' është ndikues

  • Aktori Ali Reza Shuxhanouri, në rolin e Abdul-Mutalibit
Publikuar në Shta. 25, 2015, mesnatë

Aktori Ali Reza Shuxhanouri, i cili ka luajtur rolin e Abdul-Mutalibit, në filmin  Muhammedi, i Dërguari i Zotit, e përshkroi filmin si ndikues.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Iqna, ai tha se pritja e filmit në Festivalin Botëror të Filmit në Montrealit  (MWFF) ishte e mahnitshme.

Shumë nga ata që e shikuan filmin më thanë se filmi e ndryshoi pikëpamjen e tyre rreth Islamit, shtoi ai.

Ali Reza Shuxhanouri, gjithashtu, tha se është shumë i lumtur që ka marrë pjesë në këtë projekt dhe nuk do të hezitojë në qoftë se kërkohet që të jetë pjesë e episodeve të tjera në vazhdim.

Filmi Muhammedi, i Dërguari i Zotit, që  është pjesa e parë e trilogjisë  të filmit më të kushtuar në Iran, për jetën e profetit Muhammed (a.s.), u shfaq premierë në kinematë anembanë Iranit më 26 gusht 2015 dhe ka tërhequr një numër të madh të audiencës.

Filmi, gjithashtu, u shfaq si filmi që hapi Festivalin Botëror të Filmit në Montreal  (MWFF) në këtë vit në Kanada.

Filmi, me regji të regjisorit të njohur iranian Mexhid Mexhidi, u prit aq mirë sa që organizatorët e festivalit e konsideruan shfaqjen madhështore.

Mexhid Mexhidi  është një drejtor filmi i vlerësuar ndërkombëtarisht, i vlerësuar edhe si producent,  dhe i vlerësuar si skenarist, filmat e të cilit kanë prekur  shumë tema dhe zhanre dhe ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.

Një numër i profesionistëve të vlerësuar ndërkombëtarisht, duke përfshirë  fituesit e çmimeve ndërkombëtare për efektet vizuale, regjisori  Scott E. Anderson, tri herë fitues i Çmimit Oskar, drejtori italian i fotografisë

Fituesi i Çmimit Akademik, kompozitori, Indian, Allah-Rakha Rahman e ka shkruar, komponuar  muzikën për filmin.



Burimi : IQNA News