Bangladeshi i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të zgjidhë çështjen e Rohingya

Publikuar në Shk. 22, 2017, 11:24 p.m.

Duke pasur parasysh që situata e Rohingya-ve sa vjen dhe përkeqësohet, Ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit, AH Mahmood Ali i ka bërë thirrje ditën e hënë komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për adresimin e shkaqeve kryesore të problematikës së Rohingya.

Ai e ka bërë thirrjen gjatë vizitës së tij tek Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut në Myanmar, Yanghee Lee në shtëpinë shtetrore Padma. Ai ka theksuar se kërkohet një zgjidhje paqësore për problematikën e gjatë tashmë në lidhje me migrimin nga Myanmar në Bangladesh dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masat e duhura për ta luftuar problemin që nga rrënjët e tij. Një ish zyrtar, pas vizitës së tij është shprehur se “Ne duam që raportuesja ta shohë situatën nga terreni dhe fizikisht të dëgjojë historitë nga njerëzit Rohingya që jetojnë atje.” Dhe ka shtuar se reporterja për të drejtat e njeriut do të vizitojë pazarin Cox ditën e martë.

Për momentin Lee ndodhet në Bangladesh për një mision tre ditorë në Pazarin Cox dhe do të vizitojë atje vendbanime të ndryshme ku jetojnë për momentin në rezidenca të përkohshme me çadra një popullsi që pati migruar nga Myanmar që më 9 tetor të vitit 2016.

Gjatë takimit, Ministri Ali ka informuar reporteren e posaçme mbi hapat që ka ndjekur Bangladeshi mbi refugjatët e Myanmarit dhe ata që kanë kombësi por nuk kanë dokumentacion që kanë hyrë në Bangladesh gjatë këtyre viteve nga shteti Rakhine e Myanmarit, sipas Ministrit të Jashtëm të atyshëm.

Ai e ka informuar reporteren e posaçme edhe mbi statusin e riatdhesimit të refugjatëve në përputhje me marrëveshjen e negociuar nga vetë ai në vitin 1992 dhe i ka bërë me dije se 236.599 myslimanë të Rakhine janë riatdhesuarë sipas kësaj marrëveshjeje deri në prishjen e saj në vitin 2005.

Ministri i Jashtëm e ka informuar reporteren e posaçme edhe në lidhje me iniciativat e qeverisë së Bangladeshit për të hyrë në marrëdhënie me Myanmarin nëpërmjet vendosjes së zyrave doganore në kufinj dhe krijimin e dialogut në bashkëpunimin mbi sigurinë.

Ekspertja për të drejtat e njeriut do të fokusohet në situtaën mbi popullsinë e veçantë të Myanmarit, që kanë kaluar kufirin në Bangladesh gjatë 4-5 muajtë e fundit dhe ngjarjet që i kanë detyruar ata që të largohen nga vendi i tyre. Ajo është shprehur se “Nëse do të mund të kem akses për të parë nga afër komunitetet e prekura nga këto ngjarje, do ta kisha më të lehtë të kuptoja situatën e të drejtave të njeriut në Myanmar.”



Burimi : http://iuvmpress.com/