Mashhadi organizon Panairin e Librit të Botuesve të Botës Muslimane

Publikuar në Nën. 19, 2017, 9:01 a.m.

Mashhadi në  Iran do të organizon Panairin e 19-të Ndërkombëtar të Librit nën titullin "Botuesit Botëror Muslimanë" në fund të këtij muaji, tha një zyrtar.

Jusuf Amini, përfaqësue i kulturës dhe shtypit i Departamentit të Kulturës dhe Drejtimit Islamik të provincës Razavi, tha se panairi do të organizohet në qytetin e shenjtë, në Mashhad  nga 30 nëntori deri më 7 dhjetor 2017.

Ai tha se botuesit nga Irani dhe një numër i shteteve të tjera islamike, duke përfshirë Irakun, Sirinë, Pakistanin dhe Afganistanin, do të paraqesin  veprat e tyre në panairin e librit.

Panairi i Librit do të përfshijë gjithashtu  Javën e Kulturës së Algjerisë, vuri në dukje zyrtari.

Panairi i librit do të ketë 12-të seksione, të tilla si librat e universitetit, libra për fëmijë dhe të rinjtë, librat fetarë, e kështu me radhë.

Gjithashtu, do të ketë programe kulturore gjatë ngjarjes njëjavore.



Burimi : IQNA