Rusia mbyll konsulatën amerikane në Shën Petersburg dhe dëbon 60 diplomatë amerikanë

Publikuar në Mars 31, 2018, 1:49 a.m.

Ministri i punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia do t’a mbyll konsulatën amerikane në Shën Petersburg dhe do t’i dëboj 60 diplomatë amerikanë.

Erdhi deklarata e parë kundërpërgjigjëse nga Moska lidhur me fushatën e filluar nga SHBA-ja dhe aleatët e saj kundër Rusisë për shkak të rastit ‘Sergey Skripal’ në Angli.

 Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov sqaroi se çfarë lloj shpagimi do të ken ata pas dëbimit të më shumë se 150 diplomatëve rusë të më shumë se 25 shteteve perëndimore të udhëhequra nga Amerika pas dëbimit të 23 diplomatëve rus nga Anglia.

 Lavrov i cili tha se ambasadori amerikan në Moskë, Jon Hunstman u ftua në Ministrinë e Jashtme ruse dhe se janë transmetuar hapat për kundërpërgjigje, tha se ata do të dëbojnë diplomatë amerikanë aq sa ka dëbuar SHBA-ja diplomatë rus. Kjo do të thotë se nga Rusia do të largohen 60 diplomatë amerikanë.

U SHPALLËN ‘PERSONA TË PADËSHIRUAR’

Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme ruse, 58 punëtorë të ambasadës amerikane në Moskë dhe 2 të konsullatës amerikane në Jekaterinburg u shpallën 'persona të padëshiruar’.

Në deklaratë u tha se diplomatët amerikanë të cilët u shpallën "persona të padëshiruar" duhet të largohen nga Rusia deri më 5 prill.

SHËN PETERSBURG SI PËRGJIGJE NDAJ SEATTLE

Si përgjigje ndaj mbylljes së konsullatës ruse në Seattle, do të mbyllet edhe konsullata amerikane në Shën Petersburg.

‘DO T’I KALOJMË PARIMET E KUNDËRPËRGJIGJES’

Lavrov i cili tha: “Ne do të veprojmë në bazë të reciprocitetit. Do të deportojmë të njëjtin numër diplomatësh dhe do të tërhiqemi nga marrëveshja me të cilën funksionon Konsullata e Përgjithshme në Shën Petersburg”, shtoi se ‘nuk do të mjaftohen me kundërpërgjigje ndaj hapave që ka ndërmarrë perëndimi, por do të bëjnë edhe më shumë’.

Lavrov tha se kundërpërgjigja e Rusisë do të prekë të gjitha vendet që kanë marrë vendimin për të dëbuar diplomatët rus. Kjo nënkupton se nga Rusia do të dëbohen më shumë se 150 diplomatë perëndimorë.

RUSIA FTON OPCW-N NË NJË TAKIM URGJENT

Lavrov tha se do të fillojnë një dialog duke e ftuar në takim urgjent Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe do të zbulojnë të vërtetën.

U KËRKUA SHPJEGIM LIDHUR ME MUNDËSIN E KONFISKIMIT TË ASETEVE RUSE NË SHBA

Ministri i Jashtëm rus njoftoi se është kërkuar shpjegim lidhur me fjalët e ambasadorit amerikan, Huntsman, se asetet ruse në SHBA mund të konfiskoheshin.

‘NA MËRZIT FAKTI SE LONDRA MENDON QË NË KËTË PUNË KA GISHT MOSKA’

Lavrov tha se është shqetësues fakti se Londa mendon që Rusia ka gisht në helmimin e ish spiunit rus, Sergey Skripal dhe vajzës së tij, Yuliya.

‘NUK KEMI PARË TALLJE TË TILLË NË LIGJIN NDËRKOMBËTAR’

Ministri rus tha: “Ndërkohë, hetimi për rastin ende nuk është përfunduar. Siç e dini, organizata britanike e policisë (Scotland Yard) deklaron se për këtë do të kërkohen më shumë muaj, por vendimi është njoftuar, gjë që është për të ardhur keq. Me ligjin ndërkombëtar nuk kemi parë të bëhet një tallje e tillë.”



Burimi : Sputnik News