Pentagoni është i shqetësuar se Rusia do të përgjigjet në rast të një sulmi ndaj Sirisë

Publikuar në Prill 13, 2018, 2:49 a.m.

Gazeta e Los Angeles Times raportoi se zyrtarët ushtarakë amerikanë nuk donin një betejë të hapur me Rusinë, e cila mund të ndodhte në rast të një sulmi mbi Sirinë.

Gazeta raportoi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) vlerësoi disa opsione për përdorimin e forcës ushtarake mbi pretendimet për sulmin kimik të bërë në qytetin Duma të Sirisë dhe se Uashingtoni dëshiron të shmanget nga skenari ku disa nga ushtarët rusë mund t’a humbasin jetën në sulmin që mund të bëhet ndaj Sirisë.

Duke folur për këtë gazetë, ish-këshilltari i Pentagonit dhe zyrtari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Derek Chollet tha se një nga alternativat e vlerësuara nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së  ishte sulmi ndaj infrastrukturës së ushtrisë siriane dhe se nëse në një situat të tillë, Shtetet e Bashkuara i raportojnë autoriteteve ushtarake ruse para sulmit, mund të shmangen përleshjet e hapura.

‘NËSE NDONJË RUSË E HUMB JETËN NË SULMIN e SHBA-SË...’

Chollet tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të kishte rritur mundësinë e një konflikti me Moskën në qoftë se vendos që të përdorë në sulm jo vetëm raketa të lundrimit, por edhe forca ajrore. Chollet u shpreh se: “Nëse ndonjë prej rusëve humb jetën si rezultat i sulmit të SHBA-së, Moska do të synojë avionet ushtarake dhe infrastrukturën e SHBA-së në rajon.”



Burimi : Sputnik News