Anijet luftarake të Anglisë në drejtim të Sirisë

Publikuar në Prill 14, 2018, 4:26 a.m.

Kryeministrja e Anglisë ka njoftuar se nëndetëset angleze janë nisur për të kryer një operacion me raketa kundër Sirisë.

Gazeta Telegraf shkruan se Theresa May ka dhënë urdhër për nisjen e nëndetëseve angleze në zonën për kryerjen e sulmit me raketa ndaj Sirisë. Kjo përgatitje i bashkëngjitet përgatitjes së Amerikës për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri.

Marina amerikane ka thënë se aeroplanmbajtësja amerikane USS Harry S. Truman do të vendoset për një mision në Lindjen e Mesme dhe Evropë të mërkurën.

Kjo aeroplanmbajtëse , e cila mban 6,500 marinarë, do të lundrojë me shtatë anije sulmuese dhe do të zëvendësojë grupin sulmues USS Theodore Roosevelt që përfundoi një mision katër mujor në Lindjen e Mesme.

Aleatët e Uashingtonit, duke përfshirë Arabinë Saudite, Francën dhe Australinë, kanë thënë gjithashtu se do të bashkohen me një aksion të mundshëm ushtarak kundër Sirisë pas sulmit të supozuar me armë kimike në qytetin sirian Duma.

Në një tjetër zhvillim, agjencia e kontrollit të trafikut ajror panevropian paralajmëroi linjat ajrore të ushtrojnë kujdes në Mesdheun lindor për shkak të mundësisë së sulmeve ajrore në Siri në 72 orët e ardhshme.

Eurocontrol ka thënë se pajisjet e radiovalëve janë subjekt i përçarjes në ditët në vijim. Avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se po fluturojnë rreth zonave kufitare të Sirisë me Irakun, mes kërcënimeve të Uashingtonit për një goditje ushtarake kundër  Sirisë pas një sulmi të dyshuar kimik atje.

Sky News njoftoi të mërkurën herët se avionët luftarakë të udhëhequr nga SHBA po patrullojnë në një lartësi të ulët mbi qytetin kufitar sirian  al Tanef në provincën Homs, ku Uashingtoni drejton një bazë ushtarake atje. Raporte të tjera thonë se avionët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA janë vërejtur në qiellin e Irakut dhe Jordanisë duke shkuar drejt Sirisë



Burimi : Pars Today