Gruaja koreane e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e Imam Rizait

Publikuar në Prill 19, 2018, 1:41 a.m.

Në bashkëpunim me menaxhmentin e çështjeve të vizitorëve jo-iranianë të  Astan Kuds Razavit, në Xhaminë e Shenjtë e Imam Rizait në Mashad, një grua e re koreane e përqafoi fenë Islame me rastin e përkujtimit, festimit të ditës kur Muhammedi (a.s.)  u shpallë pejgamber.

Sipas Astan News, Kim Young e cila kishte ardhur në Mashhad me familjen e saj mori pjesë në Xhaminë e Shenjtë , në Dar al-Rahmah, dhe u konvertua në Islam.

Eksperti fetar prezent në takim ofroi një shpjegim të plotë mbi parimet parësore të besimeve dhe mbi parimet kryesore të Islamit. Pastaj, kjo grua u konvertua në Islam duke thenë Shehadetin, Fjalën e Dhëshmisë.

Vlen të përmendet se në fund të kësaj ceremonie, ju dhuruan disa dhurata, përveç çertifikatës së konvertimit, duke përfshirë edhe një kopje të Kur'anit të Shenjtë, librat e historisë së të konvertuarve, Libri për Namazin, libër për Imam Rizain (a.s.) në anglisht, një mbulesë, shami dhe një sexhade për namaz.



Burimi : Astan Quds Razavi