Maqedoni ende probleme lidhur me emrin e saj

Publikuar në Qershor 17, 2018, 3:35 a.m.

Kristijan Mickovski u takua me kryeministrin Zaev ngase VMRO-DPMNE e mori në formë të shkruar marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë dhe do ta analizojë brenda partisë, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së,

“Nuk pati momente të reja që do të mundeshim t’ia themi njëri tjetrit me kryeministrin Zaev. Kërkova takim që ta marr marrëveshjen. Pasi ta analizojmë brenda në parti, do të bëjmë konsultime edhe me KOM-AO, BFIM, ASHAM. Me këtë marrëveshje ndoshta ASHAM nuk do ta ketë emrin e njëjtë, por do të duhet të ndryshojë. Dëshirojmë diapazon më të gjerë të   mendimeve”, deklaroi Mickovski pas takimit.

Ai e përsëriti qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se nuk pranohen ndryshime kushtetuese me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, madje ky qëndrim është forcuar.