Bashar al Assad: Hezbollahu është element i domosdoshëm i kësaj lufte

Publikuar në Qershor 18, 2018, 3:51 a.m.

Presidenti sirian Bashar al Assad e cilësoi Hezbollahun si "element të domosdoshëm të luftës" dhe tha se nevoja e Sirisë për forcat e Hezbollahut po vazhdon.

Po e paraqesim pjesën e dytë të intervistes speciale të dhënë nga presidenti sirian Bashar al Assad për televizionin al-Alem.

- Ekziston një konkluzion i tillë në opinionin publik, midis analistëve dhe të gjithë vëzhguesve në Iran, në Siri dhe në Liban. Kur flasim për praninë e Iranit në Siri, ajo që nënkuptohet është prania ushtarake. Por ne nuk e dimë se cila është natyra e kësaj pranie kohëve të fundit. Sipas disave, kjo prani varet nga identiteti i iranianëve në Siri. Ndërsa disa të tjerë i cilësojnë ata si këshilltarë. Madje edhe ministri i jashtëm sirian i quajti ata këshilltarë ushtarakë. Por ne kemi parë që shumë iranianë kanë vdekur në Siri. Z. President, a mund të na tregoni qartë se cili është identiteti i iranianëve në Siri?

- Ndonjëherë, fjala këshilltarë përdoret në kuptim dhe fushë shumë të gjerë. Këta këshilltarë gjendeshin në Siri në kuadër të marrëdhënieve historike midis dy vendeve, që para luftës. Sepse marrëdhëniet ushtarake midis dy vendeve janë shumë të forta. Kjo organizatë ushtarake, kur hyn drejtpërdrejt në luftë, kthehet nga "këshilltarë" në "forcë luftarake". Kjo fjalë ka shumë drejtime dhe dimensione.

Sigurisht që në Siri ka këshilltarë ushtarak iranian. Në Siri gjithashtu kanë ardhur edhe grupe vullnetare iraniane. Ata i komandojnë dhe udhëheqin komandantët iranian. Prandaj, Irani luftoi për të mbrojtur popullin sirian dhe dha gjak në këtë rrugë. Nga kjo pikëpamje, fjala “këshilltarë” është një fjalë pak e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse. Ne nuk hezitojmë të themi zyrtarisht praninë e iranianëve në Siri. Arsyja për përdorimin e fjalës këshilltarë është se Irani nuk ka njësi zyrtare të luftës në Siri.

- Pra, po flisni për një organizatë ushtarake të plotë?

- Po, Irani nuk ka një organizatë të plotë ushtarake si brigadë, divizion apo trup. Përveç kësaj, një gjë e tillë nuk mund të fshehet. Kështu që nëse ka diçka të tillë, përse të hezitojm t’a themi atë?

Ashtu siq i kemi ftuar rusët që të vijnë në Siri në mënyrë ligjore, ne nuk hezitojmë as nga kjo. Nëse Irani bëhet një organizatë ushtarake në vendin tonë, ne e njoftojmë këtë. Një punë e tillë kërkon marrëveshje midis dy vendeve dhe kalim të kësaj marrëveshjeje në parlament, prandaj është e pamundur të fshehet një marrëveshje e tillë.

- A i keni ftuar ju këshilltarët iranian që të vijnë në Siri?

- Po, ne që nga fillimi kemi kërkuar nga iranianët dhe rusët që të vijnë në Siri. Sepse kishim nevojë për ndihmën e tyre. Irani iu përgjigj pozitivisht kërkesës sonë.

- Shumë herë keni deklaruar se Irani nuk ka një bazë ushtarake në Siri. Pasi që rusët kanë bazë ushtarake në Siri, përse nuk e ka edhe Irani?

- Ashtu si Rusia, edhe Irani është një shtet aleat i Sirisë dhe nuk ka pengesë për krijimin e një baze të tillë.

- Nëse Irani e kërkon një gjë të tillë, a do të pranonit ju atë?

- Nëse ne dëshirojmë, duhet të pranoj edhe shteti tjetër, ose e kundërta; pra ne dëshiruam që ata të formojnë një bazë në vendin tonë për të na ndihmuar. Irani nuk ka bërë një kërkesë të tillë. Përfitimi i vetëm i atij vendi është lufta kundër terrorizmit. Por zgjerimi i luftës shkaktoi rritjen e shkaktoi praninë e Iranit. E njëjta gjë vlen edhe për rusët.

Në fillim mbështetja e rusëve, ashtu si ajo e Iranit, ishte e ndryshme nga gjendja e sotit.  Por mbështetja ndërkombëtare e dhënë nga ushtria siriane kundër terroristëve dhe terrorizmit është zgjeruar. Si rezultat i kësaj, u rrit edhe prania ushtarake e Rusisë dhe Iranit.

Në një fazë të caktuar, ne së bashku me rusët, pamë se ushtria siriane ka nevojë për baza ajrore.

Nëse sot, brenda bashkëpunimit dhe koordinacionit tonë me iranianët ndjejmë se Irani ka nevojë për baza ushtarake, ne nuk ngurrojmë aspak në këtë çështje. Por forma e ndihmës së tanishme të Iranit është e mirë dhe e dobishme.

- Pasi që e vizituat Rusinë, pse nuk e vizituat edhe Iranin?

- Në fakt, në programin e para disa muajve ishte vizita në Iran; nuk u anulua, por u shtye. Arsyeja për shtyerjen e kësaj vizite ishin kushtet e jashtëzakonshme të luftës në Siri. Vizita është shtyrë, por nuk ka ndonjë pengesë në këtë çështje.

Do t’a vizitojë Iranin në mundësinë e parë. Kjo është shumë e natyrshme dhe ka të bëjë vetëm me logjistikën.

- Le të kalojmë në një temë tjetër. Javën e kaluar ishte Dita Botërore e Jeruzalemit. Me aktualizimin e çështjes së “Marrëveshjes së shekullit” dhe me lëvizjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, çështja palestineze hyri në një fazë shumë më të vështirë. A mund t’a ndihmojë ende Siria rastin e Palestinës?

A nuk ishte njëra nga qëllimet më të rëndësishme të luftës së imponuar ndaj Sirisë, heqja e Sirisë nga Boshti i Rezistencës dhe t’a bëjë atë të paaftë për të ndihmuar rezistencën libaneze dhe palestineze?

- Çështja palestineze ka qenë gjithmonë e komplikuar që nga viti 1948. Arsyeja e kësaj ishte fakti se rajoni ishte i komplikuar dhe imperializmi perëndimor, që është përkrahës i Izraelit, zbuloi elemente të ndryshme për qëllime të caktuara, pra u përpoq që të dëshpëroj arabët. Këta kanë qenë gjithëmonë të lidhur historikisht me çështjen palestineze. Sepse arabët e shohin këtë si një çështje kombëtare; madje këtë e ndjenin edhe nga pikëpamja kombëtare.

Në anën tjetër, ata u përpoqën që të devijojnë mendjet e popujve arabë, të angazhojnë shtetet dhe shoqëritë me çështje dytësore si dhe t’a bëjnë çështjen e Palestinës të dyshueshme. Dhe në këtë çështje, ata patën sukses deri në një masë.

Njëra nga këto çështje ishin revolucionet e quajtura “Pranvera Arabe”. Me këto synohej shkatërrimi i infrastrukturës politike, ushtarake dhe sociale të vendeve arabe.

Pavarësisht të gjitha këtyre, ngjarjet e kohëve të fundit kanë dëshmuar se popujt arabë janë ende të lidhur ndërgjegjshëm me çështjen palestineze.

Me ngjarjet e Sirisë, si pjesë e këtyre planeve, synohej edhe përkeqësimi i gjendjes së arabëve dhe sidomos detyrimi i Sirisë që të heqë dorë nga ndihma ndaj Palestinës.

Siç e kam theksuar edhe më parë, sigurisht që sulmet e ushtrisë sioniste, kthimi i paqes dhe qetësisë në Siri, shkatërrimi i terrorizmit, dështimi i projekteve të sionistëve pushtues në vendin tonë, janë të lidhura me ndihmën e Sirisë ndaj çështjes palestineze.

Është e mundur që kjo situatë të ketë efekt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Por efektet e saj të drejtpërdrejta lidhen me situatën në Palestinë.

Nuk duhet të harrohet se grupet rezistente që luftojnë kundër pushtimit izraelit, grupet që e kundërshtojnë rezistencën si dhe ata që e përdorin rezistencën si një mjet për qëllimet e tyre politike nën mbulesën e fesë, janë ndarë dhe janë veçuar. Kjo politikë është metodë e grupit të Ihvanu'l Muslim.

- A i keni kërkuar Hezbollahut të largohet nga Siria? Para një kohe, Sayyid Hasan Nasrullah tha në një fjalim se: “Neve nuk mund të na largojë askush nga Siria, përderisa një gjë të tillë nuk e kërkojnë zyrtarisht autoritetet zyrtare siriane.

- Lufta e Sirisë është një luftë e gjatë dhe e vazhdueshme. Ndihet nevoja për ekzistencën e kësaj aleance të trefishtë. Këtë aleancë mund ta shohim si një aleancë të katërfishtë me hyrjen e Hezbollahut. Ne e quajmë këtë aleancë një aleancë të trefishtë, sepse flasim për shtete.

Hezbollahu është element i domosdoshëm i kësaj lufte. Këto forca ushtarake do të nevojiten për një kohë më të gjatë, pasi që kjo luftë është një luftë e gjatë dhe e vazhdueshme.

Kur do që të ndjehet nevoja, d.m.th. kur do që Hezbollahu, Irani apo të tjerët besojnë se është zhdukur terrorizmi, atëherë ata do të thonë se duam të kthehemi në vendin tonë.

Siç ka thënë Sayyid Hasan Nasrullah, këto forca ushtarake kanë familjet dhe punët e tyre për të cilat duhet të kujdesen dhe kjo është një gjë shumë e natyrshme. Por tani është shumë herët të flitet për këtë.

- Ka ende vende që gjenden nën pushtimin e terroristëve. Prandaj, disa vende arabe, veçanërisht Arabia Saudite deklaruan se janë të gatshme që të dërgojnë trupa në Siri. Për kundër kësaj,  kundër pushtuesve u shfaqën grupe të rezistencës të përbëra nga fiset dhe populli. A janë këto grupe me të vërtetë grupe të popullit? A mbështeten nga qeveria e Sirisë? Cila është natyra e kësaj situate?

- Në vitet e fundit janë shfaqur forma të ndryshme të kësaj rezistence. Në fillim, u formuan në rajonet lindore dhe qendrore për t'i rezistuar ISIS-it përpara se të përballeshin me pushtuesit. Tani ka forma të ndryshme të këtyre grupeve në rajone të ndryshme.

 Ndoshta nuk është e mundur që ata të njihen plotësisht tani. Ndonjëherë dëgjojmë lajme lidhur me ngjarje dhe zhvillime në ato rajone. Tani kjo situatë u shtua edhe më shumë. Prandaj, nuk mund të themi se këto forca të popullit kanë vetëm një formë.

Ndonjëherë po shfaqen grupe të vogla individuale, e ndonjëherë të rregullta. Por çfarëdo forme që të kenë,  qëndrimi ynë si shtet ndaj këtyre grupeve ka qenë i qartë që nga fillimi.

Shteti sirian ka mbështetur të gjitha llojet e rezistencës kundër terroristëve apo pushtuesve pavarësisht nga përkatësinë etnike apo kombësinë e tyre. Qofshin ata pushtues amerikanë, francezë, turq apo izraelit.

Pra ne mbështesim këto grupe rezistente ndaj pushtuesve si një shtet në kuadër të përgjegjësisë sonë kombëtare.

- Si i vlerësoni pretendimet e vendeve si Arabia Saudite që të dërgojnë trupa në Siri?

- Kur flasim për një vend, themi se merr vendimet e saj në mënyrë të pavarur. Prandaj, ne nuk mund të flasim për rolin e Arabisë Saudite në dërgimin e trupave në Siri. Mund të thuhet se kjo varet nga vendimi i Amerikës.

- Disa vende arabe, të cilat luajtën një rol destruktiv në luftën kundër Sirisë, tani po përpiqen të hyjnë në Siri për ndërtim dhe riparim. Si e vlerësoni këtë çështje?

Riparimi dhe ndërtimi i Sirisë nuk është diçka shqetësuese për ne. Për riparim janë të nevojshme dy gjëra: e para është njeriu, e dyta është burimi financiar. Një vend si Siria nuk ka asnjë problem në aspektin e faktorit njerëzor. Kështu kostoja financiare po zvogëlohet; kjo është shumë e qartë.

Pavarësisht migrimit të shumtë nga Siria gjatë luftës, ne ende kemi fuqinë për të riparuar. Prandaj, qeveria filloi të veprojë dhe filloi riparimi. Sa për nevojat financiare ... Një pjesë e rëndësishme e burimeve financiare dhe e kapitalit të popullit sirian nuk është në Siri, por jashtë vendit. Për investim, ky kapital po pret që të filloj riparimi.

Nga ana tjetër, vendet miqësore duan të na ndihmojnë materialisht në këtë drejtim. Edhe ne gjithashtu duam që ata të marrin pjesë në riparim.

- Pyetja e fundit, në këto vite plot vështirësi, po flasim për rezistencën legjendare të popullit sirian dhe forcave të armatosura. A mund të na tregoni me disa fjali se cilat janë situatat më të vështira dhe më sfiduese, si dhe ato më të mirat dhe më të bukurat për ju gjatë këtyre viteve?

- Situatat më të këqija kanë qenë ato kur terroristët pushtonin ndonjë vend. Natyrisht, situatat më të mira dhe më të këqija në mes të luftës kanë të bëjë me zhvillimet në luftë. Nuk gabova kur thash se situatat më të këqija kanë qenë ato kur terroristët pushtonin ndonjë vend. Lidhur me këtë, një pikë strategjike në luftë ose një vend i madh që ka shumë popullsi, ka një ndikim më të madh si psikologjikisht, ashtu edhe moralisht.

Kur njerëzit bien dëshmorë, kjo për ne është diçka që ndodhë çdo javë. Por duhet të dihet se kur një familje humbet një të dashur, kjo nuk ka kompensim. Ndoshta me luftë në një masë... por nga aspekti familjarë dhe niveli psikologjik, është e pamundur të kompensohet dhimbja e familjes që humbi të dashurinë e vet.

Kjo është një gjë shumë e dhimbshme dhe ne jetojmë me të. Ne përballemi vazhdimisht me këtë; nuk ka të ndalur, madje edhe nëse lufta ndalet. Këtu ka gjëra shumë trishtuese që u shfaqën që nga fillimi i luftës. E shihni ndjenjën e të privuarit nga përgjegjësia ndërkombëtare. Këta ndoshta ishin pakica; por nuk ishin të paktë ata që ishin të gatshëm për të shitur atdheun. Po të mundnin, i hedhin vlerat e tyre në treg, në këmbim të parave ose përfitimeve të caktuara...

Përkundër kësaj, çdo fitore në vitin 2013 ishte motivim për fitoren e ardhshme. Të gjitha fitoret në Kuseyr ishin fillim i fitoreve të tjera. Kulmi i atyre fitoreve ishte fitorja e Aleppos në vitin 2016, më pas, pasuan edhe fitoret e tjera të mëdha. Tani po përjetojmë kënaqësinë e fitores së Deyr ez-Zor dhe fitores së Damaskut.

Ju keni qenë me ne në të gjitha këto momente të cilat i kemi përjetuar dhe  jam i sigurt që tani edhe ju jetoni po përjetoni të njëjtën kënaqësi.

- A ka pasur momente kur jeni lodhur apo kur jeni ndjerë se jeni lodhur? A keni pasur qoftë për një moment hezitim në vendimet e dhëna? Ose momente kur keni thënë se “Tashmë gjithçka mbaroi, nuk po mund të bëjë më asgjë, të shkojë dhe t’a mbrojë famljen time” ?

- Kjo pyetje mund të pyetet në një stil personal, këtë pyetje mund të më parashtroni mua si person në një situatë individuale. Ndoshta pas disa muajve mund të dëshpërohem. Mund të ndjej lodhje ose paaftësi. Ose mund të dëshirojë që të dorëzohem. Këto janë gjëra të mundshme si person.

Por gjërat për të cilat po flisni nuk janë personale; por një situatë kombëtare. Kur jeni i vetëm gjatë një ndërtimi apo riparimi, ju mund të ndjeni lodhje. Por nëse e shihni se shumë njerëz ju ndihmojnë gjatë këtij ndërtimi, ju e harroni lodhjen.

 Ne tani jemi brenda një situate kombëtare. Po flas për miliona sirian. Ndiheni të pafuqishëm kur shihni se shkaktohen viktima në cilindo vend të Sirisë. Por pas një ore e sheh se jeta kthehet në të njejtën pikë dhe gjendja jote psikologjike ndryshon.

Si mund të lodheni kur e shihni se punonjësit e energjisë elektrike dhe të naftës, mësuesit dhe nënpunësit veprojnë pa u lodhur së bashku me luftëtarët?

Kjo është një lëvizje kolektive dhe nuk ka lidhje me mua si person. Është e lidhur me gjendjen tonë njerëzore. Si po jetojmë ne si një shoqëri së bashku me njëri-tjetrin? Edhe nëse lodheni, edhe nëse nuk lodheni, nëse Siria dëshpërohet apo dorëzohet në një pikë, edhe unë do të jem me ta dhe do të dorëzohem. Por unë posedoj mjete të rezistencës dhe kjo është shumë e qartë.

- Z. President, ne ju falendërojmë shumë për mundësinë që na e dhatë dhe i’u përgjigjët pyetjeve tona me qartësi të madhe.



Burimi : Yakın Doğu Haber