Imam Hamanei: SHBA-ja u mposhtë në rajon

Publikuar në Qershor 19, 2018, 12:56 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Imam Hamanei mbajti fjalim në hytben e namazit të Bajramit në Teheran.

Në hytben e namazit të Bajramit, Imam Hamanei  shpreh kështu: “Protestat e Ditës së Jeruzalemit e cila është një ngjarje unike në Republikën Islamike, këtë vit ishin më madhështore. Këto protesta ishin më entuziaste dhe më të gjera në të gjitha qytetet e vendit, duke treguar kështu se populli ynë është një popull vigjilentë dhe i pamposhtur.”

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik i cili tha se forcat e liga janë të shqetësuara për shkak të pavarësisë së popullit iranian, fjalimin e tij e vazhdoi kështu: Këto fuqi po mposhten sa herë që po tentojnë të bëjnë diçka kundër popullit të Iranit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi se ata kanë shpenzuar 7 trilionë dollarë në Azinë Perëndimore, por nuk kanë arritur ndonjë përfitim.

Imam Hamanei vazhdoi: “SHBA-ja u mposhtë në rajon. Ata nuk patën sukses, pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje dhe sado para që të shpenzohen tani e tutje, nuk do të ketë ndonjë rezultat.”

Fjalimin e tij udhëheqësi revolucionar e vazhdoi kështu: Komploti i vërtetë i armikut është të vë presion ekonomik mbi popullin tonë dhe t’i shtyj ata në dëshpërim dhe lodhje. Por një organizatë qendrore e formuar nga liderët e tri forcave të vendit ka trajtuar çështjen e ekonomisë. Populli ynë duhet të marrë parasysh edhe çështjet e tilla si shpenzimet dhe konsumimet.



Burimi : Rast Haber