Pse Vuçiqi nuk e shpalosi propozimin e tij për Kosovën në Mitrovicë?

Publikuar në Shta. 10, 2018, 1:21 a.m.

Me theksimin e tij se dikush në 10 apo 20 vitet e ardhshme do të duhet të arrijë marrëveshjen me shqiptarët e Kosovës, Vuçiqi ka treguar se edhe vet nga pak po bëhet i pasigurtë se zgjidhja nuk është e dukshme dhe është në konturat të cilat i ka promovuar javët e fundit, ka vlerësuar Vlladisllav Jovanoviqi.

Përkundër pritjeve se do të shpalos propozimin përfundimtar të tij për zgjidhjen e nyjës kosovare, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi gjatë vizitës së tij dyditëshe  në Kosovë ka deklaruar se marrëveshje akoma nuk ka pasi që në Prishtinë nuk ka bashkëbisedues i cili do të ishte i besueshëm dhe stabil.

Ish ministri i dikurshëm i punëve të jashtme dhe ambasador i Jugosllavisë në Kombet e Bashkuara Vlladisllav Jovanoviqi ka thënë se vizita e presidentit serb në Kosovë larg prej asaj historike, sikurse është paralajmëruar, pasi që nuk ka zgjidh enigmën të cilin me muajt kemi pritur. Për fat të keq presidenti nuk ishte në situatë të shpalosh propozimin e tij për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës, ka thënë Jovanoviqi.

Vështir është të thuhet pse, nëse akoma nuk ekziston kurrfarë “përkufizimi”, ky është term i cili më pengon, pasi supozon rregullimin e kufijve në mes dy shteteve të pranuara ndërmjet vete. Vështirë është të thuhet se a ka pas pritje se do të vie gjer te ndonjë kompromis, a ishte shumë afër, por u shmang, nga cila anë çoftë, shqiptare apo nga Perëndimi, ndërsa mundësia e tretë është se ajo zgjidhje ndoshta  ekziston, por nuk është çasti që tani të publikohet, thotë Jovanoviqi.

Ai shton se në rast se supozomi i fundit është i saktë, ajo do të mund të lidhet me nxitimin nga Perëndimi që deri te marrëveshja, e ashtuquajtur normalizimi gjithëpërfshirës të arrihet sa më parë. Këto janë porosi që muajt e fundit pandërprerë i kemi dëgjuar, Perëndimi ka insistuar që gjer te zgjidhja të arrihej sa më parë, nënvizon Jovanoviqi.

Sikur ata kanë konturat e zgjidhjes së atillë, por akoma nuk e kanë deklaruar anës tonë apo e kanë deklaruar në pjesë, të kontrollojnë si do të jenë reagimet tona. Por kurrë kanë parë se ato nuk janë më të lumtura, atëherë e kanë stopuar gjer më tutje. Ne akoma nuk dimë se prapa kodre çfarë po rrotullohet, ashtu që edhe presidenti ynë u gjet në situatën që asgjë të mos mundet të thotë, pasi që realisht nuk ka gjë në duart, bile edhe nëse ky është spekulim i tretë në një  mënyrë i dukshëm, përderisa Perëndimi insiston që deri te zgjidhja të vjen sa më parë, pas dy muaj apo më së shumti për një vit, vlerëson Jovanoviqi. 

Shton se adresimi i presidentit në thelb ishte përsëritja koherente e elementeve themelore të shikimit të tij të së kaluarës, tanishmes dhe ardhmërisë e cila do të duhet të jetë e orientuar zgjidhjes e cila do të siguronte paqen e përhershme dhe sigurinë për serbët në Kosovë, por edhe për tërë Serbinë.

Jovanoviqi vlerëson se presidenti Vuçiqi me theksimin se kemi përgjegjësi të bisedojmë, dhe se dikush gjatë 10 apo 20 viteve të ardhshme do të duhet të arrijë marrëveshje  me shqiptarët, ka treguar se edhe vet po bëhet jo i sigurt se zgjidhja e tillë është në horizont dhe a është në konturat të cilët i ka parë dhe promovuar javët e fundit.

Në rast se do të na lejohet ai afat më i gjatë prej dhjetë apo njëzet viteve, në hulumtimin e palodhshëm për zgjidhjen e tillë i cili do të ishte kompromis, i cili do të kënaqte të dyja palët, jo plotësisht, por në një shkallë të caktuar, atëherë do të apstrahonim zhvillimin e tillë.

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme në marrëdhëniet ndërkombëtare mundet shumë të ndryshojë lidhur me situatën në Ballkan, në marrëdhëniet në mes Lindjes dhe Perëndimit, të cilët në këtë moment po thyhen nëpërmjet Ballkanit, këto gjëra sikurse nuk po merren parasysh, thotë ky diplomatë me përvojë shumëvjeçare.

Ai shton se ndryshimi i marrëdhënieve në skenën ndërkombëtare është një element i cili do të mund të ndikojë në procesin e bisedimeve për arritjen e kompromisit i cili është i nevojshëm.

Këto rrethanat do të jenë gjithnjë të pranishme, ndërsa rrethanat ndërkombëtare po zhvillohen me tempo të shpejtuar, nuk duhet të harrojmë se ato me siguri do të ndikojnë në atë se në cilin drejtim do të zhvillohet përpjekja drejt kompromisit nëpërmjet dialogut në mes serbëve dhe shqiptarëve”, përfundoi Jovanoviqi në fund të bisedës.



Burimi : Sputnik News