Do të hiqet skulptura e cila nënçmon indianët në SHBA

Publikuar në Shta. 17, 2018, 3:02 a.m.

Është marrë vendim që të hiqet nga qendra e qytetit skulptura  "Early Days" (Ditët e Hershme), në të cilën një indian shihet nën këmbët e një kauboji dhe një misionari katolik.

Me arsyetimin se ajo i nënçmon amerikanët vendas, është marrë vendim që të largohet skulptura para ndërtesës së kuvendit të qytetit San Francisko të Kalifornisë së SHBA-së.

Bordi Komunal i Apelit i San Franciskos ka votuar për heqjen e skulpturës  "Early Days" (Ditët e Hershme), në të cilën një indian shihet nën këmbët e një kauboji dhe një misionari katolik.

Zëdhënësja e Komisionit të Arteve të San Franciskos, Kate Patterson njoftoi në një deklaratë se skulptura do të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në muajin prill, Bordi i Apelit pati anuluar vendimin e Komisionit të Arteve për heqjen e skulptures, me arsyetimin se “shkel lirinë e shprehjes”. Në muajin qeshor, për shkak të ankesave, Bordi arriti marrëveshje që të shqyrtojë vendimin.

Në gusht të vitit të kaluar, debati mbi heqjen e skulptures së një prej komandantëve të konfederatës e cila mbështeti skllavërinë në luftën civile në Charlottesville të Virxhinias së Shteteve të Bashkuara, Virginia, shkaktoi konflikte në mes të grupeve me mendime të ndryshme.



Burimi : Sputnik News