SANA ka shpërndarë videon e ‘sulmeve kimike’ në Idlib

Publikuar në Shta. 25, 2018, 2:21 a.m.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve , SANA ka shpërndarë videon e sulmeve kimike në Idlib. Në këtë video tregohet  ndërhyrja e grupit të Helmetave të Bardha tek personat që duket se janë 'plagosur në sulmet kimike', gjë e cila është bërë për të shfaqur qeverinë siriane si përgjegjëse për 'sulmin kimik'.

Në videon 5 minutëshe të SANA-s, janë 3 versione të kësaj ngjarjeje. Në të parën shihen ‘viktimat e sulmit kimik’ të shtrirë në tokë, njëri prej tyre transportohet me një barelë në mjetin e ambulances dhe mbi një fëmijë derdhet ujë për t’a ndihmuar.

Personi i cili në videon e parë shihet i lënduar dhe i shtrirë në tokë, në versionin e dytë dhe të tretë ai shihet në këmbë, duke e ndihmuar fëmijën e videos së parë, duke i hedhur ujë.

 Pas disa minutash, kjo video u hoq nga Youtube me pretekstin e shkeljes së rregullave të shërbimit, por përdoruesit e tjerë arritën ta lëvizin këtë video në kanalin e tyre.



Burimi : Sputnik News