Ceremonia per Ashura ne Prizren

Publikuar në Shta. 25, 2018, 1:56 p.m.

Në shoqatën Ehli-bejti në Prizren me datën 23.09.2018 është mbajtur ceremonia përkujtimore e martirizimit të nipave të Pejgamberit(s.a.v.s) dhe djalit të Imam Aliut (a.s) e të hz. Fatimes (Imam Husejnit bashkë me 72 familjarë). Në këtë ceremoni po ashtu janë përkujtuar vujatjet dhe torturat e familjarëve dhe të afërmve që ishin bashkë me ta gjatë këtij udhëtimi pas vrasjes së Imamit.

Kryetari i shoqatës Berzat Vasija mbajti fjalimin hyrës ku edhe preki pika të rëndësishme të kësaj tragjedie: qëllimin, filozofinë dhe anën politike të lëvizjes së Imam Hysejnit. Më pasë e mori fjalën zotëri Orhan Rekathati i cili foli për historikun e Qerbelasë dhe mbajtjen e Ashuras me kalimin e kohës në viset Shqiptare. Me pas, zonja Ikballe Huduti mori përsipër të shpjegojë personalitetin e një njeriu që ishte edukuar nga ana e hz. Fatimes, hz. Zejneben me qëndrimin e saj para dhe pas tragjedisë së ashuras

Zotëri Abdulrezak, i ftuari me prejardhje irakiane na shpjegoi disa detaje të rëndësishme të kësaj tragjedie. Dhe në fund zotëriu haxhi Ramadan e plotësoi programin me kaside( ilahi) për imam Husejnin.

Shoqata fetare dhe kulturore Ehli-bejti krahas të gjitha pengesave dhe vështërsive falë Allahut si cdo vit arriti t'a realizoj këtë program përkujtimor të tragjedisë së Imam Husejnit. I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë program.



Burimi : Media e Lire