Boko Harami peng në konkurrencën mes SHBA-ve dhe Kinës

  • None
nga Osman Softic | Publikuar në Maj 26, 2014, mesnatë

Publiciteti i cili ka shkaktuar kidnapimi i 276 vajzave në Chiboku në verilindje të Nigerisë, për rrëmbimin e të cilit përgjegjësin e ka marrë lëvizja militante Boko Haram, e ka katapultuar këtë lëvizje në fokus të interesit botëror. Edhe gruaja e presidentit amerikan Barack Obamës, Michelle, është angazhuar që me popullaritetin e saj të ndikojë në lirimin e vajzave të rrëmbyera të pafajshme.

 

            Në këtë rast kritikët radikal  të politikës së jashtme amerikane i janë përgjigjur me pohimin se fluturaket pa pilotë(dronat), të cilin përdorimin e tyre vrastare e ka lejuar burri i saj, Barack Obama, ka shkaktuar vdekjen e një numri më të madh të djemve dhe vajzave të pafajshme në Afganistan, Pakistan, Jemen dhe në zonat tjera të konfliktit të botës së tretë. Spekulohet se vajzat e rrëmbyera mund të shiten si robëresha apo për fejesa të imponuara. Me këtë qartë mobilizohen pasionet të cilët rezultojnë me islamofobinë në rritje në perëndim. Por, vlerësimi më real është se ka të bëjë me veprimin taktik të Boko Horamit, i cili përpiqet të merr garancione se ushtria nigeriane nuk do t’i bombardojë pozicionet e tyre, por edhe të sigurojë pozitën më të favorshëm negociuse. Para disa muajsh, fortesat e Boko Haramit kanë qenë në cakun e artilerisë së trupave nigeriane. Rrëmbimi i vajzave sa do që është akt kriminal i cili si i tillë  duhet patjetër të dënohet, mund të shpjegohet edhe si përpjekje e dëshpëruar të luftëtarëve gueril në sigurimin e përparësisë taktike në raport me forcat ushtarake nigeriane në numër më të madh dhe më të pajisur, si edhe si metodë e përfitimit të të mirave financiare.

 

            Boko Harami nuk është dukuri befasuese por ka shkaqet e veta dhe gjenezën e zhvillimit. Metodat e dhunshme dhe veprimin të formës terroriste kjo lëvizje ka filluar të përdor kohët e fundit dhe atë si reaksion në taktikën brutale të veprimit të ushtrisë nigeriane dhe policisë kundër civilëve të dyshuar për përkatësin kësaj lëvizjeje. Boko Harami është paraqitur si lëvizje paqësore konservative të rë rinjve mysliman të pakënaqur me zhvillimin modern të shoqërisë nigeriane, me dominimin e vlerave perëndimore, konsumimin, korrupsionin si dhe jetës dekadente të elitave myslimane qeverisëses në veri të Nigerisë. Për këtë shkak kjo lëvizje shtatë vjet më vonë do të shndërrohet në lëvizjen guerile Boko Haram , që në gjuhën e popullit  Hausa-Fulani do të thotë” arsimimi perëndimor është i ndaluar”, është emërtimi  të cilin e përdor popullata lokale. Emërtimi origjinal në gjuhën arabe e kësaj lëvizjeje është”Jama’atu Ahlsi Sunna lidda’awati wal-jihad” që do të thotë:”grupi i anëtarëve të sunetit për thirrje në fe dhe xhihad”.

 

            Boko Haramin e ka themeluar imami karizmatik Muhammed Jusuf, të cilin e kanë likuiduar në vitin 2009 pushtetarët nigerian. Së bashku me të janë vrarë edhe njëqind ithtarët e tij. Pas vrasjes së Muhamed Jusufit udhëheqjen e lëvizjes e morri Abu Bakër Shekau. Themelues i Boko Haramit ka mohuar akuzat se lëvizja e tij refuzon arsimimin perëndimor dhe e përbuz teknologjinë moderne dhe të arriturat tjera të perëndimit. Përkundrazi lëvizja insiston në ndarjen e gjinive gjatë procesit të arsimimit, por në mënyrë të barabartë insiston në mësimin e të gjitha disiplinave shkencore, ka theksuar Muhamed Jusuf. Anëtarët e lëvizjes nuk e pranojnë parlamentarizmin, por si burim i ligjvënësit pranojnë shkronjën e Kur’anit. Për shkak të interpretimit rigjid dhe reduktiv të islamit si dhe kundërshtimit të veprimit shoqëror dhe politik për të cilin besohet se paraqet imitimin e Perëndimit, pjesëtarët e Boko Haramit i quajnë Taliban Nigerian. Qëllimi përfundimtar i këtij grupacioni është themelimi i shtetit islamik në veri të Nigerisë, ku përpara ka ekzistuar sulltanati islamik Sokoto, i cili ka përfshirë edhe pjesët e Nigerit fqinj dhe Kamerunit jugor, dhe i  cili në vitin 1903 ka ra nën udhëheqjen kolonialiste britaneze. Udhëheqësit e Boko Haramit në fillim kanë pas raporte të afërta me pushtetarët rajonal, dhe në fillim Muhamed Jusufi ka qenë anëtar i komisionit qeveritar për implementimin e të së drejtës së sheriatit në provincën Borno. Besohet se disa anëtar të lëvizjes i kanë instrumentalizuar klanet rivale për kërcënim, frikë dhe dënimin e kundërshtarëve të tyre politik. Kryetari Nigerian Goodluck Jonathan thekson se disa anëtar të Boko Haramit kanë arritur të infiltrohen edhe në strukturat policore dhe aparatin burokratik shtetëror. Radikalizimit të anëtarëve të Boko Haramit dhe cytjes së tyre për metoda terroriste më së shumti i ka kontribuar incidenti i ndodhur në qytetin Maiduguri, kur forcat nigeriane kanë masakruar 56 vet, duke i akuzuar për përkatësin këtij grupi. Incidentin e kanë dënuar Amnesty International dhe State Departamenti amerikan, ndërsa komisarja për drejtat njerëzore Navi Pillay ka paralajmëruar në shkeljen flagrante të drejtave njerëzore të civilëve të vrarë nga pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë nigeriane, dhe se kjo i ka kontribuar më së shumti në rekrutimin e njerëzve të rinj në radhët e Boko Haramit. Për këtë shkak qeveria amerikane gjer në tetor të vitit 2013 ka hezituar që këtë lëvizje ta shpall organizatë terroriste, duke u frikësuar se mos kjo do të rris popullaritetin e  tyre dhe të tërheq ndihmën financiare ndërkombëtare  për të cilët theksohet se vjen nga tri burime nga bota, nga simpatizantët pasanik në Nigeri, Britani të Madhe dhe Arabinë Saudite.

 

Sulmet frekuentuese mbi pjesëtar të forcave ushtarake, policisë, objektet fetare, kishat, myslimanët dhe të krishterët, e jo vetëm mbi të krishterët, ashtu si zakonisht paraqitet në disa media perëndimore, pjesëtarët e Boko Haramit kanë nis të kryejnë tek para pesë vitesh, edhe pse lëvizja është formuar shtatë vite para saj, më 2002. Në operacionet kundër nigerianëve të dyshuar për anëtarësim në Boko Haram, pushteti nigerian gjer tani pa fakte të provuara dhe gjykim transparent ka eliminuar një numër të madh të të rinjve të pafajshëm, me ç’rast kanë shkaktuar zemërim të familjeve të të vrarëve, dhe në këtë mënyrë edhe më shumë kanë inspiruar rekrutimin e anëtarëve të rinj në radhët e këtij grupi. Shkaqet e vërteta për paraqitjen e Boko Haramit dhe sulmeve të tyre terroriste janë të shkaktuara me padrejtësitë shoqërore, korrupsionin politik dhe zhvillimin ekonomik jo të barabartë të veriut. Është indikativ fakti se Boko Harami ka bastionin më të madh të saj në Bornou, njëra prej 36 krahinave nigeriane e njohur në bazë të investimeve më të vogla të qeverisë qendrore në zhvillimin ekonomik të saj, arsimimin, infrastrukturë dhe shëndetësi. Shkalla enorme e papunësisë së myslimanëve në vend, i cili është i pasur me sasi të mëdha të naftës dhe gasit, vështirë është të arsyetohet. Nigeria është në vendin e 13-të në botë për prodhimin e naftës. Pavarësisht nga to, para ca kohësh ka trefishuar çmimet e derivateve të naftës, të cilin bile e importon edhe nga shtetet tjera. E pa paramendueshme është që në një shtet të pasur me resurse energjetike, shumica e popullsisë edhe më tutje të jetojë me dy dollar në ditë. Nigeria me më shumë se 170 milion banor, sipas disa vlerësimeve  ka gjasa që gjer në vitin 2020 të tejkalojë Afrikën Jugore dhe të bëhet vendi më i zhvilluar  i Afrikës. Përveç shkaqeve objektive të paraqitjes së Boko Haramit si lëvizje autoktone guerile, të cilën e kanë prodhuar rrethanat specifike nigeriane, e të cilat sikurse theksoi analisti nigerian Chris Ngwodo, është pasojë e jo shkak i problemeve të cilët e ka shkaktuar korrupsioni shumë dekadash dhe administrimi i keq, ekziston poashtu dyshimi se kjo lëvizje është produkt i bashkësisë së shërbimeve të huaja të inteligjencës. Është fakt se kjo lëvizje është e përfshirë në rrjetin kompleks të rivalitetit të korporatave rajonale perëndimore, Pentagonit dhe interesave kineze, të cilët në mënyrë sekrete luftojnë për kontrollin ndaj resurseve të naftës në këtë shtet afrikan. Kritiku i njohur i politikës së jashtme amerikane Wiliam Engdahl beson se SHBA-ja e shfrytëzon në mënyrë të shkathët Boko Haramin si instrument strategjik për të parandaluar Kinën të krijojë prezencën e përhershme me investimet e mëdha në projektet e infrastrukturës dhe ndërtimit të rafinerive të reja të naftës, të cilët SHBA-ja i konsideron të dëmshme për interesat e saja rajonale. Në këtë skenar Boko Haramit iu është caktuar roli identik sikurse që Al Kaida e ka në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, të cilën administrata amerikane e shfrytëzon si paravan për depërtimin afatgjatë në Nigeri, por edhe në Afrikë në përgjithësi, duke e arsyetuar militarizmin e vet si luftë e pashmangshme kundër terrorizmit global.

 

         Në rast se vazhdon destabilizimi i Nigerisë, të cilit i kontribuon konflikti i Boko Haramit dhe qeverisë nigeriane, nuk ka dyshim se Perëndimi do të tentojë të mbron interesat e t’ia ekonomik dhe gjeopolitike. Këtë e vërteton edhe deklarata e komandantit të komandës amerikane afrikane gjeneralit David Rodriguez, se Boko Haramai paraqet kërcënim jo vetëm për Nigerinë, por edhe Kamerunin, Nigerin dhe Malin. Spekulohet se gjithashtu se Boko Harami i furnizon me armë njësit guerile libiane, të cilët iu ka siguruar NATO-ja gjatë vitit 2011, gjersa këta opozitar libian kanë luftuar kundër regjimit të Gadafit. Mbizotëron arsyeja se grupacionet radikale islamike , duke përfshirë edhe Boko Haramin, paraqesin kërcënim më të vogël interesave të perëndimit sesa depërtimi strategjik i Kinës në Afrikë. Për këtë arsye, këto shfrytëzohen si mjete efikase të destabilizimit, që në përfundim paraqesin problem për zhvillimin pa ndërhyrje të Kinës i cili është i pamundur pa prezencën në resurset energjetike të Afrikës.

 

         Sado kudo të jetë paradoksale, fakti është se gara gjeopolitike e SHBA-ve dhe Kinës për epërsinë globale në një masë të duhur po zhvillohet edhe në territorin e Nigerisë, dhe instrumenti i rëndësishëm e ndoshta edhe vendimtar i kësaj lufte është pashmangshëm edhe lëvizja islamike Boko Harami në Nigeri.

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në Sidnej. Merret me hulumtimin dhe analizën e çështjeve politike-ekonomike globale me theks të posaqshëm në Azinë Juglindore dhe rajonin e Pacifikut.

Osman Softic

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në ...