Pengjet e luftës së gazit

  • None
nga Osman Softic | Publikuar në Nën. 18, 2015, 1 a.m.

Tani është e qartë se konflikti në Siri nuk është luftë qytetare e thjeshtë sikurse dukej në fillim të tij. Edhe më pak se është revolucioni i paparashikuar i forcave pro demokratike kundër regjimit aukratik të Bashar al Asadit dhe kreut alevit të partisë Ba’th në Damask. Edhe pse ka elemente ideologjike, etnike, fetare dhe sektare të konfliktit, këto elemente të cekura janë të karakterit sekondar dhe kanë shërbyer eksluzivisht si instrumente për zbatim më të lehtë të qëllimeve të vërteta gjeopolitike të luftës. Fjala është në të vërtetë për konfliktin gjeopolitik, rajonal dhe global, shkaku kryesor i të së cilës është lufta për kontrollin e rrugëve tranzite të resurseve energjetike nga gjiri Persik drejt Evropës, dhe atë para se gjithash gazit, i cili konsiderohet resurs energjetik kryesor i të së ardhmes. Idealet e lirisë dhe demokracisë, drejtave njerëzore dhe vlerave tjera të proklamuara për të cilët synon shumica e popullit sirian, janë parulla të cilët janë shfrytëzuar si instrument për mobilizimin emocional të forcave për të ndryshuar regjimin.

Në konfliktin sirian marrin pjesë shumë forca rajonale si dhe dy forca kryesore botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, s dhe aktorët të shumtë jashtështetëror, organizatat terroriste dhe milicitë sektare sunite dhe shiite. SHBA-të, Turqia, Katari dhe Arabia Saudite kanë armatosur dhe financuar grupet kryengitëse në Siri, duke përfshirë edhe ato ekstremiste, ndërmjet të cilëve kryesojnë Jabhat al Nusra(Fronti i lirisë)apo dega siriane e Al Qaidës, pastaj Harakat Ahrar ash Sham al Islamija(koalicioni i aradhave selefiste islamike), Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë(ISIS-i), edhe pse theksojnë se e  përkrahin opozitën legjitime të matur siriane, koalicionin kombëtar sirian(SNC), të cilët në luftë e përfaqëson Ushtria e lirë siriane (FSA). Opozitën kryesore regjimit të Damaskut paraqesin grupet më eksteme terroriste islamike, përfshirë ISIS-in. Edhe pse 5 vjet përpiqen të rrëzojnë regjimin në Damask nëpërjet forcave të cilët i kontrollojnë, Katari dhe Arabia Saudite nuk janë bash aleat të përafërt ashtu siç dukej. Edhe pse edhe njëra edhe tjetra praktikojnë versionin selefist të interpretimit të islamit, në të vërtetë këto dy vende janë rival serioz rajonal të cilët ardhmërinë e Sirisë nuk e shohin me të njëjtin këndëvështrim.

Katari është shtet minijaturë, por shumë i pasur, i cili ka frikë nga hegjemonia saudite. Kjo frikë nuk është e pajustifikushme duke pas parasysh se Arabia Saudite disa herë është përpjek të përmbys familjen mbretërore Al Thani në Doha. Katari sot ndihet i sigurtë pasi që në Dohë gjendet baza ushtarake amerikane më e madhe në rajon. Baza e përmendur është garancë të cilin SHBA-të ofrojnë klientëve të vet në gjirin Persik nga agresioni eventual iranian. Katari është i vetëdijshëm se kjo është garancë që vendin e mbron edhe nga aspiratat hegjemoniste saudite. Përveç kësaj, Katari është vendi arab i cili së bashku me Egjiptin dhe Jordaninë ka marrëdhënie më të afërta me Izraelin, edhe pse me këtë shtet nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike. Fakti se ofron përkrahje të hapur diplomatike dhe financiare lëvizjes islamike palestineze të rezistencës, Hamasit, është veprim taktik i Katarit me të cilin përpiqet të përfitojë simpatit e myslimanëve në botë. Por arsyeja kryesore e kësaj diplomacie jokonvecionale katarase në të vërtetë është përpjekja që me çdo çmim të ndërpritet lidhja në mes Hamasit dhe Iranit, duke qenë se Irani një kohë të gjatë ka reputacionin si sponzor kryesor të Hamasit në luftë kundër okupimit izraelit. Në rast se arrrin të shkëput Hamasin nga krahët e Iranit, Katari me këtë do të bëjë shërbim të madh Izraelit. Për këtë Izraeli me gjithë zemër e ka pranuar ndihmën bujare të Katarit për Hamasin dhe ka lejuar projektet shumëmilionëshe të rindërtimit të Gazës pas bombardimeve të vitit të kaluar dhe destrukcionit të rripit të Gazës.  Lideri politik i Hamasit në ekzil Khalid Mash’al, i cili më parë ishte i vendosur në Damask, në të cilin kishte mbrojtjen e regjimit të Asadit, por edhe të Teheranit zyrtar, ka kaluar tani në Dohë, në të cilin gëzon mikpritjen e familjses mbretërore al Thani të Katarit. Kur është në pyetje lufta në Siri, Katari përkrah ideologjinë politike të cilin e propagojnë forcat të afërta me Vëllezërit Mysliman, opcioni politik i cili para dy vitesh me dhunë përmbysi pushtetin në Egjipt, e të cilin bastionin më të madh, pas Egjiptit e ka pikërisht në Siri.

Për dallim nga Katari, familja mbretërore e al Saudit në Riad është armiku i përbetuar i Vëllezërve mysliman dhe për këtë shkak përkrah grupet radikale selefiste të cilët janë kundërshtar të Vëllezërve mysliman. Regjimi në Riad frikësohet nga ndikimi i Vëllezërve mysliman, të cilët  disa dekada janë të pranishëm në Arabinë Saudite, dhe në rast se fiton shansën, do të mund të destabilizojë pushtetin absolut të dinastisë, veçanërisht për shkak të ndikimit që ka në masë. Vëllezërit mysliman luajnë rol të rëndësishëm në institucionet arsimore të mbretërisë saudite. Ky ndikim filloi të zgjerohet në fund të viteve gjashtëdhjeta të shek. të kaluar, me ç’rast kaudrot më të arsimuara të Vëllezërve mysliman, pas ekzekutimit të liderit të tyre Sejjid Kutbit, dhe ndjekjes nga regjimi i Naserit në Kairo, kanë gjetë strehim në Arabinë Saudite. Pikërisht për shkak të frikës, Arabia Saudite i ka shpall Vëllezërit mysliman si organizatë terroriste. Regjimet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejn kryesisht janë në anën e Arabisë Saudite. Në Bahrejn është në pushtet familja sunite e Khalifasë, edhe pse shumica e popullatës së Bahrejnit, rreth 70% të tyre, i përkasin shkollës juridike shiite. Arabia Saudite nën mantelin e legjitimitetit dhe legalitetit të Këshillit për Bashkëpunim në gjirin arab(GCC), para ca vitesh ka dërguar tanksa që të përmbys kryengritjen demokratije në Bahrejn kundër pushtetit autokratik të familjes mbretërore Khalifa. Në këtë rast, regjimi në Riad ka parandaluar kryengritjen demokratike të shumicës kundër pushtetit represiv dhe autokratik të pushtetit pakicë që të mbajë në pushtet klientin e vet, familjen Khalifa, edhe pse shumica e banorëve janë shiit, politikisht dhe ekonomikisht janë të margjinalizuar dhe të anashkaluar. Edhe pse në Bahrejn ka intervenuar ushtarakisht në dobi të pakicës sunduese, në Siri veproi kundër, Arabia Saudite përkrha kryengritjen e shumicës sunite kundër pushtetit të pakicës në Damask. Përkundër kësaj që politikat e tyre dallohem, Katari dhe Arabia Saudite nëpërmes favoritëve të tyre në frontet e luftës në Siri, po përpiqen të përmbysin regjimin në Damask. Në këto përpjekje edhe një vend tjetër për aleat e kanë Turqinë. Politika turke është më afër politikës së Katarit, i cili sot paraqet aleatin kryesor të saj, e mund të thuhet edhe të vetmin aleat turk në Lindjen e Afërt. Turqia njashtu gjat gjithë kohës së luftës thekson se përkrah opozitën e matur kundër regjimit të Bashar al Asadit, porse në llogari të Turqisë shpesh her mund të ndëgjohen akuza serioze se ka përkrahur grupin terrorist ISIS-in, luftëtarët e të cilit e kanë shfrytëzuar teritorin turk për kalim në Siri.

Turqia gjatë gjithë kohës së konfliktit angazhohet për përmbysjen e regjimit në Damask, duke shpresuars se në rast se opozita vjen në pushtet, do të zbatojë atë politikë e cila është në harmoni me interesat e Ankarës. Katari dhe Turqia llogariten si sponzorët kryesor të opozitës siriane, udhëheqësit e së cilit gëzojnë përkrahjen politike, financiare, diplomatike, ushtarake dhe çdo përkrahje dhe simpatinë e këtyre dy vendeve. Për dallim nga Arabia Saudite, Katarit dhe Turqisë, të cilët në konfliktin sirian janë në anën e interesave të përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Ameriksë si aleat dhe klient amerikan, fuqia më e madhe rajonale, Irani, fuqishëm mbështet regjimin e Asadit në Damask. Përveç Iranit, Asadin e përkrah edhe qeveria irakiane në Bagdat, në të cilin Irani ka ndikim të caktuar. Në anën e Asadit është edhe milicia shiite e Hizbullahut, të cilët disa, për shkak të kredibilitetit të cilën e ka fituar duke i mposhur forcat konvencionale izraelite, e quajn formacionin ushtarak më serioz në Lindjen e Afërt. Rusia është gjithashtu në anën e regjimit të Asadit.Koalicioni i vendeve udhëhequr me Iranin me dekada përpiqet t’i kundërvihet në aspektin ideologjik, politik dhe ushtarak dominimit të përbashët të politikës së jashtme amerikane dhe izraelite ndaj Lindjes së Afërt. Qëllimet e kësaj politike janë mbrojtja e sigurisë së Izraelit dhe monopoli mbi resurset energjetike të rajonit. Vendet e përmendura aleate përbëjnë boshtin rezistent kundrejt dominimit amerikan dhe paraqesin kockë në fyt Washingtonit drejt rrugës së realizimit të qëllimeve gjeostrategjike të Amerikës dhe Izraelit në Lindjen e Afërt. Në rast se regjimi në Damask do të bie, ky do të ishte goditje e fortë qëllimeve gjeopolitike iraniane në rajon, pasi që me këtë ura territoriale drejt Libanit do të rrëzohej, ndërsa Hizbullahu do të dobësohej dhe do të mbetet i rrethuar me forcat sunite(proamerikane) të cilët ideologjikisht janë armiqësisht të orientuar ndaj Hizbullahut. Në këtë rast më së shumti do të kishte përfituar Izraeli, pasi që kapaciteti i Hizbullahut që të kundërvihej agresionit të ardhshëm izraelit kundrejt Libanit do të ishte dukshëm i dobësuar. Irani si forca më serioze rajonale në Lindjen e Mesme, është shtet revolucionar i cili para 36 vitesh me revolucion islamik ka arrit të lirohet nga pozita vasale në raport me SHBA-në. Gjatë kohës së diktaturës së dinastisë mbretërore të shahut Reza Pahlavi i cili u përmbys në vitin 1979, Irani llogaritej si aleat më i afërt dhe shërbëtori më besnik i Washingtonit në rajon. Përveç pozitës vasale kundrejt SHBA-së, Irani gjat kohës së shahut ishte poashtu aleati më i afërt i Izraelit në Lindjen e Afërt. Regjimet autokratike të emirateve të pasura të gjirit me naftë, anëtar të GCC-së, bastionët e stabilitetit ekonomik dhe politik në Lindjen e Afërt, nuk do të mund të qëndronin në pushtet pa mbrojtjen e Washingtonit, të cilët kontrollin e gjirit e mbajnë nëpërmjet bazave ushtarake në Doha dhe Bahrejn. Prandaj e ashtuquajtura pranvera arabe e cila filloi në vitin 2011 në Tunizi dhe zgjoi shpresën e banorëve të regjimeve arabe autoritare në mundësin e demokracisë dhe emancipimit të masave, më së shumti i frikësoi regjimet e pasura me naftë të gjririt Persik. Por, nga perspektiva e sotshme, mund të pëfundojmë se zgjimi arab në të vërtetë është shfrytëzuar eksluzivisht si instrument për rrëzimin e regjimeve të padëshiruara dhe pandëgjueshme të cilët kanë anuluar bindjen sundimtarëve të Washingtonit. Si viktima të strategjisë së zgjimit arab kanë rrënë regjimet e Ben Alisë në Tunizi, Muamer Gadafit në Libi dhe Hysni Mubarakut në Egjipt, gjersa regjimi i Bashar al Asadit edhe më tutje po lufton ashpër për mbijetesë.

Rusia si prodhuesi më i madh i gazit natyror në botë si dhe eksportuesi më i madh, ka marr anën e regjimit të Asadit nga shumë arsye: të mbrojë aleatin e vet të vetëm lojal arab, të ruaj çasjen bazës së vet ushtarake në Tartus, të sigurojë kontinuitetin e tregut për shitjen e armëve, të parandalojë zgjerimin e terorit islamik në teritorinë e Rusisë, posaçërisht në rajonin e Kavkazit, në të cilin jetojnë myslimanët, të demonstrojë fuqinë e saj globale në raport me SHBA-në, por më së shumti të parandalojë realizimin e ndërtimit të rrugëve alternative të gazit drejt Evropës, të cilat, në rast të realizimit të saj, do të dobësojnë pozitën strategjike të Rusisë ndaj Evropës dhe NATO-së dhe do të kishte rrezikuar balancin financiar të këtij vendi, i cili akoma e ka monopolin e eksportit të gazit në vendet e Bashkimit Evropian. Regjimi i Asadit në Damask gjer më sot ka arrit të bllokojë mundësin alternative të ofrimit të gazit nga gjiri Persik drejt Evropës. Çereku i gazit i cili konsumohet në Evropë është me prejardhje nga Rusia. Gazi rus është instrument i fuqishëm me ndihmën e së cilës Rusia mund të kushtëzojë Evropën.

Washingtoni ka interes që Evropën ta lirojë nga varshmëria ruse e furnizimit me gaz. Për këtë shkak ka interes që projekti i ndërtimit të gazsjellsit alternativ nga Katarai gjer në Mesdhe, nëpërmjet Sirisë, të realizohet. Pengesa në këtë projekt është regjimi në Damask. Amerika me këtë do të forcojë ndikimin e saj kundrejt vendeve të Bashkimit Evropian në raport me Rusinë. Pikërisht për shkak të interesave të veta ekonomike, Katari i cili disponon me basenet më të mëdha të resurseve të gazit në botë, ka investuar miliarda dollar në financimin e grupeve kryengritëse në Siri. Turqia poashtu mbështet “gazsjellsin islamik” të përmendur, me të cilin si vend tranzitor të gazit të Katarit drejt Evropës praktikisht do të forcojë pozitën e saj në raport me Bashkimin Evropian, duke shtuar kësaj edhe profitin të cilin do të fitojë nga rimbursimi  prej transitit të këtij resursi të vlefshëm energjetik. Plani i sipërmendur në mënyr të përkryer i përgjigjet interesave të SHBA-së, Turqisë dhe Evropës, por, në rast se do të realizohej, do të ishte goditje më e madhe strategjike Rusisë dhe Iranit. Regjimi i Asadit e ka refuzuar projektin e Katarit për ndërtimin e gazsjellësit për të mbrojtur interesat e aleatëve të vet, Rusisë dhe Iranit. Ky ishte shkrehës për fillimin e luftës qëllimi kryesor i të cilës është përmbysja e regjimit të Asadit. Katari dhe Irani janë dy vende të cilët ndajnë basenet më të mëdha të gazit natyror në gjirin Persik, por burimet katarase gjatë epokës së kaluar më shumë janë eksploatuar duke pas parasysh sankcionet të cilat bashkësia ndërkombëare i ka imponuar Iranit. Irani si konkurent më i madh i Katarit kur është në pyetje eksporti i gazit, ka propozuar planin e vet për ndërtimin e gazsjellësit drejt Evropës të cilin planifikon të realizojë në bashkëpunim me Sirinë dhe Irakun. Projekti i planifikuar iranian është quajt”gazsjellës i miqësisë”. Kundërshtarët e këtij projekti e quajnë”gazsjellës shiit”, gjersa projekti i Katarit është emërtuar”gazsjellës islamik”. Gazsjellësi iranian do të duhej të shtrihet nga Parsi jugor në pjesën iraniane të gjirit Persik, nëpërmjet Irakut, Sirisë dhe Libanit, ndërsa shfrytëzuesi përfundimtar të gazit do të shte Evropa, ndërsa do ta shfrytëzonin edhe Iraku, Siria dhe Libani.

Më heret është menduar për gazsjellësin nga Irani nëpërmjet Turqisë, por kësaj i është kundërvënë qeveria amerikane e cila e ka detyruar korporatën energjetike zvicerane Elektrizitiatsgesellschaft Laufenburg, e cila ishte e kyçur në projekt, të ndërprejë kontratën me Iranin. Në korrik të vitit 2011, Irani, Iraku dhe Siria kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e gazsjellësit i vlefshëm 6 miliard dollar. Lufta qytetare në Siri ka parandaluar realizimin e këtij plani, dhe nuk është vështirë të konkludohet se kryengritja kundër regjimit të Bashar al Asadit, i cili është shëndërruar në konfliktin më të përgjakshëm në historinë moderne të Lindjes së Afërt, me qëllim i provokuar që me çdo kusht, të parandalohet ndërtimi i gazsjellësit iranian drejt Evropës.

Shteteve të Bashkuara të Ameriksë aspak nuk i pengon gazsjellësi nga Katari, pasi që Katari është klient amerikan të cilën atë e kontrollon për dallim nga Irani i cili veç u bë lider dominant në rajon. Përveç kësaj, gazsjellsi iranian është konkurent projektit Nabucco, i cili është i planifikuar nga Azerbajxhani drejt Evropës, si dhe atij i cili planifikohet nga Katari nëpërmjet Turqisë, apo versionin nëpërmjet Arabisë Saudite, Jordanisë, Sirisë dhe Turqisë. Qeveria e Damaskut ka refuzuar propozimin e Katarit duke e arsyetuar vendimin e vet me dëshirë që të mbrojë interesat e aleatit të saj shumëvjeçar, Rusisë. Pozita e administratës amerikane në aspektin e konfliktit sirian është e ngjajshme pozitës së Turqisë, me atë që SHBA-ja gjatë gjith kohës ka diktuar dhe mbikëqurur procesin e armatimit dhe stërvitjet e formacioneve islamike të ushtruar në Turqi, Jordani dhe Katar. Politika e administratës amerikane dhe qeverisë në Ankara në aspektin e luftës siriane dallon vetëm në nuanca. Vashingtoni zyrtar ka rol balancues në këtë konflikt, me të cilin dëshiron të parandalojë dominimin e njërit opcion, gjë që ka mundësuar vazhdimin e luftës gjer më sot.Që të parandalojë dominimin e interesave iraniane në rajon, qeveria amerikane ka mbështetur grupacionet sunite ekstreme islamike si metodë më e lirë kundër depërtimit gjeopolitik të Iranit.Duke drejtuar zemërimin e tendencave më ekstreme vehabite të islamit sunit kundrejt projektit gjeopolitik iranian, amerikanët kanë sinjalizuar regjimit saudit vehabit në Riad si dhe emirateve tjera të pasura arabe në Gji se nuk do të lejojë dominimin iranian dhe rrethimin e Arabisë Saudite me forcat ideologjike fetare shiite, të cilin familja e al Saudit e konsideron armiqët vdekjeprurës dhe kërcënim të drejtëpërdrejtë ekzistencës së vet. Amerikanët në këtë mënyrë janë përpjekur të bindin regjimin paranoik në Riad se nuk kanë qëllim të heqin dorë nga regjimi i  atjeshëm, i cili pas nënshkrimit të suksesshëm të marrëveshjes nukleare në mes fuqive perëndimore dhe Iranit, frikësohej se do të mund të humb statusin e klientit të privilegjuar amerikan në rast se vie gjer te përafrimi më i madh i SHBA-ve dhe Iranit, për të cilin seriozisht mendohet në qarqet strategjike vendimarrëse në Washington. Nga ana tjetër, politika e Washingtonit dëshiron poashtu që regjimit të Riadit të dërgojë porosinë, se sikurse që është e mundur të drejtojë elemenetet ekstremiste islamike kundër Iranit, në të njëjtën mënyrë, po qe se ka nevojë, Washingtoni mund të bëjë edhe kundrejt regjimit saudit në Riad. Kjo porosi e dykuptimtë Riadit nëpërmjet ISIS-it paraqet policën e sigurimit të Washingtonit se regjimi në Riad të mos  të ndërmerr ndonjë veprim të papritur, kthimin drejt Rusisë apo Kinës, posaçërisht pas disa takimeve interesante të zyrtarëve politik saudit dhe rus në nivelin më të lartë. Përveç që duan të përmbysin Asadin nga pushteti, amerikanët mbështesin edhe qëllimet e kurdëve sirian, krerët politik të së cilëve janë bashkuar rreth Parisë së bashkimit demokratik(PYD) dhe njësive të mbrojtjes popullore(YPG), krahut ushtarak të kurdëve sirian, të cilët Ankaraja i konsideron degë të PKK-së(partia popullore e Kurdistanit), që është në përplasje me pozitën amerikane kundrejt kurdëve sirian. SHBA-ja nuk pranon pozitën turke të barazimit në mes PKK-së dhe YPG-së, edhe pse në mes tyre ekziston ngjajshmëria ideologjike dhe bashkëpunimi ushtarak. Amerikanët kurdët sirian i kanë shpall formacion ushtarak më të sukseshëm i cili u kundërvu ekstremistëve të ISS-it. Me këtë kurdët sirian janë bërë të përkëledhurit të amerikanëve në Siri, gjë që e nevrikos qeverinë në Ankara e cila me këmbëngulje po përpiqet të bind amerikanët se lufta kundër terrorizmit do të duhej përfshirë edhe luftën e njëkohëshme kundër ISIS-it dhe PKK-së, duke përfshirë edhe luftën kundër YPG-së në Siri, të cilën amerikanët me vendosmëri e refuzojnë.

Është e njohur njashtu se Izraeli ofron mbështejen e fshehtë kurdëve në Siri, por edhe atyre në Irak, e cila i përshtatet qëllimeve afatgjate strategjike të Izraelit në rajon, të cilët që në vitin 1982 janë definuar në planin e Yinonit, të cilin e ka publikuar Aleanca botërore e çifutëve. Strategjia izraelite e “ballkanizimit” të Irakut dhe Sirisë është e bazuar në dokumentin strategjik të njohur si plani i Yinanit, zbatimin e të cilit e avokojnë disa anëtar të shquar të qeverisë djathtiste të Likudit të Netanjahut dhe aleatët e tyre neokonservativ në Washington. Njëra nga fazat e planit të Yinonit është krijimi i shteteve të vogla në territorin e Irakut, njëra shiite, tjetra sunite si dhe Kurdistani i pavarur. Gjasat për vendosjen përfundimtare të paçes në Siri dhe arritja e zgjidhjes politike kurrë nuk ka qenë më e madhe se tani. Kësaj i ka kontribuar përfshirja aktive e Rusisë në luftë kundër grupeve terroriste, me të cilin është përforcuar pozita negocuese e regimit të Damaskut. Përveç kësaj, pranimi i Iranit si pjesëmarrës në bisedime për paqe, edhe pse kësaj u kundërvu Arabia Saudite duke akuzuar Iranin se zbaton destabilizimin e botës arabe, shresa për arritjen e paqes bëhet pritje reale. Akterët ndërkombëtar janë pajtuar që për arritjen e paqes është e nevojshme të pësoj disfatë i ashtuaquajturi”Shtet Islamik”, pas të cilin është e pamundshme që të ruhet Siria si shtet sovran dhe sekular. Njëri nga qëllimet është të sigurohet kthimi i refugjatëve, e pas saj edhe kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe përgatitjen e Kushtetutës së re e cila do të garantojë drejtat e pakicave në vend. Ajo që mbetet e panjohura është se a do të mbetet Siria shtet unitar apo do të federalizohet sipas modelit të Bosnjës e Hercegovinës me marrëveshjen e Dejtonit, apo Irakut. Në rast se si zgjidhje për përfundimin e luftës, Siria do të ndahej në disa shtete të vogla, që është mundësia në të cilin ka aluduar Henry Kissinger në shkrimin e botuar kohë më parë në Wall Street Journal, kjo do të nënkuptonte krijimin e shteti alevit në brigjet e Mesdheut si garancë të parandalimit të gjenocidit të mundshëm mbi këtë pakicë e cila e mban pushtetin në Damask. Entiteti i dytë kuazi shtetëror do të mund të përfshinte rajonin autonom kurd Rojava në verilindje të vendit, në të cilin aludojnë kurdët e të cilin e kundërshton ashpër Turqia, ndërsa shumica e teritorit do të përkiste sunitëve arab. Çfarë fati e pret ISIS-in dhe formacionet tjera radikale islamike, vështirë është të parashikohet. Dhënia e koncesioneve kurdëve, sipas disa vëzhguesëve, do të mund të destabilizojë edhe më shumë Lindjen e Afërt. Tjetër konsiderojnë se forcimi i kurdëve dhe legjitimimi i Kurdistanit do të mund të krijojë kundërpeshë ambicieve të supozuara rajonale hegjemoniste të Iranit nga njëra anë dhe kërcënimeve të ISIS-it ng ana tjetër. Turqia më së shumti frikësohet nga ky skenar pasi që kurdët në Turqi përbëjnë gati çerekun e popullsisë. Kurdët e Turqisë, votat e të cilëve një dekadë të tërë e kanë mbajt në pushtet të vetëm partinë proislamike të Drejtësisë dhe Zhvillimit(AKP-së), në qershor të këtij viti ia kanë refuzuar besimin. Kjo ka shkaktuar revoltën e kryetarit Erdogan, dhe AKP-ja ka ndërmarr metoda represive të frikësimit ashtu që në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 1 nëntor, e riktheu pushtetit e vet një partiak të cilin e pat humb kohë më parë.

Osman Softic

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në ...