Ballkani po bëhet poligon për destabilizimin e Turqisë dhe İranit

nga Osman Softic | Publikuar në Korrik 20, 2017, 5:28 a.m.

Mediat në mënyrë konstante gumëzhojnë nga vehabizmi, paraxhematet dhe të ashtuquajturin ekstremizmin islam, format manifestuese kryesore i të cilëve janë ISIS-i dhe Al Kaida, por edhe për ndikimin destabilizues rus në Ballkan, i cili në të vërtetë ekziston, por jo në atë nivel sa e prezanton propaganda perendimore. Natyrisht aktivitetet e spiunimit të Rusisë në Malë të Zi, kinse, për përpjekje grushtshteti, si dhe në Maqedoni, ku dështuan përpjekjet për shpëtimit të qeverisë së Nikolla Grujevskit, nuk janë fiktiv. Rusia është aktive edhe në Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet mbështetjes së tendencave secesioniste të Millorad Dodikut në Republikën Serbe. Megjithatë, raportet mediatike për këto çështje nuk janë të balancuara, por ato kryesisht ndjekin linjën e propagandës neokonservative amerikane të cilat mediat ballkanike me kënaqësi i implementojnë, pa aftësi dhe guxim që profesionalisht të ballafaqohen me gazetari hulumtuese dhe analizë serioze në bazë të qasjes objektive dhe opservimeve të ekspertëve të paanshëm.Gara e vendeve të fuqishme për ndikim dhe primat në Ballkan ekziston dhe nuk është e çpikur. Por është normale dhe legjitime, edhe pse protagonistët euroatlantik duan ta paraqesin si kërcënim vdekjeprurës për ardhmërinë e Ballkanit. Gara për ndikim mbi periferinë evropiane në mes Rusisë, SHBA-ve, Gjermanisë dhe Turqisë, bile edhe të disa vendeve tjera islame, posaqërisht të Arabisë Saudite, janë evidente. Ndikimi saudit, intrumenti themelor i të cilit  është diplomacia”cheque-book” petrodollare, posaqërisht është efikase në këtë hapsirë të varfëruar të Evropës,dhe  është në mënyrë strategjike kompatibile, komplementare dhe e subkordinuar qëllimeve dhe interesave amerikane në Ballkan.

 

Lëvizja e Gylenit në shërbim të Perëndimit

 

Zgjerimi dhe forcimi i selefizmit është parimi kryesor i politikës së jashtme saudite. Riadi me këtë përpiqet të pozicionojë islamin selefist si “mainstream” islamik ballkanik, me të cilin përpiqej të dobësojë recepsionin kulturologjik të islamit ballkanik i cili me shekujë ka trashëgimi në traditën unike osmane. Kjo nënkupton dekulturimin jonatyror të islamit ballkanik në mënyrën e dobësimit të tendencave spirituale(sufiste) të trashëgimisë osmane, e që është pjesë organike e traditës shumëshekullore të myslimanëve në Ballkan. Me propagandën agresive selefiste, natyrisht që nuk është jolegjitime, nën kushtin që ajo të kryhet në mënyrë të qetë, poashtu përpiqej të parandalohet dhe të dobësohet ndikimi i diskursit inkluziv intelektual, filozofik, civilizues që është karakteristike për qasjen iraniane. Zgjerimi sistematik i selefizmit”puritan” ka për qëllim dobësimin e diskursit të ashtuquajtur të”islamit politik” prezent në Bosnjë  dhe Turqi.

Si një nga mekanizmat e dobësimit të”islamit politik”, të asaj province të cilëm e trashëgom lëvizja e Vëllezërve mysliman, e cila në Bosnjë e Hercegovinë që nga Lufta e dytë botërore manifestohej në idetë e lëvizjes Myslimanët të rinjë, rolin e rëndësishëm e ka edhe Lëvizja e Fetullah Gylenit Hizmeti. Është interesante se “gylenizmi”  në mënyrë të theksuar është i orientuar kundër shiizmit, i cili pjesërisht ka has në mirëkuptim në radhët e pjesëtarëve të bashkësisë selefite në Ballkan, edhe pse në mesin e tyre ekziston ndryshimi i konsiderueshëm. Lëvizja e Gylenit është shfrytëzuar si mekanizëm për parandalimin e ndikimit Iranian në vendet e Azisë së mesme si dhe për mbulesë për vepriminin e operuesëve të shërbimeve sekrete perëndimore, cek në memoaret e t’ia Osman Nuri Gyndesh, ish shefi në pension i shërbimit sekret turk MIT. Pas shpërthimit të revolucionit islamik në Iran, është përforcuar mbështetja lëvizjes së Gylenit, ndërsa interpretimi gylenist i islamit, është dukshëm apolitik dhe i orientuar në drejtim të sekulares, e cila ka shprehur urrejtje sektare kundër shiizmit, ashtu edhe armiqësi të hapur ndaj islamit politik të Vëllezërve mysliman.

Hizmeti për këtë shkak është identifikuar si mekanizëm i përshtatshëm për zgjerimin e atij perceptimi islam i cili do të jetë kompatibil dhe komplementar vizionit dhe qëllimeve gjeostrategjike të ruajtjes së hegjemonisë globale amerikane, por në mënyrë krejtëisht delikate, ashtu që të mos shkaktojë revoltën e masave myslimane. Qendrat djathtiste të fuqisë në SHBA me qëllim e kanë akuzuar lëvizjen për islamizmin ekstrem dhe aspiratave kinse të vendosjes së dominimit global mysliman. Sado që kjo të jehojë  si konfuze, kjo ishte dedikuar eksluzivisht për konsum të masave myslimane, ashtu që të ngritet rejtingu i lëvizjes myslimane të Gylenit dhe të shmangej dyshimi eventual se është fjala për projektin megaloman global të subordinuar politikës së jashtme amerikane. Për këtë shkak nuk është e rastësishme se shpesh emërtimi Hizmet  komentohej si shërbim zotërave global.

Pas përpjekjeve të pasukseshme propaganduese të ndikimit suptil, Hizmeti sikurse dëshmon shembulli i Turqisë, në fund është shfrytëzuar për qëllime  të terroristëve. Për shkak të përzierjes së oficerëve të forcave të armatosura turke  besnike Fetullah Gylenit të cilët më 15 korrik 2016 janë përpjek të kryejnë grushtshtet në Turqi, pas së cilës pushtetarët turk e knaë shpall FETO-në organizatë terroriste. FETO-në si grup terrorist e ka shpall edhe Organiza për bashkëpunim islamik(OIC), organizata më e madhe multilateral në botë pas Kombeve të Bashkuara, të cilën e përbëjnë 57 shtete anëtare myslimane.

 

Veprimi i FETO-së në shtetet ballkanike

Pjesëtarët e FETO-së më së miri janë pozicionuar në Ballkan, posaqërist në Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni dhe Shqipëri, vendet në të cilët myslimanët përbëjnë shumicën apo paraqesin pjesën e konsiderueshme të popullisë, ashtu që nëpërmjet sistemit arsimor të mundë të formësojnë në pajtim me strategjinë afatgjate dhe qëllimet e Fetullah Gylenit  dhe mentorëve të tij perëndimor.

Kërkesat e pushtetarëve turk ndaj institucioneve politike të vendeve ballkanike që të japin fund rrjtetit të institucioneve të Fetullah Gylenit gjer sot nuk kanë pas sukses, në aspektin e dobësimit të ndikimit të FETO-së në Ballkan. Presionet administrative në institucionet lojale të Fetullah Gylenit janë simbolike. Arsyet e komoditetit relativ dhe lirisë së veprimit të gylenistëve në Bosnjë e Hercegovinë dhe vendet tjera ballkanike mund të përshkruhet hezitimit të strukturave politike shtetërore të vendeve ballkanike të cilët në opinion duan të shmangin perceptimin se janë vazalët turk, si dhe për shkak të frikës së arsyeshme nga reakcionet dhe sanksionet e ambasadeve të fuqishme  si dhe organizatave ndërkombëtare sikurse OSCE-ja, simpatinë dhe mbrojtjen e së cilës gylenistët e kultivojnë aktivisht nga frika e represalieve të Turqisë dhe pushtetit lokal. Është indikative edhe shkalla e lartë e përshtatshmërisë së gylenistëve të cilët me shkathtësi manipulojnë me statusin e viktimës, edhe pse dihet se bashkëmendimtarët e tyre kanë vrarë 240 vetë dhe kanë plagosur më shumë se 2000 vetë si dhe kanë raketuar Parlamentin, simbolin më të lartë të demokracisë turke.

Në kuadër të elitës intelektuale dhe shoqërore të Bosnjës e Hercegovinës, sikurse asaj sekulare ashtu edhe asaj islame e orientuar, mbisundon diskursi, edhe pse për këtë me mençuri heshtet, apo nga pak përshpëritet nëpër kuloaret në Sarajevë, se FETO-ja u krijua si rezultati i luftës për fuqi, pushtet, para dhe ndikim në mes Erdoganit dhe Gylenit, dhe se ky problem i cili eksluzivisht është çështje e brendshme e Turqisë. Sipas këtij diskursi, çdo diskutim për rolin dhe reperkusionet eventuale të veprimit të FETO-së në BeH apo tjetër kund në Ballkan konsiderohet se eksportimi i panevojshëm i  problemeve turke të cilët do të mund të komplikojnë në mënyrë të shtuar çastet politike në Ballkan dhe të kontribojnë ndarjeve shtesë ideologjike-sektare, posaqërisht në mes vet myslimanëve. Rrjeti gylenist FETO në Ballkan ka ndikim në shoqëritë ballkanike, posaqërisht në aktivitetet e demonizimit të partisë AKP dhe presidentit turk Rexhep Tajib Erdogan, për të cilën ka lejimin e heshtur të fuqive vendosëse perëndimore.

Veprimi i dytë i fushës propaganduese të FETO-së është në fushën e forcimit të nacionalizmave etnik në kuadër të vendeve ballkanike si qëllim i përllogaritur strategjik me të cilin dëshirohet të dobësohet ndikimi politik, diplomatik, ekonomik dhe kulturor i Turqisë në krahasim me ndikimin e Perëndimit, posaçërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë dëshmojnë më së miri sulmet mediale kundër kryetarit të SDA-së Bakir Izetbegoviqin për shkak kinse të vasalitetit  tij ndaj Turqisë në dëm të interesave boshnjake, pikërisht për shkak të afërsisë të cilin ky politikan dhe partia në pushtet të cilin e udhëheq ka me shefin e shtetit turk. Gjersa po lihet pas dore se sa Turqia po ndihmon Bosnjën e Hercegovinën dhe popujtë e saj, posaçërisht në sferën e investimeve, arsimit, turizmit, trashëgimisë kulturore dhe ekonomisë.

Shembulli i demonizimit të Turqisë e cila i shkon për shtati gylenistëve është edhe sjellja pa shije e disa liderëve politik të Shqipërisë, përfshirë  këtu edhe kryeministrin Edi Rama, i cili u përpoq të hyjë në qejf perëndimorëve me atë që shprehu sjellje arrogante ndaj presidentit turk  gjatë vizitës së tij Shqipërisë. Natyrisht, për politikanët shqiptar tregimi i dhëmbëve Erdoganit është pikë  në sytë e amerikanëve dhe dëshmi se shqiptarët nuk do të jenë vasal Ankarasë. Nga ana tjetër, ndërtimi i përmendoreve politikanëve amerikan në disa provincat shqiptare është dukuri e shpeshtuar dhe nuk komentohet si vasalitet fuqisë përtejoqeanike.

Përshtatshmëria e shkëlqyeshme e FETO-së në implemtimin e metodave të ndryshme të veprimit, posaqërisht është interesante se si lëvizja konzervative myslimane e Hizmetit me mjeshtëri lidh aleanca jonatyrore me organizatat e orientuara sekulare, shoqatat dhe personalitetet me ndikim për të përforcuar pozitën e vet. Karakteristika e dytë e rëndësishme është përpjekja agresive e FETO-së që të sigurojë mbrojtje dhe mirëkuptim nga ambasadat e fuqishme perëndimore, organizatat ndërkombëtare dhe fondacionet, me qëllim të mbijetesës dhe mbrojtjes së interesave të veta ekonomike. Në kombinim me kultivimin e lidhjeve të afërta me personalitete të fuqishme politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, fëmijët e të cilëve kanë kaluar nëpër sistemin arsimor të institucioneve të Hizmetit, gylenistët edhe më tepër po konsolidojnë pozitën e tyre në Ballkan. Nuk përjashtohet se rrjeti i Hizmetit, më vonë, nëse për këtë tregohet nevoja, mund të shërbejë edhe si poligon për lansimin e aktiviteteve subverzibe kundër interesave të Turqisë në Ballkan, apo edhe në vet Turqinë. Ballkani është terreni më i përshtatshëm për destabilizimin e Turqisë pikërisht për shkak të afërsisë gjeografike me Turqinë dhe mundësisë reale të indoktrinimit të myslimanëve të Ballkanit dhe mobilizimin  e tyre kundër interesave turke.

Kampet terroriste në Shqipëri

Krahas FETO-së i cili ka zgjeruar ndikimin e vet në të gjitha poret e shoqërive ballkanike, në Ballkan është stacionuar edhe organizata e rrezikshme terroriste iraniane e cila tregon në pozicionimin e rëndësishëm të Ballkanit si poligon perëndimor për disiplinimin dhe aktivitetet destabilizuese kundër vendeve të pavarura islamike, sikurse që janë Irani dhe Turqia. Fjala është për vendosjen e organizatës më ekstreme terroriste iraniane”Muxhahedin Halk”, e njohur me nofkën MEK në territorin e Shqipërisë. Disa mijëra pjesëtar të MEK-ut janë transferuar në vitin 2013, me marrëveshjen e arritur në mes administratës së Obamës dhe qeverisë së Shqipërisë, ashtu që nga kampet Ashraf Liberty ga Iraku janë zhvendosur në Shqipëri. Edhe pse të paktë në numër, pjesëtarët e MEK-ut paraqesin grupin më ekstrem terrorist përgjegjëse për sulmet e shumta brenda dhe jasht Iranit në vrasjet e zyrtarëve të shquar iranian, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin më të afërt të imam Homeinit, ajetullah Sejid Muhamed Hysein Beheshti, të cilin pjesëtarët e MEK-ut e kanë vrarë në qershor të vitit 1981.

Pjesëtarët e MEK-ut janë përgjegjës edhe për vrasjen e zyrtarëve amerikan dhe biznesmenëve  para shpërthimit të revolucionit islamik në Iran. Në listën e organizatave terrorist SHBA-të i kanë vendos në vitin 1997. Ky kult i theksuar ekstremist iranin kombinon versionin radikal të ideologjisë marksiste(maoiste), ngjashme me ideologjinë e Partisë Punëtore të Kurdistanit(PKK-së), me disa elemente të islamit. Në fillim, MEK-u e ka mbështetur revolucionin islamik të Iranit në vitin 1979, por më vonë ka ardh në konflikt me pushtetin e Republikës Islamike të Iranit, e cila nuk ka treguar tolerancë ndaj versionit ekstremist të marksizmit. Pas mossuksesit që nga Irani të krijojnë republikë marksiste, pjesëtarët e MEK-ut ikën në Irak, gjatë së cilës gjatë luftës rako-iraniane ishin nën mbrojten dhe shërbenim interesave të regjimit të Sadam Hyseinit. Aktivisht kanë marrë pjesë në luftë kundër Iranit, si dhe në ngulfatjen e lëvizjes opozitare brenda Irakut, të shiitëve në jug dhe kurdëve në veri. Sadam Hysein këtë grup terrorist e ka shfrytëzuar si grusht goditës për qërim brutal hesapesh me oponentët e vet politik. Gjer në vitin 20013, SHBA-të MEK-un e ka mbajt në listën e organizatave më të rrezikshme terroriste. Për fat të keq, amerikanët tani kultivojnë marrëdhënie miqësore me liderët dhe pjesëtarët e MEK-ut, selia e të cilës është në Paris. Arsyet për ndryshim radikal të marrëdhënieve të administratës amerikane ndaj këtyre terroristëve janë kryesisht të natyrës gjeopolitike, për shkak të përpjekjes së SHBA-ve se me çdo çmim të ruajë poziën dominuese në Lindjen e Afërt, veçanërisht në Gjirin Persik.

Për shkak të rritjes së shpejtë të fuqisë dhe ndikimit gjeopolitik iranian, i cili gjatë dekadës së kaluar u rrit në fuqinë më të fuqishme të rajonit, duke zgjeruar ndikimin e vet në Irak, Siri, Liban dhe Jemen, pozita e të cilit gjatë disa javëve të kaluar poashtu është forcuar në krahsim me shtetet e GCC-së për shkak të shpërthimit të krizës katariane, strategët politik në Washington, posaçërisht ata neokonzervativ, kanë vendosur që terroristët e MEK-ut të bëjnë aleatët e vet me qëllim të destabilizimit dhe dobësimit të Iranit. Roli potencial i MEK-ut në ushtrimin e presionit mbi Teheranin dhe konflikti eventual me Iranin, në rast se për të vendos administrata e Trumpit, është në listën e lartë të mendimeve të planerëve politik në Washington. Kjo, natyrisht po përshtatet në politikën e re të Trumpit ndaj Lindjes së Afërt, duke marr parasysh se Trumpi Arabinë Saudite  e ka bërë shtyllë  dhe aleat kryesor të SHBA-ve. Disa nga shqiponjat më të mëdha të establishmentit amerikan, John Bolton dhe senatori John Mc Cain si dhe përpara John Kerry po mbajnë marrëdhënie të përafërta me liderët e MEK-ut, të cilëve ju ofrojnë mbështetje të konsiderueshme diplomatike, financiare dhe mediale. Zgjedhjet e mbajtura presidenciale para ca kohe në Iran, në të cilin fitore të bindshme korri kryetari reformist dhe i matur iranian Hasan Ruhani, nuk kanë pas kurrfarë ndikimi në administratën amerikane që të merr qëndrim pajtues. Përkundrazi, administrata e Trumpit ka marr qëndrim rigjid armiqësor kundër Iranit. Natyrisht, në pyetje është frika nga ndikimi iranian në rajon, mbi të cilin amerikanët përpiqen të mbajnë kontrollin hegjemonist të domosdoshëm për ruajtjen e supremacionit global amerikan, e cila prej Kinës kërcënon sfidë serioze në Lindjen e Afërt dhe Azinë lindore.

Rrënimi i Iranit nëpërmjet Ballkanit

Të mësuar me përvojën e luftërave të humbura në Afganistan dhe Irak, amerikanët dhe aleatët e tyre kanë vendos që në kohën e fundit të shfrytëzojnë sa më shumë organizatat terroriste me prefiksat”islame” për realizimin e qëllimeve të tyre gjeopolitike. Për të dobësuar ndikimin e Iranit, me shkathtësi e kanë prodhuar dhe përdorur pjesëtarët e ISIS-it. Ish gjenerali amerikan Michael Flynn ka pranuar se qëllimi i politikës amerikane në Lindjen e Afërt(posaçërisht në Levant) ishte krijimi i një”emirati selefist” në lindje të Sirisë(kalifati i Bagdatit), si mburojë sektare për shtypjen e ndikimit iranian.

Zgjedhja e Shqipërisë për pozicionimin e pjesëtarëve të grupit terrorist të grupi”Muxhahedin Halk” bëhet logjik pasi që Shqipëria është aleati më besnik i SHBA-ve në Ballkan. Shqipëria është anëtare edhe e NATO-së, ndërsa territorialisht nuk është larg nga Lindja e Afërt. Para disa muajsh në Shqipëri është mbajt takimi i rëndësishëm i liderëve dhe simpatizantëve të MEK-ut në të cilin ka marr pjes edhe senatori amerikan John Mc Cain, pastaj John Bolltoni, dhe natyrisht edhe kryetarja e MEK-ut Marjam Raxhavi. Në takim është shprehur qëllimi i qartë i MEK-ut që aktivisht të vepron me qëllim të ndryshimit të regjimit në Teheran dhe formimin e republikës sekulare iraniane, dhe atë sipas modelit të kësaj organizate terroriste. Marjam Raxhavi është bashkëshortja e Mesud Raxhavit, për të cilin nuk dihet se a është gjallë. Spekulohet se ai është vrarë në Irak. MEK-u gëzon mbështejen e fuqishme financiare të SHBA-ve, fuqive perëndimore dhe Arabisë Saudite. Karakteristike është se në takimin masovik të mbajtur në Paris vitin e kaluar njëri nga folësit kryesor ishte ish zyrtari saudit princi Turki bin Fajsal, ish shefi shumëvjeçar i shërbimit sekret saudit. Princ Turki është në mesin e zyrtarëve të parë saudit i cili në Davos është takuar me ish ministren e punëve të jashtme izraelite Tzipi Livni. Kjo ishte shpimi i akullit dhe përgatitja për bashkëpunimin saudito-izraelit me qëllim të shtypjes së”kërcënimit iranian”. Me ardhjen e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë kjo aleancë tani është zyrtarizuar, përkundër mos ekzistimit të marrëdhënieve diplomatike në mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Përdorimi i turpshëm i organizatës terroriste e cila me dekada ka marr pjesë në vrasjet brutale të qytetarëve dhe zyrtarëve amerikan dhe iranian, duke përfshirë edhe përpjeljen e kidnapimit të ambasadorit amerikan Douglas Mc Arthur II, përpjekjes së vrasjes së gjeneralit amerikan Harold Pricesë,vrasjen e nënkolonelit Louis Lea Hawkins dhe shumë zyrtarëve tjerë të ushtrisë amerikane. Pjesëtarët e MEK-ut janë përgjegjës edhe për shumë sulme terroriste dhe vrasje në Iran, posaçërisht vrasjeve të shkencëtarëve të shquar. Përveç kësaj, janë përgjegjës edhe për atentate të shumta për të cilin në mënyrë tendencioze është akuzuar qeveria e Irakut. Krejt kjo nuk i ka penguar zyrtarëve amerikan të”hyjnë në martesë” me këtë organizatë të famshme terroriste totalitare të provincës marksiste me shpresë se ajo do të ndihmojë që të dobësojë dhe në fund të rrëzojë pushtetin revolucionar iranian i cili afër katër dekada po reziston presioneve të ndryshme dhe i cili, krahas Turqisë, e ka sistemin parlamentar më të lirshëm në botën islame.

Gazetari amerikan i shquar Seymour Hersh në New Yorker ka publikuar që në vitin 2008 artikullin në të cilin ka cek se administrata amerikane ka zgjedh pikërisht terroristët e MEK-ut si favoritet e saja për luftën e ardhshme nëpërmjet ndërmjetësve(proxy war) për betejën me Republikën Islame të Iranit. Daily Mail britanez ka publikuar tekstin  në të cilin cek se Izraeli drejtpërsëdrejti i armatos, stërvit dhe financon pjesëtarët e MEK-ut. Këtë e kanë konfirmuar edhe disa zyrtarët amerikan gjersa insajderët mirë të informuar në Washington kanë konfirmuar lidhjen e përafërt në mes Mosadit dhe MEK-ut.

Këto pretendime i vërteton edhe dokumenti zyrtar i institutit amerikan ”Brookings” i cili në vitin 2009 ka publikuar studimin strategjik të ekspertëve për Iran, me titull “Me cilin udhë në Persi”. Duke shqyrtuar skenare të ndryshme të veprimit kundrejt Iranit, një nga rekomandimi i këtij dokumenti strategjik, i cili zakonisht bëhet pjesë e politikës së administratës amerikane, është edhe armatimi, stërvitja dhe ofrimi i mbështetjes MEK-ut në sulmet e t’ia terroriste në Iran. Ashtu që këtë mbështetje të mbështjellin në celofan të grupeve opozitare serioze politike iraniane, mentorët iranian të MEK-ut i kanë ndihmuar që të formojë të ashtuquajturën Këshill nacional iranian të rezistencës(NCR) si platformë politike të cilin e kontrollojnë terroristët e MEK-ut, e të cilin e kryeson Marjam Raxhavi. Kjo amerikanëve aspak nuk paraqet dilemë morale edhe pse ekzistojnë dëshmi për përzierjen e MEK-ut në aksionet terroriste drejtuar edhe kundër interesave amerikane.

                          Boshti strategjik Washington-Riad-Tel Aviv

Në rrethanat e krijuara rishtazi, kur fuqia hegjemoniste amerikane në Lindjen e Afërt po dobësohet në krahasim me Iranin, anëtarët luftënxitës të administrates në Washington mezi kanë pritur të shfrytëzojnë këtë organizatë terroriste. Duke hjek MEK-un nga lista e organizatave terroriste, janë përpjek të rimarkojnë në grupin civil opozitar legjitim, pasi që ajo, kinse, është treguar në grumbullimin e shënimeve të vlefshme të zbulimit për Iranin, gjer te cilët, për shkak të kapaciteteve serioze kundërzbuluese të Iranit, vështir mund të vihet në mënyrë tjetër. Natyrisht, NCR, me të cilin dominon MEK-u, në mënyrë publike hoqi dorë nga qëndrimet e mëparshme antiamerikane. Ky grup sot është aleati më i besueshëm i administrates amerikane në planet për ndërimin e regjimit në Iran. Amerikanët pjesëtarët e MEK-ut i kanë lavdëruar si protagonistët kyç të cilët i kanë ndihmuar të zbulojnë lokacionin në të cilin Irani ka kryer pasurimin e uranijumit në Natanz. Duhet përkujtua se pjesëtarët e MEK-ut ishin avokuesit më të mëdhenjë të marrjes së ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1980, gjersa për shembull ish kryetari i Iranit Mahmud Ahmedinexhad, në Perëndim i njohur si “shqiponjë”,  i cili në atë kohë ishte aktivisti studentor, publikisht kishte kundërshtuar këtë akt, edhe pse pastaj njihej si një nga udhëheqës radikal të Iranit. Pjesëtarët e MEK-ut në vitin 1981 kanë bombarduar selinë e partisë republikane islamike në pushtet duke vrarë shtatëdhjetë politikan të rangut të lartë.

Për fat të keq, ky grup terrorist sot gëzon simpatinë e zyrtarëve amerikan, sikurse janë senatori John MC Cain, Rudy Giuliani, gjenerali Hug Shelton, John Bolton, njëri nga avokuesit më të mëdhenj të rrëzimit të pushtetit Iranian me rrugë të dhunshme, gjenerali Wesley Clark dhe Lee Hamilton, ish kryesuesi i Komisioni për punë të jashtme të kongresit amerikan si dhe zyrtarët të shumtë të tjerë. Është e çuditshme se sa këta zyrtarët amerikan janë të përkushtuar për bashkëpunim me këtë organizatë terroriste vetëm për të realizuar kontinuitetin e hegjemonisë globale për të mbajtur nën kontrollin e plotë  Gjirin Persik. Për këtë shkak nuk duhet çuditur vendimi më i ri presidentit amerikan Trump që të merr anën e pushtetit saudit kundër Iranit, me të cilin është kijuar boshti strategjik dhe aleanca më e re Washinton-Riad-Tel Aviv të cilët i bashkon interesi i përbashkët të ndalimit të ndikimit iranian. Strategjia afatgjate amerikane kurrë nuk ndryshon, ajo gjithmonë mbetet e njëjtë, presidentët e rinjë po ndryshojnë vetëm në niansa dhe metoda, në atë se si më së miri të realizohen qëllimet e kësaj politike me më së paku humbje. Hegjemonia amerikane globale dhe dëshira e pangopurpër dominim global të vazhdueshëm, me çdo çmim, është e pamundur pa hapjen e vatrave të reja të luftës.

Gjersa në Ballkan flitet për kërcënim nga përzierja ruse, destabilizim dhe spiunim, gjë që natyrisht nuk është ndonjë risi, politikanët ballkanik, shkencëtarët mediat dhe opinioni ose nuk janë të vetëdijshëm apo heshtin në mënyrë ballkanase për veprimet e shndërrimit të Ballkanit, posaçërisht Shqipërisë, në poligonin kryesor për stërvitjen e grupot terrorist MEK me qëllim të përmbysjes së pushtetit legal të Republikës Islamike të Iranit. A janë liderët politik të Ballkanit fare të vetëdijshëm se nga gjoksi i Ballkanit përgatitet rrënimi i një vendi të sofistikuar, djep i civilizimit të lashtë, republikës e cila edhe pse kombinon modelin e pushtetit teokratik me parlamentarizmin demokratik, krahas Indonezisë, Turqisë dhe deridiku Kuvajtit ka parlamentin më të lirë në botën islame dhe shoqërinë civile të gjallë, vendin në të cilin fuqia punëtore femërore është më e arsimuar dhe në shkallë të lartë e pranishme në aktivitetet tregtare, më shumë se të gjithë vendet myslimane,vend shkencëtarët e të cilit janë në vetë kreun e botës? Pa marr parasysh se çfarë mendohej për këtë, Irani për shkak të luftës së treguar kundër tendencave ekstremiste të ISIS-it dhe grupeve tjera terroriste  në Irak, Siri, Afganistan, paraqet faktor të rëndësishëm të stabilitetit në Lindjen e Afërt  dhe fuqinë më të pozicionuar për luftë kundër ekstremizmit të vërtetë dhe terrorizmit të cilët kërcënojnë që nga bota islame të krijojnë rrënojat të cilët neoimperialistët me mbjelljen dhe nxitjen e konflikteve ndërmjet myslimanëve vazhdimisht do të e shfrytëzojë për plaçkitje dhe eksploatim.

Edhe një iluzion i neokonzervativëve amerikan

Shqipëria po bëhet poligoni kryesor për rekrutimin, vendosjen, stërvitjen e terroristëve të cilët përpara ose më vonë do të jenë të shfrytëzuar si grusht goditës për përmbysjen e regjimit në Teheran. Irani posedon kapacitetet e lansimit të raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, gjë që është dëshmuar me rastin e sulmeve të para ca kohëshme në caqet thellë të fshehura të ISIS-it në Deir al Zur në lindje të Sirisë. Në rast se siguria iraniane do të kërcënohej, shtrohet pyetja çfarë do të thotë nëse Irani do të përpiqej të neutralizojë kampet e MEK-ut në Shqipëri, duke marr parasysh se ato gjenden në territorin e vendes anëtare të NATO-së, ndërsa janë në gamën e veprimit të Iranit.

Natyrisht, për këtë mund vetëm të spekulohet, por Ballkani do të mund të bëhej arenë e luftës botërore. Liderja e NCR-së Marjam Raxhavi gjatë kohës së fundit është bërë shumë elokuente në deklaratat e veta në atë se si regjimi në Teheran është ballafaquar me vështërsi të shumta dhe se është i shqetësuar se veprimet subversive të NCR-së dhe MEK-ut  me mbështetjen e e fuqishme të fuqisë amerikane, ekspertizës izraelite dhe parasë saudite, këtë strukturë opozitare e cila kohët e fundit vepron në Ballkan do të mund të nxit në luftë me Iranin.Me ardhjen në pushtet të administratës së Trumpit, përqëndirmi i saj kryesor në Lindjen e Afërt është ballafaqimi me Iranin. Në të vërtetë ky ballafaqim veç ka nisur me përpjekjen e izolimit të Katarit të akuzuar për destabilizimin e rajonit pasi që paraqet pengesë në arritjen e unitetit të dhunshëm të Këshillit të Gjirit Persik, GCC-së, nën komanënd hegjemoniste të Riadit. Me pajtimin që të strehojë terroristët qëllimi i të cilit është përmbysja e pushtetit legjitim iranian, Shqipëria vullnetarisht u bë poligon për manipulim kundër Iranit. Qeveria e Shqipërisë me asnjë veprim të vetin nuk ka shprehur shqetësimin për shkak të keqpërdorimit të territorit të saj për dëmtimin e vendeve tjera. Ky shembull tregon në atë se anëtarësimi në aleancën e NATO-së edhe nuk është aq gjë benine sikur na përpiqet të prezantohet, porse anëtarët e saj nuk kanë zgjidhje në zbatimin e hegjemonisë globale amerikane.

Arsyeja kryesore e mbështetjes terroristëve të cilët dhunshëm duan të realizojnë ndryshimin e regjimit në Teheranështë dobësimi kontinual i pozitës hegjemoniste të SHBA-ve e cila në kohë afatgjate është e paqëndrueshme, posaçërisht për shkak të ngritjes së fuqishme të Kinës, të cilës Washingtoni është i detyruar të kushtojë përqendrimin më të madh dhe resurset, strategjia e njohur si “pivot to Asia”, e cila nënkupton lëvizjen drejt Azisë lindore.

Pikërisht në këtë kontest të ndeshjes me Iranin duhet vështruar edhe mbështetjen e ish administratës amerikaen për përmbysjen e regjimit të Asadit, si parakusht për instalimin e qeverisë marionete proamerikane në Iran të cilën Amerika kurrë nuk ka mund të kapërcej, e e cila gjatë kohës së diktaturës së shahut Reza Pahllavit , krahas Izraelit, ishte shtylla më e besueshme e dominimit amerikan në Lindjen e Afërt. Në mungesë të këtij luksozi, Washingtoni ka vendos që të përforcojë pozitën e Kurdëve, posaçërisht në Siri, me të cilin do të dobësojë interesat legjitime të Turqisë në Siri dhe Irak dhe të parandalojë forcimin e ndikimit turk në Lindjen e Afërt në përgjithësi. Liderja e MEK-ut Marjam Raxhavi kurrë nuk i ka fal administratës  së Obamasë që ka qëndruar anash gjatë kohës së protestave masovike të”revolucionit të gjelbërt” në Teheran në vitin 2009 i cili nuk arriti të trondit aspak pushtetin revolucionar iranian.

Revolucioni i gjelbërt nuk pati sukses pikërisht për shkak të saj që në Iran ekziston mekanizmi serioz për shprehjen publike dhe të lirë të pakënaqësisë dhe mos pajtimit të qytetarëve me politikën zyrtar iraniane. Për këtë dëshmon parlamentarizmi i gjallë, pluralizmi relativ i medieve, partitë e shumta politike ekzistuese të cilët veprojnë lirshëm, si dhe sektori i fuqishëm dhe efikas joqeveritar, liria intelektuale, skena fascinuese artistike, dhe natyrisht tpluralizmi serioz brenda vet establishmentit teologjik iranian i cili fare nuk është monolit sikurse dëshirojnë ta tregon propaganda perëndimore. Mekanizmat e sistemit politik kompleks iranian, i cili ka dozën e lartë të tolerancës për qëndrime opozitare, si dhe ndarja serioze e pushtetit dhe qendrat të shpërndara të fuqisë dhe vendimmarrjes, janë arsyet  e mbijetesës të sistemit politik afatgjatë në Iran.

Mendimi se është e mundshme të ndryshohet apo të përmbyset regjimi me shfrytëzimin e grupeve terroriste sikuse MEK-u, dhe atë duke përdorur platformën e Shqipërisë, në të cilin janë vendosur luftëtarët me ekstrem të MEK-ut, është vetëm njëra nga iluzionet e neokonzervativëve amerikan dhe princave luftënxitës saudit. Po të mos ishte me keqardhje, do të ishte qesharake. Heshtja e politikanëve ballkanik  dhe opinionit për këtë megjithatë është shqetësuese. Nuk duhej të jesh aspak naiv dhe të besosh se një ditë, në rast se për këtë tregohet nevoja, rrjeti i shprëndarë në mënyrë strategjike të organizatave të Gylenit nëpër Ballkan(FET0) nuk do të përdorej për qërim hesapesh me qeverinë në Ankara, posaçërisht nëse ajo vazhdon kursin e vet politik të pavarur të zhvillimit, dhe nëse ndikimi i Turqisë në Ballkan, në Gjirin Persik dhe përndryshe në Lindjen e Afërt do të vazhdojë ose do të forcojë, apo në rast se eventualisht vie gjer te përafrimi i Turqiës dhe Iranit.



Burimi : STAV

Osman Softic

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në ...