Selefizmi (III)

  • None
nga Osman Softic | Publikuar në Prill 20, 2014, mesnatë

Selefizmi si lëvizje islame në kuadër të islamit sunit, gjatë disa shekujve të kaluar ishte dukuri margjinale në kuadër të bashkësisë myslimane globale (umma), të cilin gjatë gjithë kohës së ekzistimit e ka karakterizuar qasja heterogjene e kuptimit islam në praktikë, nga ai tradicional, racional-filozofik, mistik(sufist), shkencor, si dhe modern dhe politik. Selefizmi është unik në të, pasi që ka qenë i kundërshtueshëm në të gjitha aspektet e tij. Drejtimi islam i cili posaçërisht gjatë gjysmës së shekullit XX ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik botëror është i ashtuquajturi islami politik apo sot shënohet si islamizëm.

 

         Nën termin islamizëm nënkuptohet ideologjia politike, parimet dhe platforma politike e të cilëve është e inspiruar dhe  bazuar në parimet islame. Lëvizja islame politike më e madhe, më e rëndësishme dhe më me ndikim është Vëllezëria Myslimane ( Ihvan al Muslimun). Kjo lëvizje të cilin e ka themeluar Hasan el Benna në vitin 1928 ka arrit të përvetësojë një numër të madh ithtarësh në botën islame dhe konsiderohet forcë dominante islame në Egjipt, Sudan, Jordani, Siri, Tunizi, Jemen dhe Palestinë, por ka ndikim edhe në monarkitë e gadishullit Arabik. Partia pro islamike për Zhvillim  dhe Drejtësi (AKP) në Turqi, ka trashëgimi të kësaj lëvizjeje. Për dallim nga Vëllezërit Mysliman, selefizmi gjer  sot ka përfaqësuar fuqinë minoritare në kuadër të islamit. Por, pas shpërthimit të pranverës arabe erdhi gjer te forcimi i papritur i selefizmit jashtë kufijve të gadishullit arabik dhe atë jo vetëm si trend fetar por edhe fenomen politik. Selefizmi si i tillë në sferën politike të forcave të reja në Lindjen e Afërt shfaqet si kundërshtar më i rëndësishëm ndaj ideologjisë politike të Vëllezërve Mysliman. Këtë aspekt veçanërisht duhet marr me qëllim të kuptimit më të lehtë të raportit armiqësor të politikës zyrtare të Arabisë Saudite dhe fqinjëve të saj të afërt

( aleatëve) të gjirit arab ndaj ideologjisë, programit politik dhe personaliteteve të cilët personifikojnë Vëllezërit Mysliman.

 

         Konflikti i ideologjisë së Vëllazërisë Myslimane dhe mësimit selefist, e në kohën e fundit edhe partive selefiste më të reja, nga njëra anë, dhe lëvizjeve militante (xhihadiste), nga ana tjetër, ka sjell te polarizimi politik në botën arabe pas shpërthimit të pranverës arabe me të gjithë atë që ky term nënkupton, e që është liberalizimi politik dhe mediatik i shoqërive totalitare arabe, demokratizimi dhe partipicimi i partive islame në jetën politike.

         Disa analistë besojnë se hyrja e lëvizjeve selefiste në sferën politike është njëra nga reperkusionet më të rëndësishme të pranverës Arabe. Është interesant se selefistët para vitit 2011 partipimin politik kanë konsideruar të palejuar dhe anateme. Kanë besuar që themelimi i parive politike me parashenjë islame është në konflikt të drejtpërdrejtë me mësimin islam dhe si e tillë është jo e lejuar. Ky lloj raporti kundër rolit të islamit në politikën moderne edhe sot është karakteristik themelore e sistemit politik në Arabinë Saudite, djepin e selefizmit dhe financierin kryesor të lëvizjeve të shumta selefiste në botën arabo-islame dhe bashkësitë myslimane të diasporës në Perëndim.

 

Gjatë tri viteve  të kaluara në botën arabe, duke përfshirë edhe vendet e Afrikës Veriore, ka ardh gjer te politizimi rapid i lëvizjeve selefiste dhe themelimi i partive politike, me qëllim të participimit politik në jetën parlamentare të shoqërive arabe. Kjo ka sjell  riorganizimin politik islam në skenë, në të cilin gati gjatë tërë shekullit të kaluar ka dominuar vetëm ideologjia e Vëllezërve Mysliman, dhe atë në formën opozitare,  e në kohën e fundit edhe në pozitë me qeveri në Marok, Libi, Tunizi dhe  Egjipt para  puçit ushtarak i  kryer nën udhëheqjen e gjeneralit Al-Sisit. Selefistët në Egjipt kanë themeluar disa parti politike, në mesin e të cilëve janë: al-Nur(Drita), al-Asalah(Autentik), al-Vatan(Atdheu), al Bina vatanmijja          ( Zhvillim dhe Ndërtim), al-Fadilah(Virtyt), Partia Reformiste në Tunis, Partia e Renesansës dhe Virtytit në Marok, Partia e Bashkuar e Rrugës së Drejtë në Jemen dhe të tjera. Për çfarë pjesëtarët e lëvizjeve selefiste papritur kanë themeluar një numër të madh të partive politike, që gjer atëherë kanë vepruar vetëm në fushën e shoqërisë civile, fokusi i të cilit ka qenë në mënyrë të theksuar apolitik dhe i përqëndruar vetëm në përhapjen e modelit selefist të kuptimit islam, edukimit dhe aktiviteteve bamirëse? Për më tepër, liderët selefist nuk kanë bazë fetare dhe justifikim për këtë ndryshim dhe transformim nga mënyra e veprimit pacifik dhe apolitik në politik  dhe aktiv. Është interesant se shumica e dijetarëve selefit deri kohën e fundit kanë cituar rregullisht kaptina nga Kur’ani duke vërtetuar në ndalimin e marrjes me politikë e posaçërisht me anëtarësim në parti politike apo themelimin e tyre, për të cilin gjatë gjithë kohës kanë urryer Vëllezërit Mysliman të cilët  aktivisht janë marr me politikë. Këtij transformimi kanë kontribuar shumë aktor, në mesin e tyre edhe ndërrimi i papritur i klimës politike dhe liberalizimi i sistemit politik pas zgjimit arab. Selefistët qartë kanë ndier që qëllimet e tyre më lehtë mund të arrijnë me participim se sa me shfrytëzimin e metodave tradicionale të thirrjes(davvah), të cilët kanë qenë më të përshtatshëm  për sistemin autoritar të mbyllur dhe restriktiv.

         Selefistët janë frikësuar se nëse vijnë në pushtet Vëllezërit Mysliman, ata do të tentojnë të eliminojnë selefistët, dhe atë jo vetëm nga skena politike por edhe nga sfera e shoqërisë civile, me ç’rast ata do të margjinalizoheshin tërësisht. Selefistët me këtë veprim, poashtu kanë dashur të dërgojnë mesazhin se janë të aftë të marrin pjesë në procese politike, pasi që janë kritikuar për papërvojë politike dhe mos posedimin e njohurive për t’u marr me politikë. Përveç arsyeve të lartpërmendur të cilët me të vërtetë, janë pjesërisht të sakta, duket se motivimi kryesor selefist për veprim politik ka qenë frika e tyre nga dominimi i Vëllezërve Mysliman, forcës politike me përvojë shumë më të madhe në suaza të modelit politik islamik. Ky lloj i zhvillimit në kuadër të lëvizjes selefiste ka sjell edhe në zgjerimin e ndryshimeve në kuadër të vet selefizmit, pasi që edhe më tutje një numër i konsideruar i selefistëve edhe më tej kundërshtojnë themelimin e partive politike. Konflikti politik brenda selefizmit ka sjell gjer te lufta psikologjike e cila bëhet me sjelljen e fetvave kontradiktore për dhe kundër participimit politik. Kjo edhe më shumë e ka thelluar  hendekun në mes selefistëve pacifist dhe rivaleve të tyre militant.

         Para se shoqëritë e ndryshme selefiste filluan themelimin e partive politike, selefistët militant apo xhihadistët kanë provuar dhe shpesh kanë marr jo vetëm përkrahje logjistike për operacionet e tyre ushtarake në pjesët e ndryshme të botës arabe dhe islame, por në rrallët e tyre kanë arritur të rekrutojnë një numër të konsideruar të luftëtarëve dhe operativistëve, duke përfshirë edhe nga rrallët e bashkësive myslimane në perëndim ku jetojnë si pakica në diasporë. Fillimi i participimit politik selefist,logjikisht ka sjell marrëdhëniet e tyre në pikëpyetje. Duke pranuar legjimitetin politik partipicues selefistë në mënyrë automatike kanë pranuar se qëllimet e tyre tani mund të realizohen në kuadër të proceseve politike, e jo me rezistencë ushtarake, posaçërisht jo me mënyrën e veprimit terrorist. Por, praktika e gjertanishme e participimit politik selefist ka treguar se ata janë operator politik relativisht jokompetent, duke marr parasysh se nuk kanë arritur rezultate të duhura në skenën politike. Përjashtim bën vetëm partia selefiste Al-Nur e cila ka arritur rezultat të mirë politik si forca e dytë politike, pas Vëllezërve Mysliman, tani organizata politike e cila është e ndaluar kohë më parë në Egjipt. Halil al Anani hulumtues i Institutit të Lindjes së Afërt në Uashington, theksoi se pas shmangëjes disadekadëshe nga politika dhe shpallja e sistemit demokratik si i huaj për Islamin, selefistët në Egjipt janë bërë” kumbar” të politikës islame. Pse kumbarë! Rrjedhimisht pasi që janë pozicionuar në mes Vëllezërve Mysliman dominant të cilët janë në skenë tetë dekada dhe lëvizjeve radikale islamike të cilët për dallim nga Vëllezërit Mysliman nuk janë ngurr të përdorin dhunë dhe terrorizëm kundër qëllimeve të qeverisë, por edhe ndaj civilëve e posaçërisht të turistëve të huaj.

         Mossuksesi i partive selefiste në fushën politike i ka trimëruar kundërshtarët e tyre brenda selefizmit të kërkojnë ndalimin e punës së partive fetare, pasi që janë treguar joefikas. Pas kësaj është mundësia e madhe që të thuhet se hyrja avanturiste e selefistëve në politikë do të shkaktojë një rishikim të rolit të këtillë në politikë dhe kthim në tokë të sigurt, në fushën  e prozelitizmit religjioz dhe veprimit arsimor dhe humanitar ku janë treguar shumë më të suksesshëm. Selefistët egjiptas sipas orientimit të tyre janë të përafërt selefitëve saud, e jo lëvizjes së hershme reformatore egjiptase të shekullit XIX e cila ishte i inspiruar me idetë reformiste të Muhamed Abduhut. Është interesant se edhe diktatori i dikurshëm egjiptas Hysni Mubaraku gjatë kohës së tij i ka përkrahur dhe nxitur selefistët në zgjerimin e tyre në fushën e ndikimit shoqëror, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë me veprim politik, ashtu që në atë mënyrë kanë dobësuar ndikimin e kundërshtarëve të tyre serioz politik Vëllezërit Mysliman. Ky reformator i njohur mysliman, siç cek Albert Hourani ( dikur njohësi kryesor i zhvillimeve  arabe në perëndim), ka thirr në rikthim të islamit burimor për të cilin ka besuar se është në harmoni të plotë me arritjet shkencore dhe racionale të cilët kanë lansuar përparimin teknologjik të botës perëndimore. Selefistët bashkëkohor thërrasin në kuptimin e islamit ortodoks dhe literal, pra mbështetjen në rezonimin intelektual në bazë të bindjes së shëndoshë dhe të logjikës (ixhtihad).

         Përveç selefizmit politik, vëmendjen e opinionit publik botëror e tërheqin lëvizjet e ndryshme militante me parashenja islame të cilët thirren në interpretimin selefist të islamit, dhe jo vetëm që hedhin mundësinë e participimit politik por edhe haptas janë kundër çdo veprimi politik. Ata demokracinë, pluralizmin dhe liberalizimin e shoqërive i konsiderojnë  të huaja sipas  mësimit islam. Kjo ka të bëjë, me siguri me formacionet xhihadiste të cilët sot janë duke luftuar në pjesët e ndryshme të botës arabe, dhe atë nga Algjeria në perëndim, gjer në Siri, Irak dhe Jemen në lindje, të cilët cekin se janë duke luftuar për vendosjen e sistemit të islamit i cili i tejkalon dallimet në mes të myslimanëve në aspektin gjeografik, nacional, etnik, fisnor etj. Qëllimi i tyre është vendosja e kalifatit islamit(hilafet) sipas shembullit të periudhës së hershem islame. Këto grupe militante theksojnë se janë zëdhënës autokton të drejtimit selefist islam dhe botën bashkëkohore e shohin sipas këndëvështrimit të tyre të periudhës mekkase të islamit në të cilin ka mbizotëruar besimi dhe mosbesimi. Ata termin e xhihadit, i cili ka shumë kuptime, e reduktojnë kryesisht në termin e luftës në emër të islamit. Luftëtarët e tyre rekrutohen kryesisht nga rrallët e shtresave të varfëra dhe të margjinalizuara të shoqërive arabe mosha e të cilit është në mes 16-30 vjet.

         Niveli i arsimimit të tyre, është i ultë, dhe arsimimi i tyre fetar është në shkallën pothuajse zero. Një numër i madh i tyre jo radhë janë marr edhe me aktivitete të vogla kriminale. Si të tillë, janë tejet të përshtatshëm për indoktrinimin sistematik dhe programimin për realizimin e qëllimeve të mentorëve të tyre politik dhe ushtarak. Shembulli më i mire i këtyre selefistëve militant është Ansar al-Shariah(ndihmësit e sheriatit) në Tunizi, të cilët paraqesim problem serioz lëvizjes së matur islame Ennahda i cili është i bazuar në idetë e Vëllezërve Mysliman. Shembulli i Tunizisë më së miri flet se sa janë të rrezikshëm selefistët militant xhihadist për modelin e bashkëjetesës dhe stabilitetit për të cilin përpiqen islamistët e matur. Edhe qeveria e matur islamike në Tunizi në gusht të vitit 2013 i ka shpall organizatë terroriste pas vrasjes së liderit opozitar. Vizioni i tyre i sistemit islam në të ardhmen jo që është në kolizion me sekularistët, krishterët, hebrejët dhe pakicat tjera fetare në botën arabe, por ata paraqesin problem serioz edhe  për islamistët e matur. Xhihadistët sot operojnë posaqërisht në Siri ku janë duke luftuar kundër regjimit të Bashar al Asadit dhe në Irak ku janë duke provuar të destabilizojnë regjimin shiit të Nuri al Malikit në Bagdad. Ekzistojnë organizata dhe nënorganizata të shumta të këtyre grupeve militante selefiste xhihadiste. Ndër më të njohurat janë Shteti Islamik Irak dhe Siri(ISIL), i cili sipas disa analistëve është e lidhur me Al-Kaidën, paraardhëse e të gjitha organizatave xhihadiste, të cilin e kanë themeluar Osama bin Ladeni dhe Ajman al Zavahiri. Ajo çka është karakteristike për këtë drejtim selefist është se ata sipas mendimeve të dijetarëve islam respektabil, kanë dalë nga korniza e islamit dhe paraqesin sektën e posaqshme e cila përkujton  sektën e harigjive e cila ishte  paraqitur në kohën pas vdekjes së pejgamberit Muhamed, e cila sektë ka qenë e njohur për vrasjet politike të kundërshtarëve të tyre, e të cilët harigjitë shumë lehtë i kanë shpallur jobesimtar e me këtë edhe caqe legjitime të ndjekjes së tyre.

         Këta xhihadistë radikal, poashtu thirren edhe tekfiristë, pasi që praktikojnë doktrinën e tekfirit(takfir), të cilët  lejojnë vrasjen madje edhe të myslimanëve formal, pasi që i shpallin për jobesimtar, i cili  si i tillë nuk ka kurrfarë baze  në mësimin islam.

 

Shenim:

         Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në Sidnej. Merret me hulumtimin dhe analizën e çështjeve politike-ekonomike globale me theks të posaqshëm në Azinë Juglindore dhe rajonin e Pacifikut.

Osman Softic

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në ...