Eksperti rus: Forcat ajrore izraelite do të jenë në rangun e S-300

Publikuar në Tet. 11, 2018, 11:53 p.m.

Eksperti ushtarak rus, Igor Korotchenko tha se forcat ajrore izraelite tani do të lëvizin më me kujdes në Siri, duke shtuar se çdo provokim do të bartë rrezikun e humbjes së avionëve, pasi që ushtria siriane posedon sistemet e mbrojtjes ajrore S-300.

Igor Korotchenko, Drejtor i Qendrës së Moskës për Analizën e Tregtisë Botërore, i cili mori pjesë në konferencën për shtyp të organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve Rossiya Segodnya, u shpreh kështu: “Rrezja e raketave S-300 është 250 kilometra dhe nëse marrim busullën dhe bëjmë një rreth duke marrë si qendër pikën ku do të vendosen sistemet  S-300, do të shohim një situatë të re për Izraelin. Potencialisht, forcat ajrore izraelite bëjnë pjesë pothuajse tërësisht brenda rrezes së këtij sistemi.”

‘IZRAELI DUHET TË QËNDROJ LARG ÇDO LLOJ PROVOKIMI’

Duke u shprehur se Izraeli duhet të qëndroj larg nga çdo lloj provokimi, Korotchenko vuri në dukje se: “Sigurisht, Rusia nuk është e interesuar të ballafaqohet, por për shkak të shfaqjes së një realiteti të ri, Izraeli duhet të jetë i kujdesshëm dhe i vetëdijshëm dhe të shmangë të gjitha llojet e provokimeve.”

Korotchenko i cili vlerësoi pretendimet se Greqia dhe Qipro kanë përhapur teknologjitë e sistemeve S-300 tek SHBA-ja dhe Izraeli, u shpreh se: “Sistemi i mbrojtjes së të dhënave, kundër-inteligjencës dhe masave të regjimit të aplikuara në të gjitha fazat e projektimit, prodhimit dhe dërgesës, i mundëson Rusisë të mbetet i vetmi zotërues i teknologjive të reja të përdorura në sistemet S-300. Prandaj, spekulimet se teknologjia eështë përhapur në Izrael dhe SHBA është një gënjeshtër.”



Burimi : Sputnik News