Vendet arabe po mbesin prapa në zhvillimin e teknologjisë

Publikuar në Tet. 18, 2018, 1 a.m.

Kryesisht vendet e pasura në masë të madhe janë të fokusuar në zhvillimin teknologjive të reja dhe inovacioneve teknologjike, pasi që zhvillimi i inovacioneve dhe hulumtimet shkencore dhe teknologjike kërkojnë  posedimin e mjeteve financiare  dhe resurseve të nevojshme. Por, lista më e re e vendeve sipas bazës së zhvillimit në fushën e inovacioneve, në të cilën gjenden 126 shtete, tregon se vendet e pasura arabe bëjnë përjashtim nga rregullat e cekura. Konkretisht vendet e pasura arabe me naftë shumë pak janë të preokupuar me inovacione dhe zhvillim të tyre, duke pas parasysh lulëzimin  e tyre ekonomik.

Për shembull, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të gjitha kushtet për zhvillim në fushën e inovacioneve teknologjike, duke iu falënderuar në rend të parë, posedimit të sasive të mëdha të naftës dhe gazit natyror. GDP-ja e këtyre shteteve për kokë banori është më e madhe se në SHBA-të. Këto shtete gjatë dekadave të kaluara kanë investuar shumë pak në zhvillimin e infrastrukturës, poashtu  këmbimi i mallrave dhe ideja është shumë  lehtësuar brenda kufijve të këtyre vendeve. Por, sipas indeksit global të inovacioneve për këtë vit, Organizata botërore për pronë intelektuale(WIPO), këto vende janë të pozicionuara në mes vendit 38 dhe 60-të.

Indeksi përpilohet në bazë të grumbullimit të parametrave ekonomik dhe faktorëve të përbashkët sikurse që janë:

  • investimet e qeverisë në arsimin,
  • shkalla e disponueshmërisë së teknologjive komunikuese,
  • stabiliteti politik,
  • shkalla e thjeshtësimit të investimeve në projektet komerciale,
  • krijimi konkret i inovacioneve në vend, dhe të tjera.

Këto tri shtete arabe në fushën e inovacioneve janë shumë mbrapa

disa vendeve të cilët relativisht janë të pasura sipas matjeve të fuqive të institucioneve shtetërore, posedimit të resurseve njerëzore, zhvillimin e investimeve komerciale dhe prodhimit të teknologjive të reja. Edhe vendet e varfra arabe tregojnë të njëjtën ngecje në këtë fushë.

Vendet arabe të pasura me naftë sipas shpenzimeve nuk mbesin prapa vendeve të zhvilluara perëndimore, por mbesin prapa për produktivitetin e tyre. Pozicionimi  i dobët i këtyre vendeve në indeksin global të inovacioneve është tregues se para këtyre vendeve arabe i pret detyrë e vështirë në gjetjen e burimeve të zhvillimeve jo naftërore. Në këto vende zakonisht është se qeveritë shfrytëzojnë të ardhurat nga shitja e naftës dhe gazit natyror për dhënien e subvencioneve qytetarëve të tyre për energjinë elektrike, ujë, karburante etj., si dhe për krijimin e punëve shtetërore. Por, qeveritë e tyre janë të vetëdijshme se me rritjen e natalitetit qasja e këtillë nuk do të zgjas shumë, për këtë shkak disa shtete arabe të pasur ame naftë kanë filluar të zbatojnë reforma të gjera shoqërore dhe ekonomike.



Burimi : SAFF