Irani: Forcat tona të armatosura janë të gatshme për të mbrojtur tankerët e naftës kundër të gjitha kërcënimeve

Publikuar në Nën. 13, 2018, 4:08 a.m.

Ushtria iraniane njoftoi gatishmërinë e saj për të mbrojtur tankerët iranian të naftës kundër të gjitha kërcënimeve.

Mahmud Musevi nga ushtria e Iranit tha në një deklaratë se ushtria iraniane është e gatshme për çdo kërcënim ndaj tankerëve të naftës.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, zëvendëskomandant i ushtrisë iraniane, Mahmud Musevi deklaroi se: “Ashtu si në të kaluarën, Forcat e Armatosura të Iranit janë ende të gatshme në rast të ndonjë kërcënimi për tankerët tona të naftës dhe mund të vazhdojnë të përdorin rrugën e detit.”



Burimi : Sputnik News