Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Gjashtëdhjetëenjëtë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Nën. 24, 2018, 12:46 a.m.

Ala Ibn Musejjebi nga i ati i tij përcjell kështu: “Unë u takova me Bera Ibn Adhibin dhe e i thashë kështu atij: “Përgëzime! Ti ke biseduar me të nderuarin të dërguar (p.q.m.t.). Ti ke marrë pjesë edhe në Zotimin e Riduanit. Ndërsa ai ma ktheu: “O biri i vëllait tim, a nuk e di ti se çfarë kemi shpikur më pas?” (Buhariu).

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të ri me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuiije” (Shfaqja e Imam Mehdiut). Si fillim duam t’iu bëjmë të ditur se ne jemi në pjesën e gjashtëdhjetëenjëtë të programit në të cilin po hetojmë Hadithin Thekalejn në drejtimin e zinxhirit dhe të argumentimit. Duam t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdarit. Zotëri ju në programin paraardhës bëtë fjalë për për Bazenin e Keutherit dhe veçoritë e tij. Ju bëtë me shenjë tek disa njerëz të cilët ndonëse do të vijnë në krye të bazenit do të pengohen nga pirja e ujit. Më pas ju bëtë të qartë se çdo bashkësi ka një bazen dhe bazeni i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) është Bazeni i Keutherit. Sërish ju cekët dhe veçoritë që duhet të bartin ata të cilët do të mund të pinë ujë nga Bazeni i Keutherit. Ju cekët dhe veçoritë që duhet të bartin ata të cilët do të mund të pinë ujë nga bazeni i Keutherit. Ne duam që t’iu pyesim këtë çështje në hyrjen e këtij programi.

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të Pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!

Teksa jemi duke filluar programin dua që të sqaroj një klauzolë. Ky hulumtimi ynë që ka të bëjë me bazenin e Keutherit është një hulumtim sipërfaqësor dhe i bërë duke qenë se meqë ashtu ra fjala. Nuk është se gjatë hetimeve tona në lidhje me Hadithin Thekalejn nuk gjenden çështje të tilla si “bazeni, bazeni i Keutherit, lumi i Keutherit, cilët janë ata të cilët do të pinë nga ky bazen, cilët janë ata të cilët do të pengohen”.

Megjithatë ne e shqyrtuam këtë çështje me rastin e citimit të pjesës “këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Nëse do Allahu këtë mbrëmje pasi të mbarojmë çështjen e bazenit të Keutherit do të kthehemi tek çështja jonë thelbësore, domethënë tek përmbajtja e Hadithit Thekalejn. Pra ne do të shtjellojmë përfundimet dhe thelbësoret e përftuara mbi pikën e kuptimit e hadithit.

Ashtu siç kemi kumtuar njëra nga elementet më të rëndësishme e cila do t’i hapë udhë të penguarit e këtyre njerëzve të cilët do të pengohen nga të pirit e ujit i cili do t’i pastronte plotësisht ata është se njerëzit në fjalë kanë shpikur risi në fe. Njerëzit të cilët do të pengohen nga Keutheri janë “muhdithët” (ata të cilët kanë shpikur risi). Nëse njerëzit të cilët kanë shpikur risi në fe do të barten nga kjo botë në Ringjalljen më të Madhe pa u penduar ata do të jetë duke i pritur përfundimi i lartpërmendur. Nëse ata do të pendohen -duke qenë se pendimi i çdo vepre varet nga ata- sa mirë. E thënë ndryshe pasi kanë shpikur risi në fe, pa asgjësuar dhe pa përmirësuar dëmin të cilin e ka shkaktuar kjo risi, të penduarit tek Zoti i tyre nuk është një sjellje e hijshme për kushtet e pendimit.

Kini kujdes... Kur ne themi “ai po pendohet ose u pendua” nga kjo nuk kuptojmë “pendimin e njeriut tek Zoti i tij për këtë risi, ndonëse risia që ai ka shpikur në fe qëndron ashtu siç është në mesin e bashkësisë”. Sepse kjo nuk ka ndonjë dobi. Çdo pendim i një vepre është sipas vetes...

Prezantuesi: Pendimi ka kushtet e tij.

I ftuari: Sigurisht... Kur një njeri zemërohet ose kur vjedh pasurinë e dikujt ose kur ai cënon nderin e dikujt nuk është i mjaftueshëm vetëm pendimi tek Zoti i tij. Ai duhet të përmirësojë dëmin e shkaktuar në drejtim të të drejtave materiale dhe shpirtërore të njerëzve. Kjo çështje është e lidhur me pendimin, tani për tani nuk dua që të hyj në këtë çështje. Me fjalinë tonë: “Ai i cili shpik një risi në fushën e fesë dhe nuk pendohet nga ky mëkat” kemi për qëllim kuptimin: “Nëse ai nuk parandalon këtë risi të cilën e ka shkaktuar në fushën e fesë”. Sa mirë do të ishte nëse ai do të shpikte një risi dhe më pas do ta parandalonte këtë risi dhe do ta asgjësonte atë.

Prezantuesi: Nëse ai do të ndreqte gabimin...

I ftuari: Po... Ndjekësit e mi të nderuar, nëse ndikimet e këqija të kësaj risie do të vazhdojnë, do të përballet me pasojat të cilat do t’i ngarkohen atij njeriu. Prezantuesi: Domethënë mëkati rëndon mbi supet e tij. I ftuari: Shpërblimi i atij njeriu i cili shpik një udhë të bukur dhe shpërblimi i atyre të cilëve veprojnë me këtë udhë të bukur i shkon atij të cilit e ka shpikur. Sërish dhe ai njeri i cili shpik një udhë të keqe mëkati i asaj udhe dhe mëkati i atyre të cilëve ecin në këtë udhë i shkon atij të cilit e ka shpikur. Ky mëkat është mbi atë njeri si pasojë e detyrës derisa të pendohet tek Zoti i tij. Sepse risia është ende aktive në mesin e bashkësisë dhe është duke u zbatuar.

Ne kemi vënë theksin se njëri nga faktorët kryesorë i cili do i hap udhë pengimit të njerëzve nga pirja e ujit nga Bazeni i Keutherit është të shpikurit risi në fe. Këtë mendimi nuk e përmendim vetëm ne. Ky mendim është pranimi i përbashkët i dijetarëve muslimanë. Në programin e mëparshëm ne e kemi prekur këtë çështje.

Pa shikoni veprën me titull: “Sherhu’l-Lumati’l-Itikadi” (Sqarimi i Thelbit të Besimit) e Meali Shejh Salih Ibn Abdulazit. Vepra me titull: “Lumatu’l-Itikadi” (Thelbi i Besimit) është vepra e Ibn Kudame Makdisit (v.v. 620 m.i.). Meali Shejhu shprehet si më poshtë: “Bazeni i nderuarit të dërguar ka disa veçori: “Numri i atyre njerëzve të cilët do të vijnë në krye të bazenit është më i tepërt se sa ai i atyre njerëzve të cilët do të vijnë në krye të bazenit/bazeneve të tjera. Ndërsa një pjesë e njerëzve do të vijnë në krye të bazenit një pjesë do të pengohet nga bazeni. Uji i tij është më i bardhë se sa qumështi dhe më i ëmbël se sa mjalti. Ndërsa numri i gotave të tij është i shumtë si yjet në qiell. Gjatësia dhe gjërësia e tij është sa largësia e një ecjeje të një muaji. Ata të cilët nuk do të shpikin risi në fe do të përfitojnë nga ky ujë”. (1)

Fragmenti “largësia e një ecjeje të një muaji” na bën me shenjë tek madhësia e tij. Një çështje tjetër është çështja e “të shpikurit risi në fe”. Njeriu në fjalë nuk ka gjasa që të shpëtojë në Ditën e Kijametit.

Në vazhdim të fragmentit ai citon kështu: “Në mesin e atyre njerëzve të cilët do të vijnë do të ketë dhe ata të cilët do të pengohen nga bazeni i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) do të thotë: “Bashkëkohësit e mi, bashkëkohësit e mi” -sipas një përcjelljeje kalon “bashkësia ime, bashkësia ime”- por atij do t’i thuhet: “Ti nuk e di se çfarë kanë bërë ata pas teje”. Për këtë arsye një palë dijetarësh kanë thënë se njëra nga arsyet e pamundësisë së arritjes dhe pengimit nga bazeni i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) janë risitë. Ai i cili shpik një risi në fushën e fesë ose ai i cili strehon një njeri i cili ka shpikur risi do të pengohet nga të pirit e ujit nga bazeni i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.)”. (2)

Po është e vërtetë se një pjesë e bashkëkohësve do të vijë në krye të bazenit dhe do të pengohet. Ndërsa strehimi i një njeriu i cili shpik risi është një çështje më vete.

Në programin e mëhershëm ne e trajtuam këtë çështje në mënyrë të hapur dhe të qartë.

Pengimi i çdo lloj çështjeje thelbi i së cilës gjendet i fiksuar në Libër ose në Sunnet është risi. Domethënë pengimi i një thelbi i cili gjendet në Libër ose i një thelbi i cili gjendet në Sunnet, ose shpalosja e një gjëje e cila është në kundërshtim me një gjë thelbi i së cilës gjendet i fiksuar në Libër dhe në Sunnet...

Prezantuesi: E thënë ndryshe dhënia e miratimit kundër argumentit fetar...

I ftuari: Jo kjo nuk është miratim. Kjo është të shpikurit risi. Sepse miratimi ndodh kur ka marrës. Por nëse ka një sqarim nga Libri dhe Sunneti mbi një çështje kjo do të thotë se gjendja ndryshon. Atëherë nëse bëhet ajo gjë të cilën e ka ndaluar “Shariu” (Ligjvënësi) ose nëse pengohet ajo gjë të cilën e ka urdhëruar kjo është risi. Ja pra kjo ëshët ajo gjë së cilës ne i themi risi në fe. Këtë e tregon dhe thënia e qartë e Allahut të Madhëruar: “Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo! Kini frikë Allahun!” (Sure Hashr, Ajeti 7).Zbatimi ose urdhërimi i një gjëje të ndaluar është risi.

Në këtë çast nuk dua që të hyj në çështjen e risisë. Çështja që dua të hetoj është prania e njerëzve të cilët shpikin risi dhe si pasojë pengohen. E vërteta dhe kufinjtë e risisë dhe gjërave të shpikura është një çështje më vete e cila kërkon një hetim më vete. Tani për tani dua të bëj fjalë për çështjen e atyre njerëzve të cilët pasi kanë shpikur risi në fe ndonëse vijnë në krye të bazenit pengohen nga pirja e ujit. Çështja jonë themelore është se ka apo nuk ka njerëz të tillë.

Prezantuesi: Le të kalojmë tek argumentet fetare. Vallë a gjenden përcjellje të përcjellura nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) të cilat vënë në dukje se një pjesë e bashkëkohësve kanë shpikur risi në fe? Me fjalë të tjera a gjenden bashkëkohës të cilët gjenden në mesin e atyre njerëzve të cilët kanë shpikur risi në fe dhe pengohen nga pirja e ujit nga bazeni?

I ftuari: Ka njerëz të penguar, sepse ashtu siç thuhet nga “kadijje” (gjykimi) ky është një rregull i tërësishëm dhe i përgjithshëm, i cili nënkupton se disa bashkëkohës kanë shpikur risi në fe. Me qëllim që të mund t’i njohim dhe të mund të mësojmë se cilët janë këta në duhet ta shqyrtojmë këtë çështje.

Prezantuesi: Derisa të mund të njohim drejtimet e tyre.

I ftuari: Allahu iu dhëntë mirësi. Kjo çështje zotëron një rëndësi jetike. Ne nuk do të qëndrojmë mbi disa parime të përgjithshme por mbi disa norma dhe ngjarje.

Prezantuesi: Derisa e vërteta të dalë në shesh me të tërë lakurqësinë e saj...

I ftuari: Sigurisht... Synimi i këtij programi nuk është përulja dhe fyerja e një njeriu. Ne çështjet historike i lexojmë nga burimet më të rëndësishme te dijetarëve të Ehli Bejtit.

Unë nuk dua që çësthjen ta shtjelloj në një mënyrë të hollësishme. Ashtu siç bëra të ditur ne mbetëm të detyruar që ta trajtonim këtë çësthje duke qenë se fjala po kthehet dhe po vërttitet. Përndryshe kjo nuk është çështja jonë themelore. Nëse na lejon koha unë dua që të bëj me shenjë tek katër shembuj:

Shembulli i parë që do të bëjmë me shenjë ka të bëjë me Muauije Ibn Ebi Sufjanin të cilin vëllezërit tanë të Ehli Sunnetit e quajnë si bashkëkohës.

Prezantuesi: Disa nga ata janë të kënaqur nga ai.

I ftuari: Duke patur parasysh burimet prestigjioze drejtojmë pyetjen: “Vallë a ka shpikur risi në fe udhëheqësi i bijve të Umejjes, Muauije Ibn Ebi Sufjani?” Thënia të shpikurit risi në fe nuk ka përket ne por i përket atyre.

Unë po ua lë ndjekëve tanë të nderuar vlerësimin e çështjes. Në veprën e tij me titull: “Musannef” (Klasifikimi) Ibn Ebi Shejbe citon si më poshtë: “Ne na përcolli Uekiu, ky nga Hishami, ky i fundit nga Katade, ky i fundit nga Ibn Musejjebi se ai ka thënë kështu: “Ai i cili ka shpikur për herë të parë risinë e vendosjes së ezanit të parë në namazin e bajramit është Muauije Ibn Ebi Sufjani”. (3)

Në këtë pikë mund të thuhet kështu: “Zotëriu im kush thotë se ky argument fetar të cilin sapo e lexuat zotëron një zinxhir të vërtetë dhe është prestigjioz? Këtë e thotë Ibn Haxheri. Në veprën me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë) e këtij të fundit kalon kështu: “U shkaktua një mosmarrëveshje në lidhje me çështjen se cili ishte i pari në shpikjen e vendosjes së ezanit në namazin e bajramit. Ibn Ebi Shejbe me një zinxhir të vërtetë nga Ibn Musejjebi përcjell se ai i cili shpiku ezanin e parë në namazin e bajramit ishte Muauijje Ibn Ebi Sufjani. (4) Atëherë nën dritën e një argumenti të vërtetë fetar duke përdorur këtu thënien e tyre ai i cili ka shpikur ezanin në namazin e bajramit është një njeri i cili njihet si bashkëkohës. Ky është një njeri që shpik risi. Ai ka shpikur risi në fe dhe çdo risi është shmangie dhe çdo shmangie është në zjarr.

Këtë çështje e mbështet dhe njëri nga dijetarët bashkëkohorë ai shqiptar Shejh Albani. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Muhtasaru’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) kumon kështu: “U shkaktua një mosmarrëveshje në lidhje me çështjen se cili ishte i pari në shpikjen e vendosjes së ezanit në namazin e bajramit. U tha se ishte Muauije. Gjendet një përcjellje e vërtetë e cila vërteton se ai e ka bërë këtë... U tha edhe se ishte Abdullah Ibn Zubejri. Unë them se sipas kësaj përcjellje të vërtetë e cila është përcjellur për sa i përket Ibn Zubejrit, pra sipas kësaj pohoj se i pari cili e ka shpikur këtë risi në rajonin e Hixhazit është Abdullah Ibn Zubejri, ndërsa i pari në rajonin e Sirisë është Muauije. Allahu e di më së miri. Nëse sunneti është i fiksuar ai njeri i cili kundërshton sunnetin nuk mund të imitohet qoftë ai dhe bashkëkohës. (5) Edhe Ibn Zubejri është një bashkëkohës. Domethënë ai mundohet që të thotë se sipas zbatimit të shkencës së logjikës nuk ka ndonjë kundërshti ndërmjet dy përcjelljeve. E thënë ndryshe nëse është e prerë se Muauije ka shpikur këtë risi dhe nëse një përcjellje tjetër thotë se këtë e ka vënë në jetë edhe Abdullah Ibn Zubejri, atëherë është e mundur që këto dy përcjellje të bashkohen dhe të përcillen bashkë në një mënyrë që të mos bien ndesh me njëra-tjetrën.

Prezantuesi: Një sqarim logjik.

I ftuari:Po. Përsëris se ashtu siç cituam më lart. Nëse sunneti është i fiksuar ai njeri i cili kundërshton sunnetin nuk mund të imitohet qoftë ai dhe bashkëkohës. Ja pra këta janë Muauije dhe Ibn Zubejri... (6) Megjithatë pika e çuditshme, hidhëruese dhe habitëse është se Shejh Albani përdor shprehjen “radijallahu anhuma” (Allahu qoftë i kënaqur nga ata) për të dy këta njerëz. Ne nuk mund ta kuptojmë këtë logjikë. Vallë si mund ta përdorim këtë shprehje për një njeri i cili ka shpikur risi në fe, për një njeri i cili është veprues i risisë?

Më tej ai vazhdon kështu: “Ja pra këta janë Muauije dhe Ibn Zubejri, të cilët kanë shpikur risinë e ezanit, e cila nuk ishte në epokën e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.qm.t.). (7) Atëherë duke u mbështetur në dritën e sqarimeve të Shejh Albanit ne mund të kuptojmë se Muauije dhe Ibn Zubejri kanë shpikur risi në fe.

Ndjekësit tanë të nderuar ja pra shqetësimi ynë ka të bëjë me këtë qëndrim dhe sjellje. Në njërën ata pranojnë se ata kanë shpikur risi në fe, ndërsa në anën tjetër ata thonë se ata janë njerëz të drejtë të cilët do të hyjnë në Xhennet.

Ndjekësit tanë të nderuar, vallë si mund të jenë të tërë bashkëkohësit njerëz të drejtë të cilët do të hyjnë në Xhennet, duke patur parasysh dukurinë se ata kanë shpikur risi në fe, çdo shpikje është risi, çdo risi është shmangie dhe çdo shmangie është në zjarr? Vallë si mund t’i bashkojnë këta njerëz me të tjerët?

Prezantuesi: Dy gjëra që bien ndesh me njëra-tjetrën...

I ftuari: Shembulli i dytë... Gjithashtu edhe ky është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ky shembull ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari (Hadithet e Vërteta të Buhariut) e Buhariut. Ndjekësit tanë të nderuar e shohin se ne mbështetemi në burimet më të rëndësishme të hadithit të Ehli Sunnetit.

Ala Ibn Musejjebi nga i ati i tij përcjell kështu: “Unë u takova me Bera Ibn Adhibin dhe e i thashë kështu atij: “Përgëzime! Ti ke biseduar me të nderuarin të dërguar (p.q.m.t.). Ti ke marrë pjesë edhe në Zotimin e Riduanit. Ndërsa ai ma ktheu: “O biri i vëllait tim, a nuk e di ti se çfarë kemi shpikur më pas?” (Buhariu). (8)

Lërmëni t’iu vë në dijeni se Bera Ibn Adhibi, nuk është një bashkëkohës i rëndomtë. Ai është njëri nga të përzgjedhurit e bashkëkohësve. Allahu i Madhëruar me urdhrin e Tij: “Me të vërtetë, Allahu është i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e asaj peme të zotoheshin ty. Ai e dinte se çfarë kishin zemrat e tyre, kështu që u dhuroi qetësim dhe i shpërbleu ata me një fitore të afërt”. (Sure Fet’h, Ajeti: 48) ka bërë fjalë për të. Për hir të Allahut a ka një medalje më të lartë se sa kjo? Kjo është një gjendje me të cilën hasim shpesh në stacionet televizive dhe adresat e internetit. Ai është një bashkëkohës i cili ka biseduar me dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) dhe i cili ka marrë pjesë në Zotimin e Riduanit... Atëherë është nga banorët e Xhennetit. Kjo nënkupton se ky botëkuptim dhe kjo atmosferë gjendej dhe në atë epokë.

Bera po i jep një kriter Musejjebit. Sipas këtij kriteri nuk është e mjaftueshme qenia bashkëkohës dhe të pjesëmarrja në Zotimin e Riduanit. Prandaj duhet dhe qëndrimi besnik betimit dhe zotimit të bërë me të dëguarin e Allahut (p.q.m.t.). Nëse njeriu i qëndron besnik betimit do ta marrë frytin e tij, nëse do ta thyejë betimin nuk do të mund ta marrë frytin e tij.

Prezantuesi: Shpikja e risisë hyn në përfshirjen e thyerjes së betimit.

I ftuari: Sigurisht, Allahu iu dhëntë mirësi. Përgjigjia e dhënë tregon pikërisht këtë. Ne në programin e shkuar në programin me titull: “Mutaharat Fi’l-Akide” (Pastërtitë në Kredo) shqyrtuam disa ajete të Sures Fet’h. Ne lexuam ajetin 18 të Sures Fet’h i cili thotë: “Me të vërtetë, Allahu është i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e asaj peme të zotoheshin ty. Ai e dinte se çfarë kishin zemrat e tyre, kështu që u dhuroi qetësim dhe i shpërbleu ata me një fitore të afërt”. (Sure Fet’h, Ajeti: 48)Ndërsa për sa i përket ajetit:“Ata që të zotohen ty, në të vërtetë ata i zotohen Allahut, sepse dora e Allahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen zotimin, ai e thyen vetëm kundër vetes së tij. Kush i qëndron besnik zotimit që ka bërë me Allahun, Ai do t’i japë atij shpërblim të madh”. (Sure Fet’h, Ajeti: 10) ky ajet nuk merr kuptimin se çdo njeri i cili i zotohet Allahut të Madhëruar, Allahu do t’i japë atij një shpërblim të madh. Ata të cilët do të marrin shpërblimin e madh janë ata të cilët do t’u qëndrojnë besnik zotimeve të tyre. Ndërsa një pjesë është pritja. Ajo që është rëndësishme është mosndryshimi i zotimit.

Shembulli i tretë... Unë kërkoj që ndjekësit tanë të nderuar të kenë durim me mua, sepse çështja është jashtë mase e rëndësishme.

Në programet paraardhëse ne lexuam se dijetarët muslimanë ishin të njëzëri se Umeri kishte shpikur risi në çështjen e haxhxhit temettu’. Argumenti fetar thotë të njëjtat gjëra. Argumenti fetar thotë se vepra e tij është risi dhe se ai ka shpikur risi në fe duke e ditur dhe qëllimisht. Njeriu mund të jetë i paditur ose i hutuar. Madje njeriu mund të harrojë edhepse di. Por në veprën e Umerit gjendja është plotësisht ndryshe. Ai kumton kështu: “Unë e di se vepra e të dërguarit të Allahut është kështu. Por unë nuk po e bëj në atë mënyrë por kështu”.

Por vallë ku kalojnë përcjelljet që kanë të bëjnë me çështjen?

Përcjelljet janë të shumta. Por unë do të bëj me shenjë tek një ose dy përcjellje.

Përcjellja e parë është si më poshtë: “Nga Ebu Musai përcillet e Ebu Musa Eshariu jepte miratim për kryerjen e mutes (mutes së haxhxhit, haxhxhit temettu’). Një njeri i kishet thënë atij: “Ki kujdes në këtë miratim, sepse ti nuk e di se çfarë ka shpikur prijësi i besimtarëve në lidhje me veprat e haxhxhit”. Më pas Ebu Musai kur kishte rastisur me Umerin e kishte pyetur këtë të fundit për këtë cësthje. Umeri i kishte thënë: “Unë e di se i dërguari e ka bërë këtë me bashkëkohësit e tij. Por nuk m’u duk mirë se pasi njerëzit kryenin marrëdhënie seksuale me gratë e tyre në vendin e quajtur Erak, vazhdonin që të shkonin në haxhxh në një gjendje kur nga kokat e tyre pikonin pika uji”. (9)

Nga përcjellja kuptohet se Ebu Musa Eshariu ka dhënë miratim në epokën e prijësit të dytë dhe se Umeri ka qenë i vetëdisjhëm për atë të gjë që ka shpikur. Sunneti i të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) me veprën e Umerit nuk përputhen me njëri-tjetrin. Ne e dimë se sunneti i tij (p.q.m.t.) i fjalës, i veprës dhe i vendimit shpreh një kuptim të përgjithshëm.

Për më tepër nga përcjellja kuptohet dhe se kjo sjellje vazhdonte edhe në epokën e Ebu Bekrit. Madje në një pjesë të prijësisë së tij ky sunnet ishte në zbatim. Ky kuptim gjendet në përgjigjen që i ka dhënë Ebu Musait. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka bërë këtë. Kur’ani na urdhëron që t’i bindemi të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Megjithatë unë nuk e shoh të këndshëm këtë qëndrim. Thirrjen time ua drejtoj të tërë atyre të cilët kanë lënë sunnetin e të dërguarit të Allahut dhe kryejnë këtë risi. Krahas urdhrave hyjnorë: “Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo!” (Sure Hashr, Ajeti 7) dhe“Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (Sure Nexhm, Ajetet 3-4) këta e bëjnë haxhxhin sipas risisë së prijësit të dytë.

Çështja është jashtë mase e rëndësishme. Unë do t’iu lutesha që të tregoheshit të vëmendshëm tek kjo pikë thelbësore. Për këtë arsye Shejh Albani shprehet si më poshtë: “Këtëçështje duhet ta shtjellojmë në mënyrë intelektuale. Umer Ibn Hattabi e ka ndaluar haxhxhin temettu’. Por i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka urdhëruar haxhxhin temettu’. Vallë a është e mundur që të ketë një musliman i cili e do Umer Ibn Hattabin dhe i cilitë jetë umerit në të tëra çështjet? Ose kjo nuk ka gjasa që të jetë ose tjetra? Sepse një musliman do të hasë në çështje të tilla në të cilat Umeri zotëron një mendim mbi ato çështje, ndërsa mendimi i të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) për sa i përket asaj çështeje është i kundërt me mendimin e Umerit dhe i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) urdhëron të kundërtën e mendimit të Umerit”. (10)

Nga sa kuptohet nga fragmenti i lartpërmendur qenia e një njeriu umerit, kërkon që ai të jetë kundërshtar në disa çështje të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ai njeri i cili është umerit në tëra çështjet nuk mund të jetë plotësisht muhammedit, nuk mund të jetë tërësisht i bindur ndaj Kur’anit. Ja pra ky është besimi ynë. Po pohojmë se gjenden çështje në të cilat mendimi i vërtetë është plotësisht i kundërt me mendimin e Umerit. Në këtë gjendje ai njeri i cili i bindet Umerit do t’i bindet dhe risisë kundrejt sunnetit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

I ftuari: Ja pra ky është ndryshimi dallues mbi çështjen e bashkëkohëve të muslimanëve të Shkollës së Ehli Bejtit. Ne pranojmë se një pjesë e gjërave të përcjellura nga bashkëkohësit janë të prera dhe janë në përputhje me Librin dhe sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.), ndërsa një pjesë janë në kundërshtim me Librin dhe sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Sërish ne nuk i pranojmë dhe i përplasim në mur ato gjëra që janë në kundërshtim me sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.), madje themi se janë risi. Ne nuk mund të flijojmë Librin dhe sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.), për të ruajtur respektueshmërinë e tyre.

Po e them në mënyrë të hapur dhe të qartë. Nëse i nderuari Ali (p.m.t.) - i cili sipas Ehli Sunnetit është një bashkëkohës, ndërsa sipas Shkollës së Ehli Bejtit është një imam i pafajshëm- nëse do të kishte thënë qoftë një herë të vetme: “I dërguari i Allahut ka urdhëruar kështu, por mua kjo nuk m’u duk e këndshme” ne do të ishim sjellur në të njëjtën mënyrë me të.

Prezantuesi: Kjo është ajo që është thelbësore.

I ftuari: Ajo që është thelbësorja është qenia burim e Librit dhe sunnetit të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Një njeri mund të thotë kështu: Zotëri i nderuar, ju e keni cekur këtë çështje dhe më parë. Cila është arsyeja që ju e prekni sërish tani? Përgjigjia: Pikë së pari është sqarimi se ai njeri i cili vjen në krye të lumit është veprues i risisë dhe se ajo gjë e cila e pengon atë nga pirja e ujit është ajo që ka shpikur... Pikë së dyti është se këtu gjendet dhe një argument tjetër i cili është “mutatu’n-nisa” (martesa me gratë). Citoj se është e fiksuar dhe e prerë se prijësi i dytë nuk ka ndaluar vetëm haxhxhin temettu’ por së bashku me të ka ndaluar dhe “mutatu’n-nisain” (martesën me gratë). Allahu e di se tani unë nuk po mbroj këtë të fundit. “Mutatu’n-nisa” (martesa me gratë) ka gjendjet dhe kushtet dhe e saj. Në veprën time me titull: “Fetauatu’l-Fikhijje” (Miratime Juridike) e kam cekur këtë çështje në mënyrë të imtësishme.

Unë dua vetëm që të sqaroj se si prijësi i dytë ka shpikur risi në fe. Shtoj se ka njëzëshmëri mbi çështjen e haxhxhit temettu’. Për sa i përket çështjes së mutatu’n-nisa” (martesës me gratë) ne do ta prekim këtë në atë masë sa na lejon koha jonë. Ne do të bëjmë fjalë për disa përcjellje që kanë të bëjnë me çështjen. Përcjellja e parë zë vend në veprën me titull: “Musnedu Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Alame Arnauti kumton se zinxhiri i përcjelljes është i vërtetë sipas kushteve të Muslimit. Përcjellja është si vijon: “Unë i thashë Xhabir Ibn Abdullahut se Ibn Zubejri ishte i mendimit se martesa mute ishte e ndaluar, ndërsa Ibn Abbasi mendonte se kjo ishte e lejuar. Ndërsa ai më ktheu këtë përgjigje: “Ne bëmë martesën mute së bashku me të nderuarin të dërguar të Allahut (p.q.m.t.)... Ky hadith u deveran etti në praninë time. Kur Umeri u bë prijës tha: “Nuk ka dyshim se Kur’ani është Kur’an. Edhe i dërguari i Allahut është i dërguar. Kishte dy mute në epokën e të dërguarit të Allahut. Njëra nga këto ishte haxhxhi temettu’, ndërsa tjetra ishte “mutatu’n-nisa” (martesa me gratë). (11) Udha e përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit nuk e plotëson hadithin. Pra hadithi është i prerë. Mirë por çfarë ka thënë Umeri në pjesën që mungon të hadithit? Për këtë çështje nuk ka të dhëna në hadith.

Prezantuesi: Pra hadithi është i mangët.

I ftuari: Shumë e saktë. Ashtu siç shihet hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Muslimit. Tani ejani dhe le të shohim veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Muslimit. Ejani dhe të shohim nëse këto dy mute kanë vijuar ose nuk kanë vijuar që të jenë deri në epokën e Umerit dhe nëse ndalimi ka ndodhur ose nuk ka ndodhur në epokën e Umerit, sepse Shkolla e Ehli Sunnetit beson se “mutatu’n-nisa” (martesa me gratë) është ndaluar në epokën e Umerit.

Përcjellja është si më poshtë: “Një herë isha pranë Xhabir Ibn Abdullahut. Një njeri erdhi dhe tha Ibn Abbasi dhe Ibn Zubejri kishin ndasi mendimi mbi çështjen e haxhxhit temettu’ dhe “mutatu’n-nisa” (martesa me gratë). Xhabir Ibn Abdullahu tha kështu: “Në epokën e të dërguarit të Allahut ne i bënim që të dyja. Por më pas Umeri i ndaloi që të dyja dhe ne nuk i bëmë më ato”. (12)

Prezantuesi: Atëherë themi se në epokën e të dërguarit të Allahut dhe prijësit të parë nuk ka patur asnjë lloj ndalimi.

I ftuari: Në epokën e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) nuk gjendej asnjë lloj ndalimi. Xhabir Ibn Abdullahu kishte mundësi që të thoshte: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) na e ndaloi martesën e mutes”.

Prezantuesi: Në të njëjtën mënyrë ai mund të thoshte se kjo u ndalua në epokën e prijësit të parë.

I ftuari: Kjo martesë ishte në zbatim në epokat e prijësisë së prijësit të parë dhe në fillim të prijësisë së prijësit të dytë. Tani ejani dhe le të shohim hadithin nr: 1217 të veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Muslimit. Ebu Nadra ka thënë kështu: Unë ia tregova këtë Xhabir Ibn Abdullahut dhe Xhabiri tha: “Ky hadith, u vu në zbatim në praninë time. Ne bëmë martesën mute së bashku me të nderuarin të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Kur Umeri u bë prijës tha: “Nuk ka dyshim se Allahu ia bën të lejuar të dërguarit të Tij atë që do dhe nuk ka dyshim se Kur’ani ka zbritur në mënyrë të plotë. Ju plotësojini haxhxhin dhe umren për Allahun në atë mënyrë që Allahu iu ka urdhëruar! Ndërpriteni këtë “mutatu’n-nisain” (martesën me gratë). Nëse mua do të më sjellin një burrë që është martuar me një grua për një kohë të caktuar, unë patjetër që do ta gurëzoj atë me gurë”! (13)

Kjo do të thotë se derisa të ndalohej nga ai vetë martesa e mutes zbatohej dhe në epokën e tij.

Prezantuesi: Por përse e ndaloi?

I ftuari:Unë nuk mund ta di përse e ka ndaluar. Ata njerëz të cilët thonë se ky është sunneti i të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) le të japin përgjigje.

Mbase për këtë arsye duhet të jetë se në një vend tjetër të veprës me titull: “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit kjo ceket qartësisht: Përcjellja është kështu: “Në epokën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) gjendeshin dy mute. Umeri na i ndaloi të dyja këto martesa. Edhe ne hoqëm dorë pas kësaj. Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Muslimit”. (14)

Pyetje: “Vallë a e pranon Ibn Tejmijje kuptimin e këtij hadithi?”

Dua t’u bëj thirrje vartësve të Ibn Tejmijjes dhe të Muhammed Ibn Abduluehhabit dhe atyre të cilët kërkojnë të vërtetën. Shikoni se çfarë thotë si: “Ndalimi i Umerit është fiksuar”. (15) Pra i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) dhe Ebu Bekri nuk e kanë ndaluar martesën e mutes.

Prezantuesi: Të paktën binduni sunnetit të Ebu Bekrit.

I ftuari:Në vazhdim ai citon kështu: “Po është e fiksuar se Umeri, Uthmani, Muauije, Ibn Zubejri dhe bashkëkohësit e tjerë e kanë ndaluar dhe nuk e kanë parë të këndshme martesën e mutes. Rishtas dhe Ibn Musejjebi përcjell se Umer Ibn Hattabi e ka ndaluar haxhxhin temettu’ dhe martesën e mutes. Ndërsa sipas asaj që ka përcjellur Ebu Kilabe Umeri ka thënë kështu: “Gjendeshin dy mute, të cilat ishin të lira në kohën e të dërguarit. Por unë i ndaloj këto dhe i ndëshkoj vepruesit e tyre. Këto janë haxhxhi temettu’ dhe “mutatu’n-nisa” (martesa me gratë)”. (16) Nëse këtë vepër do ta kishte bërë i nderuari Ali (p.m.t.) a do të akuzohej apo nuk do të akuzohej ai si një veprues i risisë? Mirë atëherë përse ju e flijoni argumentin fetar të Kur’anit dhe sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) me qëllimin e ruajtjes së respektit kur tanimë dihet botërisht se  të njëjtën vepër e kanë vepruar disa bashkëkohësi si prijësi i dytë, Ebu Bekri, Uthmani dhe Muauije?

Unë iu bëra të ditur se nuk do të mbroj martesën e mutes, se kjo nuk është çështja jonë. Martesa e mutes është një çështje juridike. Megjithatë argumentet fetare qëndrojnë përpara jush. Kështu që pas mbetet vetëm një sqarim të cilin mund të na thoni. Unë do t’iu lexoj një burim dhe do t’iu lexoj disa fjali nga ky burim.

Unë iu bëra të ditur se nuk do të mbroj martesën e mutes, se kjo nuk është çështja jonë. Martesa e mutes është një çështje juridike. Megjithatë argumentet fetare qëndrojnë përpara jush. Kështu që pas mbetet vetëm një sqarim të cilin mund të na thoni. Unë do t’iu lexoj një burim dhe do t’iu lexoj disa fjali nga ky burim. Në veprën e tij me titull: “Zadu’l-Meadi” (Shtimi i Kthimit) Ibn Kajjim Xheziu shprehet si më poshtë: “Kjo palë nuk e ka pranuar hadithin e vërtetë të përcjellur nga Subre Ibn Mabedi deri në vitin e çlirimit në të cilin martesa e mutes u bë e ndaluar. Sepse ai e ka përcjellur hadithin në fjalë me anë të të atit të tij Abdulmelik Ibn Rebi Ibn Subre, nga gjyshi i tij, Ibn Maini ka thënë gjëra të këqija për të edhe Buhariu nuk e parë të duhur që ta marrë dhe ta shënojë hadithin e Subres në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) ndonëse ai ka patur nevojë për këtë të fundit dhe ndonëse është një thelb nga thelbet e Islamit... Sikur hadithi i Subres të ishte i vërtetë, (kjo gjendje) nuk do t’i kishte qëndruar e fshehtë Ibn Mesudit dhe ai nuk do të kishte përcjellur se ata vetë kishin bërë martesën e mutes dhe nuk do të kishte treguar si argument ajetin. Sërish sikur të ishte i vërtetë Umeri nuk do të kishte thënë: “Ajo ishte në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.); unë e ndaloj atë dhe unë e ndëshkoj atë (njeri i cili bën martesën e mutes); përkundrazi ai do të kishte thënë: “I dërguari (p.q.m.t.) e ka ndaluar atë”. Ata thonë: “Nëse do të ishte i vërtetë, atëherë me të vërtetë ajo nuk do të bëhej në epokën e (Ebu Bekr) Siddikut, e cila është epoka e prijësisë së të dërguarit (p.q.m.t.)”. (17)

Me fjalë të tjera njeriu në fjalë (përcjellësi Subre Ibn Mabedi) është qortuar nga ana e dijetarëve të disiplinimit dhe klasifikimit. Një pikë tjetër e cila kuptohet nga fragmenti i mësipërm është nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka ndaluar martesën e mutes, vallë përse Ibn Mesudi nuk e ka ndaluar?

Rishtas fragmenti shpalos vendimi se vetë Umeri është ai i cili i ka ndaluar që të dyja mutet. Umeri ndonëse ka patur nevojë për përcjelljen ia drejton ndalimin vetes. Atëherë pohoj se hadithi në lidhje me ndalimin e martesës së mutes nuk është i fiksuar as në këndvështrimin e zinxhirit, as të përmbajtjes dhe as të tekstit.

Nëse do Allahu në programin vijues ne do të cekim luftën e Siffinit e cila është zhvilluar midis të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe Muauijes dhe luftën e Xhemelit e cila është zhvilluar mes të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe bashkëshortes së të dërguarit (p.q.m.t.) Nënës së Besimtarëve Aishes dhe bahkëkohësit Zubejr.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar ne erdhëm në fund të programit tonë. Ne ju falenderojmë Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar dhe po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Shejh Salih Ibn Abdulazizi, “Mealu’sh-Shejhi Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ali’sh-Shejhi, Sherhu’l-Lumati’l-Itikadi’l-Hadi ile’s-Sebili’r-Reshadi” (Interpretimet e Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ali Shejhut, Sqarimi i Thelbit të Besimit të Udhëzuesit në Udhën e Pjekurisë), fq. 131, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Minhaxhi” (Vendi i Metodologjisë).

2- Shejh Salih Ibn Abdulazizi, “Mealu’sh-Shejhi Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ali’sh-Shejhi, Sherhu’l-Lumati’l-Itikadi’l-Hadi ile’s-Sebili’r-Reshadi” (Interpretimet e Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ali Shejhut, Sqarimi i Thelbit të Besimit të Udhëzuesit në Udhën e Pjekurisë), fq. 131, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Minhaxhi” (Vendi i Metodologjisë).

3- Imam Ebu Bekr Abdullah Ibn Muhammed Ibn Ebi Shejbe Absi Kufiu, “Musannef” (Klasifikimi), vëll. 4, fq. 204, Hadithi Nr: 5712, Vërtetimi Nga Muhammed Auuame.

4- Ibn Haxher Askalani, , “Fethu’l-Bari Bi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Buhari” (Çlirimi i Qartë në Sqarimin e Përmbledhjes së Haditheve të Vërteta të Imam Buhariut), vëll. 3, fq. 279, Shënimi dhe Vërtetimi Nga Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Bazi dhe Dijetar Abdurrahman Ibn Nasiri Berraki, Shtëpia Botuese: “Tajjibe” (Mirësia)”.

5- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Muhtasaru’s-Sahihi’l-Imami’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Buhariut), vëll. 1, fq. 295, Shtëpia Botuese: “Sherijjetu’l-Uahide” (Ligjet Hyjnore të Vetme), Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mearifi” (Institucioni i Diturisë), (viti i botimit 1422sipas mërgimit islam / viti 2001 sipas kalendarit gregorian).

6- Muhammed Nasiruddin Albani, “Muhtasaru’s-Sahihi’l-Imami’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Buhariut), vëll. 1, fq. 295, Shtëpia Botuese: “Sherijjetu’l-Uahide” (Ligjet Hyjnore të Vetme), Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mearifi” (Institucioni i Diturisë), (viti i botimit 1422sipas mërgimit islam / viti 2001 sipas kalendarit gregorian).

7- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Muhtasaru’s-Sahihi’l-Imami’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Buhariut), vëll. 1, fq. 295, Shtëpia Botuese: “Sherijjetu’l-Uahide” (Ligjet Hyjnore të Vetme), Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mearifi” (Institucioni i Diturisë), (viti i botimit 1422 sipas mërgimit islam / viti 2001 sipas kalendarit gregorian).

8- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 3, fq. 347, “Kitabu’l-Megazi” (Libri i Luftës), Kreu: XXXV, Kreu i Hudejbijjes, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.

9- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta tëImam Muslimit), vëll. 2, fq. 394, Hadithi Nr: 1222, Kreu: XXII.

10- “Fetaua’sh-Shejh Alame Muhammed Nasiruddin Albani fi’l-Medineti ue’l-Imarati” (Miratimet e Shejh Alame Muhammed Nasiruddin Albanit në Medinë dhe Prijësi), fq. 127, Mbledhja Nga Umer Abdulmunim Selimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Feuaidi” (Vendi i Dobive).

11- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musned Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 1, fq. 437,Hadithi Nr: 369, Vërtetimi Nga Dijetar Shqiptar Shuajb Arnauti.

12- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta tëImam Muslimit), vëll.2, fq. 545, “Kitabu’n-Nikahi” (Libri i Martesës), Kreu i “Mutatu’n-Nikahi” (Martesës së Mutes).

13- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta tëImam Muslimit), vëll. 2, s. 382, “Kitabu'l-Haxhxhi” (Libri i Haxhxhit), Kreu i “Bërjes së Martesës së Mutes në Haxhxh dhe në Umre”, Hadithi Nr: 1217.

14- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musned Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 22, fq. 365, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.

15- Ibn Tejmijje, “Sherhu’l-Umde fi’l-Bejani’l-Menasiki’l-Haxhxhi ue’l-Umreti” (Sqarimi i Shtyllës në Sqarimin e Kushteve të Haxhxhit dhe Umres), Hulumtimi dhe Vërtetimi Nga Mjeshtër Doktor Salih Ibn Muhammed Hasani, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’d-Dari’l-Minhaxhi” (Institucioni i Vendit të Metodologjisë),(viti i botimit 1433 sipas mërgimit islam / viti 2011 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

16- Ibn Tejmijje, “Sherhu’l-Umde fi’l-Bejani’l-Menasiki’l-Haxhxhi ue’l-Umreti” (Sqarimi i Shtyllës në Sqarimin e Kushteve të Haxhxhit dhe Umres), Hulumtimi dhe Vërtetimi Nga Mjeshtër Doktor Salih Ibn Muhammed Hasani, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’d-Dari’l-Minhaxhi” (Institucioni i Vendit të Metodologjisë),(viti i botimit 1433 sipas mërgimit islam / viti 2011 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

17- Ibn Kajjim Xheuziu, “Zadu’l-Meadi fi’l-Hedji’l-Hajri’l-Ibadi” (Shtimi i Kthimit në Udhëzimin e Robërve të Mirë), vëll. 3, fq. 406, Vërtetimi Nga Dijetarët Shqiptarë Shuajb Arnauti dhe Abdulkadir Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak